SHPËRNDAJE

Sa bloge keni lexuar për të fituar para online? Mund të jenë qindra.Shumica prej këtyre faqeve pretendojnë se mund të fitoni 1000 $ brenda pak ditësh,por shumica e tyre janë të rreme. Janë vetëm “reklama” në mënyrë që t’ju bindin që të paguani shumën për produktin e tyre,dhe duke menduar se jeni duke fituar  në fund do të humbni paratë tuaja në këto skema. Disa website ju garantojnë metodën e sigurt për të fituar me 100% për t’u bërë të pasur në pak muaj, por për fat të keq nuk ka realitet të tillë. Paratë e gatshme në internet janë qëllimi afatgjatë, jo një koncept afatshkurtër.

no-free-lunch

Posaçërisht në Indi, ka shumë biznese online që përdorin praktikat mashtruese dhe ndjekin njerëzit në blerjen e softuerit dhe produkteve të tyre. Mos harroni se kurrë nuk do të merrni diçka për asgjë.

Për të fituar para në internet ju duhet të bëni shumë përpjekje në ndërtimin e faqes suaj, marketingun e faqes tuaj, duke shkruar vazhdimisht përmbajtje cilësore. Kur ju bëni të gjitha këto teknika, ju do të filloni të gjeneroni trafik vizitorësh dhe pastaj të bëni para në bazë të këtij trafikut.

Le ti hedhim një sy disa këshillave sesi mund të arrini të keni sukses online dhe pse jo te fitoni para.

1.”Freelancing” për fitimin e parave në internet

Është mënyra më e mirë për të fituar para duke punuar nga shtëpia. E vetmja gjë që kërkohet në freelancing është anglishtja e shumë e mirë në bazë të subjektit tuaj të zgjedhur. Ka shumë faqe interneti që duan tu transferojnë njerëzve një punë për detyrën e tyre të veçantë. Nëse aftësia juaj është në përputhje me kërkesat e tyre, ju mund të fitoni shumë në varësi të llojit të punës. Për të marrë projekte të Freelancing ju duhet të ndërtoni portofolin dhe profilin tuaj.

Për projektet e freelancing Online, të filloni me këto faqet e internetit:

www.fiverr.com
www.freelancer.com
www.upwork.com

Mendojeni si një punë të dytë , të rehatshme nga shtëpia juaj.

2. Google AdSense nëperjmet Blog & Website

Ju mund të keni vënë re shumë reklama të vendosura në disa faqe interneti, por nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë si të fitosh para përmes Google AdSense. Nëse keni një faqe interneti, dikush mund të bëj reklama në faqen tuaj të internetit nëpërmjet Google code. Ju do të merrni një % të klikimeve për çdo vizitor që klikon në atë reklamë dhe pjesa tjetër do të merret nga Google. Të ardhurat do të rriten në bazë të numrit të vizitorëve në faqen tuaj dhe stabilitetit tuaj të renditjes.

Për të fituar të ardhura të mira nga Google AdSense ju duhet të publikoni shumë punë në blogun dhe faqen tuaj të internetit. Kjo strategji është më e mira për bizneset afatgjata.

3.Fitimi i  parave në internet nëpërmjet YouTube

Ju mund të keni vënë re shfaqjen e ndonjë reklame gjatë kohës që jeni duke parë një video në YouTube. Pas klikimit te “skip ads”, ju vazhdoni të shifni videon që dëshironi.  Kur vizitorët hapin çdo video në të cilën shfaqet reklama, pronari i kanalit fiton disa para nga Google bazuar në subjektin e reklamës. Lloji i tillë i strategjisë quhet si AdSense YouTube monetisation.

Ashtu sikurse YouTube gjeneron 1Billion vizitorë çdo muaj, gjë që  përcakton popullaritetine tij. Shumica e të rinjve  kërkojnë më së shumti për videot e kamerave të fundit, dhe celularët. Pra nëse keni ndonjë pajisje të fundit, kjo është një mundësi për ju për të fituar mijëra dollarë nëpërmjet saj. Bëni një video që zbulon funksionalitetin dhe veçoritë e pajisjes më të fundit dhe e ngarkojeni atë në YouTube.

Një kanal më popullor në YouTube është Chu Chu TV. Lexoni historinë e tyre frymëzuese.

Në nivel global ka miliona kanale YouTube që fitojnë një sasi të mirë të të ardhurave. Disa nga kanalet kryesore janë në gjendje të gjenerojnë më shumë se një milion dollarë në vit.

Pra nëse keni menduar diçka inovative filloni punoni që tani. Mos bëni asnjë hap mbrapa pa e provuar . Nuk ju kushton asgje!

4.Krijo Mobile Apps

Nëse jeni të mirë në programim dhe jeni të aftë në gjuhë si C + +, Java atëherë ky lloj fitimi është i mirë për ju. Krijo aplikacione për celularë dhe ngarkoji ato në Play Store. Tani, monetizioni aplikacionin  me Google AdMob. Ju do të merrni para për klikime dhe gjithashtu për përshtypje. Disa nga zhvilluesit e aplikacioneve ishin në gjendje të krijojnë kompani të veta bazuar në popullaritetin e aplikacioneve të tyre. Ose disa zhvillues të tjerë ishin në gjendje të shesin aplikacionin e tyre për miliona dollarë bazuar në popullaritetin e tyre.

Nëse zhvillon një aplikacion të mirë dhe që ka një përdorim funksional për publikun, mund të fitosh para nga aplikacioni dhe të gjenerosh të ardhura.

5. Programet e Afilliate Marketing

Në afilliate Marketing mund të fitosh para në bazë të komisioneve. Në këtë metodë ju duhet të promovoni produktet e rrjeteve shoqëruese dhe faqeve individuale. Ju mund të bëni fitime në qoftë se bëni ndonjë veprim të dëshiruar sipas faqes së internetit. Në afilliate marketing  fillimisht ju duhet të kuptoni rrjetet / rregullat dhe duhet të pajtoheni me këto rregulla. Ndërsa ju rritni trafikun e internetit, ju mund të bëni një sasi të mirë parash.

Mësoni më shumë rreth programeve Affiliate të faqeve të E-Commerce.

http://affiliate.flipkart.com

https://affiliate-program.amazon.com/

 

5. Puna si trajner online

Nëse jeni të mirë në një fushë akademikë dhe mund t’i elaboroni konceptet në një mënyrë të lehtë, zbuloni talentin tuaj me të tjerët përmes internetit. Fitoni përmes klasave virtuale duke përhapur njohuritë tuaja në internet. Mësoni studentët në internet përmes video calling software’s për shtimin e parave në xhepin tuaj. Ju mund të fitoni para me aftësitë tuaja duke punuar si trajner me kohë të pjesshme për subjektin tuaj të përzgjedhur. Ju mund të krijoni paketa të veçanta për kurse online duke shoqëruar me versionet video .

 

Tani që informuat disi për disa nga mënyrat sesi të fitoni para nëpërmjet internetit , mendoni diçka të bukur dhe të përshtatshme për veten tuaj. Mund tia dilni !

 

PËRGJIGJU