SHPËRNDAJE

WordPress shërben si një platformë e shkëlqyer që mundson krijimin e faqeve të internetit duke filluar nga përdoruesti fillestar deri tek më të avancuarit .

Si rezultat, gjatë përdorimit të WordPress ju mund t’ju lindin disa pyetje . Më poshtë jemi munduar t’ju përgjigjemi  shtatë pyetjeve më të zakonshme që mund të keni në lidhje WordPress.

1. Si mund të krijoj një faqe WordPress?

Para se të filloni të instaloni WordPress fillimisht do t’ju duhet një host dhe një emër domain-i. Nëse përdorni një host si webhost.al, atëherë mund të instaloni WordPress me një klikim të një butoni. Brenda cpanel-it (control panel) gjeni seksionin “Software” të faqes tuaj cPanel, pastaj klikoni “Softaculous Apps Installer“.

 

 

Më pas do të shihni një ekran të tillë, të aplikacioneve që mund të instaloni me një menu të përshtatshme përgjatë anës së majtë:

Pastaj, sapo të keni instaluar WordPress-in në faqen tuaj ju mund të instaloni temën tuaj të zgjedhur, instaloni shtojcat dhe filloni ndërtimin e faqes suaj.

2.A mund të ndërtoj një faqe WordPress pa pasur një blog?

Po. WordPress filloi fillimisht si një platformë blogimi. Por, që atëherë është shndërruar në një krijues të plotë të faqeve të internetit. Nëse doni të ndërtoni një faqe pa ndonjë funksionalitet të blogimit, atëherë mund të ndërtoni faqen tuaj duke përdorur vetëm opsionet e faqes nga paneli(dashboard).

3.Si mund të shtoj shtojcat (plugins) në faqen time?

Shtojcat janë një aspekt tepër i dobishëm i WordPress . Ekzistojnë dhjetëra mijëra shtojca të ndryshme që mund të zgjidhni në bazë të funksionalitetit të faqes tuaj. Për shembull ju mund të shtoni forma të ndryshme të kontaktit, sliders, butonat për shpërndarje në rrjetet sociale dhe shumë më tepër.

Për të instaluar një shtojcë të re, si fillim kontrolloni në anën e majtë të panelit të Wordperss dhe gjeni opsionin Plugins. Klikoni Plugins>Add New. Kjo do të sjellë një ekran të ri që do t’ju lejojë të kërkoni për shtojcën që doni të zgjidhni.

wordpress install plugins

Pasi të zgjidhni shtojcën që dëshironi , klikoni butonin Install Now dhe më pas klikoni Activate.

4.Si ta instaloj një temë të re në WordPress?

Instalimi i një teme(theme) të re WordPress është e ngjashme me instalimin e një shtojce. Së pari, shkoni përsëri në anën e majtë të panelit të WordPress. Pastaj, zgjidhni Appearance>Themes. Në këtë ekran klikoni butonin Add New.

install wordpress theme

Më pas ju mund të shfletoni përzgjedhjen e temave, ose mund të ngarkoni temën tuaj nëse keni blerë ose e keni shkarkuar nga ndonjë burim tjetër. Nëse dëshironi të ngarkoni temën tuaj klikoni butonin Upload Theme, dhe në ekranin e ardhshëm, bëni përzgjedhjen dhe klikoni Install Now.

5.Si mund të shtoj një postim të ri në blog?

Dy elementet kryesore të përmbajtjes që do të përdorni për të ndërtuar faqen tuaj janë postimet dhe faqet. Për të shtuar një post të ri në faqen tuaj, klikoni mbi Posts> Add New .

WordPress add new post

Pastaj, filloni të krijoni postin tuaj të blog-ut, ngarkoni imazhe, formatoni atë në përputhje me rrethanat tuaja dhe më pas klikoni Publish.

6.Si mund të përmirësoj SEO në WordPress  ?

Një nga benefitet e WordPress është se ështe i optimizuar për renditjen e motorëve të kërkimit. Tema (theme) që ju zgjidhni  merr përsipër edhe SEO-n tuaj. Ju do të keni një kuti në fund të secilës faqe apo postimi që ju lejon të redaktoni titullin SEO, përshkrimin, dhe më shumë.

Nëse në të vërtetë dëshironi të përmirësoni SEO tuaj , atëherë një ide e mirë është të instaloni Yoast SEO. Kjo është një nga shtojcat më të larta të SEO  dhe do t’ju ndihmojë të optimizoni çdo faqe dhe postim në faqen tuaj rreth fjalës suaj të zgjedhur.

Yoast SEO - A Plugin For Photographers

7.Si mund ta përmirsoj shpejtësinë e faqes sime të WordPress-it?

Shpejtësia e faqes suaj është tepër e rëndësishme, si për renditjen e faqeve ashtu edhe për përdoruesit tuaj. Nëse vini re se faqja juaj e WordPress është duke u ngadalësuar, atëherë ka shumë gjëra që mund të bëni për ta përmirësuar atë

Për shembull, mund të zvogëloni madhësinë e imazhit para se t’i ngarkoni, zvogëloni sasinë totale të shtojcave që po përdorni, aktivizoni caching ose madje shfrytëzoni fuqinë e një CDN .  Shikoni këtë post për këshilla edhe më të optimizueshme.

Shpresojmë që, përgjigjet e mësipërme kanë ndihmuar për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja më të zakonshme të WordPress-it.

 

PËRGJIGJU