SHPËRNDAJE
Mediat sociale janë bërë të pandashme ne jetën tonë të përditshme.Disa i përdorin në kohën e lirë dhe disa për të reklamuar bizneset.
Kemi vënë re që disa postime në media sociale marrin shumë vëmendje dhe disa të tjera jo?Si është e mundur?Këtë do e shpjegojmë tani…

Mënyrat se si të tërheqim audiencën me postimet tona

1. Shpërndaj pak frymezim
#mondaymotivation ose #sundayfunday jane hashtagë të përdorur shume kohët e fundit.Sillni pak inspirim apo frymëzim tek ndjekësit tuaj dhe ndihuni më të afërt me ta.Një thënie motivuese do të ishte një zgjedhje shumë e mirë.

2.Kuptoni audiencën tuaj

Nëqoftëse doni të dini më shumë se çfarë duan ndjekësit  tuaj atëherë Google Analytics është zgjidhja e duhur.Përdoreni atë në të mirë të biznesit dhe suksesi do të jetë i qartë. Merrni disa këshilla nga NE:

3.Bëhuni më argëtues

Mos u bëni shumë seriozë. Pak humor mund ta bëjnë audiencën tuaj të qesh dhe të marrin njoftim për postimet tuaja. Mund të jetë një lojë, një GIF i qeshur ose një thënie  qesharake, ka shumë mënyra për gëzuar ndjekësit tuaj.

Hidhni një sy në këtë shembull nga Pardot:

4.Tregoni një histori

Tregoni një histori interesante që plotëson prezantimin tuaj. Ndani një histori unike për të mbajtur vëmendjen e tyre dhe sigurohuni që ta lidhni atë në prezantimin tuaj.Një histori suksesi si e jona do të ishte një ide mjaft e mirë.

5.Shfrytëzoni fuqinë e numrave

Mendoni  postimet me numra janë të lodhshme? Mendohuni perseri.Numrat janë një mënyrë tepër efektive për të kapur vëmendjen dhe për ta mbajtur lexuesin të orientuar. Ju shpesh mund të bëni një post më bindës vetëm duke përdorur numrat.

6.Pyetni audiencën  tuaj

Ju mund të inkurajoni komentet dhe përgjigjet drejtpërsëdrejti, thjesht duke pyetur. Pyeteni audiencën! Mund të drejtoni  një pyetje specifike si, “Si do e kaloni këtë fundjavë?” Ju do të habiteni se sa përgjigje do merrni.

7.Postoni në kohën e duhur

Postimi në kohën e duhur është çelësi i suksesit.Kuptoni se cili është orari kur audienca  është më aktive.Padiskutim do të merrni vëmendjen e duhur.

Ndiqni këto hapa për të tërhequr më shumë audiencë në postimet tuaja!

 

PËRGJIGJU