SHPËRNDAJE

Zgjedhja e një emri për biznesin tuaj të ri kërkon shumë ide, kërkime dhe planifikim.

Ju keni nevojë për një emër që të jetë i lehtë për t’u kujtuar, përshkruan se çfarë bën biznesi juaj dhe nuk është shumë i ngjashëm me emrin e një biznesi tjetër.

Gati për të filluar? Këto janë hapat për të zgjedhur emrin e biznesit.

Zgjidhni një emër qe komunikon llojin e biznesit tuaj

Filloni duke vendosur se çfarë dëshironi të komunikoni me emrin tuaj. Ai duhet të përforcojë elementët kryesorë të biznesit tuaj.

Sa më shumë emri juaj u komunikon konsumatorëve për biznesin tuaj, aq më pak përpjekje duhet të ushtroni për ta shpjeguar atë. Sipas ekspertëve, sipërmarrësit duhet t’u japin prioritet fjalëve ose kombinimeve të fjalëve. Njerëzit preferojnë fjalët që lidhen me llojin e biznesit dhe që kanë kuptim.

Si mund të jetë një emër i kuptueshëm ? Emrat përshkrues tregojnë diçka konkrete në lidhje me një biznes – çfarë bën, ku ndodhet dhe kështu me radhë.

Konsideroni “Italiatour”, një emër që u zhvillua nga një kompani në promovimin e udhëtimeve të paketave në Itali.Është kuptimplotë dhe klientët mund ta njohin menjëherë atë që ofrohet.

Nëse jeni duke filluar një biznesi online në internet , mbani në mend këto këshilla:

  • Zgjidhni një emër që sjell kuptim jo vetëm për ju, por edhe për llojin e klientëve që po përpiqeni të tërhiqni.
  • Zgjidhni një emër që ngjall kujtime të këndshme në mënyrë që klientët t’i përgjigjen biznesit tuaj në një nivel emocional.
  • Mos merrni një emër që është i gjatë.

Bëhuni kreativ

Në një kohë kur thuajse çdo fjalë ekzistuese  është kthyer në një markë, mundësia e bashkimit të një emri po bëhet gjithnjë e më popullore.

Emrat e shpikur mund të jenë më kuptimplote sesa fjalët ekzistuese. Ju mund të përdorni segmente fjalësh të cilat në fund japin nje emër kuptimplotë dhe unik.

Gjeni se cilët emra janë në dispozicion

Pasi të keni një listë të opsioneve të emrit të biznesit, do t’ju duhet të shihni se cilat domain-e janë në dispozicion.Klikoni këtu dhe shkruani emrin e domain-it që ju dëshironi të merrni. Ju rekomandojme të merrni domain-in për biznesin tuaj përpara se të tjerët t’a marrin.Webhost.al ofron shërbimet më të mira me çmimet më të mira.

Kontrolloni platformat e mediave sociale që planifikoni të përdorni për të parë nëse emrat tuaj janë në dispozicion. Nëse janë të zëna, a ka alternativa të afërta që mund t’i përdorni?

Bëjeni zyrtar emrin

Pasi të keni URL-në tuaj, regjistrohuni në media sociale.Ju gjithashtu duhet të zgjidhni paketat e hosting.Webhost.al ju vjen përsëri në ndihmë.


Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Çfarë është një emër domain?
  2. Arsyet kur një domain duhet ndryshuar
  3. Si të siguroni Domain-in tuaj ?

PËRGJIGJU