SHPËRNDAJE

Një nga vendimet më të rëndësishme në krijimin e një adrese në internet është vendosja e emrit të saj.  Emri i duhur i domain-it për faqen tuaj të internetit është i rëndësishëm,jo vetëm për impaktin që le tek audienca por edhe për motorët e kërkimit. Injoroni trendet e ditës dhe zgjidhni një emër kuptimplote për biznesin ose faqen tuaj tani dhe do te ketë kuptim edhe 10 vite te tjera. Ketu jane 10 këshilla për t’ju ndihmuar të bëni një blerje të mirë të emrit të domain-it.

1.Bëni kerkimet tuaja

Gjeni faqe te ngjashme dhe shikoni emrat e domain-eve të konkurrentëve tuaj. Hidhini nje sy domain-eve te disponueshme sipas fjalës ose emrit te domain-it duke perdorur mjetin e kerkimit te emrit të domain-it në faqen e Webhost.al.

2.Blini domain-e që janë të thjeshta për tu shkruajtur dhe për tu mbajtur mend 

Shmagni shqiptimet e çuditshme të fjaleve, karaktereve e numrave. Çdokush që dëgjon emrin tënd duhet të dijë ta shkruajë pa i thënë gjëra si “numri5” ose “thurje”. Ju gjithashtu duhet të shmangni fjalët që kanë më shumë se nje menyre shkrimi sepse kjo gje rezulton ne hutimin e vizitoreve tuaj dhe të keqkuptime te emrit. Nëqoftëse ju doni një emër të shkurter ,mos shkoni për diçka  enigmatike qe njerëzve tu duhet kohë për ta kuptuar. ‘Word of mouth’-transpetimi i informacionit nëpërmjet individëve, është një mjet i fuqishem marketingu dhe duhet  ta bëni të lehtë për njerëzit qe do t’u tregojnë miqve të tyre për faqen tuaj.

3. Shmangni fjalë të zhargonit

Mundohuni të shmangni fjalët ne zhargonin e perditshëm dhe në vend të kësaj të zgjidhni një emër që do te jetë ende kuptimplote për 10 vjet. Kjo gjithashtu do tju ndihmojë që emri juaj të kuptohet dhe të mbahet mend dhe nga folësit jo-vendas. Pavarësisht nëse keni ndërmend të beni biznes në nivel nderkombetar apo jo, kjo mund të ndihmoje edhe me audiencen tuaj lokale.

4. Mundohuni që të zgjidhni nje domain te shkurter 

Sa më i gjate te jete emri i domain-it tuaj, aq më e vështirë e ka nje person që mbajnë mend atë  dhe mundësite e shkruan gabimi rriten. Shumica e emrave të domain-eve të mire me vetëm  një tog fjalësh mund të jenë të zëne prej kohesh, por ende ju mund t’i shmangni emrat e domain-eve të gjatë duke u bere pak kreativ. Nëse keni nje fjale të vetme që me të vërtete ju pelqen dhe që nuk është në dispozicion, provoni te shtoni një mbiemër ose folje para saj dhe të shihni nëse ato variacione janë në dispozicion. Mendoni për emrin e domain-it si pjesë e markës suaj dhe sigurohuni që të perputhet me atë se si deshironi që njerezit të mendojnë për ju.

5.Fokusohuni tek .al dhe .com 

Shumica e njerëzve supozojnë se një emër domain-i perfundon ne .al ose .com kështu që nëse blini një emër domain më një nga shtesat e tjera (.net, .info, .org, etj.), do të keni disa pune shtesë per t’i bëre njerëzit të mbani mend se faqja juaj ka një shtrirje të ndryshme.

6. Mos blini domain-e te markave tregtare

Nëse qëllimi juaj në blerjen e një termi të markës tregtare si nje emër domain është që të përpiqet të ngatërroje njerezit,ju po i hapni vetes dhe faqes tuaj nje telash. Edhe nëse nuk jeni duke u perpjekur të krijoni konfuzion, ju do te përballeni me disa sfida ligjore duke blere terma të markes tregtare në emrin tuaj të domain-it. Per të qëne të sigurtë mund të shikoni tek faqja zyrtare e qeverise dhe të siguroheni që askush nuk zotëron një markë tregtare për emrin që ju dëshironi.

7. Mos blini nje emer domain-i që është shume i ngjashëm me një website ekzistues

Edhe nëse emri që ju dëshironi per domain-in tuaj nuk është i zënë , mos blini domain-e qe jane variante të ngjashme te njera tjetrës. Kjo do te thotë shmangia e numrit shumës nëse njëjesi është marrë (shop.al vs. shops.al), duke shkruar nje frazë (shop-online.net), ose duke shtuar “my” (myshop.net).  Nga ana tjetër, ju mund të konsideroni blerjen e te dyja varianteve dhe ti vendosni ato në mënyre që ,nëse dikush shkruan një nga variantet, ata do të ridrejtohen në faqen tuaj kryesore.

8. Simbolet janë një katrahure e vërtetë

Përdorimi i simbolit (-) për të ndare fjalët në një emër domain e bën më të lehtë leximin dhe e ben atë disi më të lehtë për motoret e kërkimit që të njohin fjalët individuale. Megjithatë, njerëzit shpesh harrojnë rreth simboleve kur kërkojne faqen tuaj. Nëse duhet patjeter të perdorni simbole në emrin e domainit tuaj, mos blini një domain me më shumë se 3 simbole ndarëse. Duket shumë e çrregullt.

9. Shmangni numrat

Shmangni numrat në emrin e domain-it. Njerëzit mund të ngatërrohen nëse numrat janë shifra (3) ose një fjalë (tre). Nëse doni një numër në emrin tuaj të domain-it sepse ka një domethënie në emrin e kompanise tuaj, blini dy versionet (shifer dhe fjale). Jini veçanërisht të kujdesshëm në përdorimin e numrit “0” në një emër domain si njerëzit mund ta shohin atë si shkronja “O”.

10. Kontrolloni disponueshmerinë në faqet e mediave sociale

Ne momentin qe ju zgjidhni emrin , kontrolloni nëse kjo fjalë ose frazë është e disponueshme në faqet e mediave sociale si Facebook, Instagram,YouTube, Twitter, Pinterest, Google+ dhe Tumblr. Edhe nëse nuk planifikoni të përdorni mediat sociale menjëherë, do të dëshironi ta keni si opsionin në të ardhmen kur jeni gati dhe është më e lehtë nëse mund të përdorni të njëjten frazë në secilin vend.

PËRGJIGJU