SHPËRNDAJE

1- Internal Server Error

Internal Server Error nuk është një error specifik që ndodh vetem në WordPress, mund të shfaqet në çdo faqe që hostohet në një web server. Ky error nuk të jep asnjë detaj se nga çfarë mund të këtë ndodhur. Disa arsye se pse mund të ndodh ky error në WordPress janë:

  1. Mosfunksionimi i Plugins apo Theme.
  2. Korruptimi i file .htaccess.
  3. PHP Memory Limit.

Kontrolloni fillimisht për korruptimin e file .htaccess.
Mjafton të logoheni tek cPanel, dhe tek File Manager >> public_html, klikoni tek folderi ku keni filet për domain që nuk hapet. Në të njëjtën direktori ku keni dhe wp-content, wp-admin, dhe wp-includes do të gjeni dhe .htaccess.

Këtë file .htaccess e bëni rename (psh. .htaccess_oldversion) dhe provoni sërisht të hapni faqen.

Nqs faqja hapet normalisht problemi është zgjidhur.

Më pas duhet të shkoni tek dashboard i WordPress, tek Settings >> Permalinks.
Mos bëni asnjë ndryshim thjesht klikoni Save që të gjenerohet një tjetër file .htaccess që të siguroheni që postimet ekzistuese të mos hapen me 404 error.

Në rast që kontrolli nga file .htaccess nuk funksionoi, kontrolloni PHP Mermory Limit.

Ndryshimi i limitit bëhet në 2 mënyra.

Duke edituar file:
wp-config.php
• PHP.ini

File wp-config.php është një nga file-t më të rëndësishëm të WordPress pasi mban informacionet bazë të konfigurimit. Për të modifikuar Memory Limit duhet të shtoni/modifikoni këtë kod:

p.sh. nqs është
define(‘WP_MEMORY_LIMIT’, ‘32M’);
e bëni:
define(‘WP_MEMORY_LIMIT’, ‘128M’);
për të ndryshuar Memory Limit nga 32M në 128M.

Nqs problemi vazhdon, shtoni/modifikoni filen PHP.ini që e gjeni tek public_html, tek folderi ku keni filet e domain. Shtoni këtë kod:
memory_limit = 128M
upload_max_filesize = 12M
post_max_size = 13M
file_uploads = O
max_execution_time = 180

Nqs problemi vazhdon duhet të bëni Deactivate Plugins.

Plugins bëhen Deactivate në 2 mënyra:

1- Nga File Manager >> public_html, tek wp-content, bëni rename folderin e plugins psh. plugins.disable. Automatikisht do bëhen deactivate të gjithë plugins.

2- Nga WordPress, tek Plugins bëni Deactivate Plugins.

Provoni të ndryshoni Theme që keni aktive, në Theme Default gjithashtu.

Për të kaluar në Theme Default ka 2 mënyra:

1- Nga File Manager >> public_html, tek wp-content, bëni rename folderin e Theme që keni aktive psh. theme.disable. Automatikisht do të çaktivizohet.

2- Nga WordPress, aktivizoni Theme Default.

Nqs sërisht problemi vazhdon, provoni të zëvëndësoni folderin e wp-admin dhe wp-include me kopje të reja të marr nga instalimi i WordPress.
WordPress mund t’a shkarkoni nga wordpress.org

2- Unavailable for Scheduled Maintenance Error

Unavailable for Scheduled Maintenance Error ndodh kur po bëni Update versionin e WordPress, Plugins apo Theme. Në momentin që ka ndërprerje gjatë kohës që bëhet update, apo ndonjë nga updatet nuk ka mbaruar del ky error.

Që të zgjidhni këtë problem mjafton të shkoni tek filet e faqes, që i gjeni tek File Manager >> public_ html dhe fshini manualisht këtë file .maintenance.

Kur të hapni sërisht faqen do të shikoni që problemi është zgjidhur

Nqs nuk ju shfaqet direkt ky file .maintenance, mund të mos keni të aktivizuar opsionin Show Hidden Files tek Settings.

3- Error Establishing a Database Connection

Erros establishing a database connection vjen pasi faqja juaj nuk po lidhet me databazën, duke e bërë faqen të paaksesueshme nga përdoruesit.

Databaza është një software që e bën më të lehtë ruajtjen, organizimin si dhe marrjen e të dhënave. Si një CMS, WordPress përdor databazën që të ruaj të gjithë të dhënat e faqes, dhe në momentin që përdoruesi viziton faqen, WordPress lidhet me databazën.

Që WordPress të lidhet me databazën i duhen këto të dhëna si:
Database Name, Username, Password, dhe Database Server. Ky informacion është i ruajtur tek ky file wp-config.php

Nqs këto të dhëna janë gabim, nuk bëhet lidhja me databazën duke ju shfaqur këtë error: “ Erros establishing a database connection”.
Ky error shfaqet gjithashu edhe në rastin kur filet e databazës janë të korruptuara apo server është down.

Disa mënyra se si të rregulloni këtë error:

Shikoni Kredencialet e Databazës. Në rastin kur keni ndryshuar Host Provider, apo për ndonjë arsye keni ndryshuar këto të dhëna duhet t’i bëni update në mënyrë që të mos shfaqet ky error.

Kredencialet e databazës në WordPress ruhen tek file wp-config.php, të cilin e gjeni tek File Manager >> public_html, tek folder ku keni filet e faqes.

Ndërsa të dhënat e databazës i gjeni tek cPanel, tek Seksioni Database.

Gjeni Database Name, Database Username dhe Database Password.
Këto të dhëna i krahasoni me të dhënat që ndodhen tek file wp-config.php

Bëni update të dhënat dhe kontrolloni faqen për të parë nqs problemi është zgjidhur.

Nqs propblemi nuk është zgjidhur kontrolloni gjithashtu për Database Hostname.
Zakonisht përdoret localhost si Database Hostname, por për t’u siguruar kontaktoni kompaninë e hostimit.

Nqs keni verifikuar këto të dhëna dhe problemi vazhdon, duhet të kontaktoni me kompaninë e hostimit pasi server mund të jetë down ,që ndodh nga trafiku apo arsye të tjera.

Në rast kur tentoni të logoheni në WordPress tek emriidomain.com/wp-admin dhe merrni një error të tillë si: “One or more database tables are unavailable. The database may need to be repaired”, atëherë duhet të bëni Repair Databazën. Këtë gjë e bëni duke shtuar këtë kod tek file wp-config.php në fillim:

define(‘WP_ALLOW_REPAIR’, true);

Sapo të bëni update kodin, shkoni tek kjo faqe për të bërë repair databazën
http://www.emridomain.com/wp-admin/maint/repair.php

Pasi keni bërë Repair Database dhe Optimize Datase shikoni nqs problemi është zgjidhur, që të fshini kodin që vendosët tek wp-config.php

Në disa raste për disa përdorues ka funksionuar edhe duke bërë Deactivate Plugins/Theme, të cilët kanë qënë të korruptuar.

Gjithashtu mund të bëni provë të zëvëndësoni filet e WordPress që keni me disa të tjerë. Nga WordPress.org merrni një kopje dhe fshini folderin wp-content si dhe file wp-config-sample.php, më pas bëni upload dhe OverWrite mbi filet ekzistuese. Pasi i keni bërë upload kontrolloni nqs problemi është zgjidhur.

4- This Site is Experiencing Technical Difficulties

This Site is Experiencing Technical Difficulties zakonisht ndodh nga Plugins,Theme apo nga versioni i PHP që nuk suportohet nga WordPress.

Disa veprime që duhet të bëni për të zgjidhur këtë problem janë:

Ndryshoni Versionin e PHP. Me paketat host në WebHost.al keni akses në cPanel ku mund të bëni direkt këtë ndryshim.

Nqs problemi vazhdon duhet të bëni Deactivate Plugins si dhe të ndryshoni në Theme Default.

Gjithashtu për t’ju ndihmuar me erroret mund të shikoni error_logs që ndodhet tek File Manager >> public_html, tek folder ku janë filet e faqes, dhe nga aty mund të merrni më shumë informacion në lidhje me këtë error.

PËRGJIGJU