SHPËRNDAJE

Me zhvillimin e teknologjisë, shitja online është bërë mjaft e lehtë. Ekzistojnë shumë opsione që mund të zgjidhni në varësi të kërkesave që ju keni për dyqanin tuaj online.

Para se të zgjidhni një temë duhet të keni parasysh këto detaje:

1-
Zgjidhni një temë të bukur dhe të thjeshtë në përdorim.
2- Zgjidhni një temë që optimizohet për çdo pajisje si desktop, celular etj
3- Zgjidhni një temë që ka vlerësime sa më të larta.
4- Kontrolloni opsionet që tema ofron si në versionin falas ashtu edhe të paguar.

Temat më të mira WooCommerce

1. WooCommerce Storefront

WooCommerce Storefront është një temë fleksibël dhe intuitive.
Kjo temë ju lejon të bëni ndryshime në faqen tuaj me pak klikime. Ajo ka një opsion specifik për produktet kryesore apo më të vlerësuara, në mënyrë që të dallohen nga pjesa tjetër e produkteve. Ndryshimet në këtë temë mund t’i bëni direkt nga paneli i WordPress apo me anë të ndonjë shtojce tjetër.

2. Astra

Astra është një temë që preferohet si nga fillestarë ashtu edhe nga profesionist. Kjo temë është e optimizuar për performancë, duke u hapur në pak se gjysëm sekonda. Mund të përshtatet me markën tuaj duke ndryshuar header, footer, përmbajtjen e faqes, postimet. Gjithashtu ofron mundësinë të krijoni faqen në disa gjuhë të ndryshme.

3. MetroStore

MetroStore është krijuar për t’ju dhënë një eksperiencë shumë të mirë vizitorëve duke filluar që me hapjen shumë të shpejtë. Ju ofron mundësinë të shikoni ndryshimet që keni bërë menjëherë pa e publikuar fillimisht.
Gjithashtu MetroStore është kompatibël me shumë ndërtues të tjerë faqesh drag & drop si: Gutenberg, Elementor, dhe Beaver Builder.
Kjo temë është e optimizuar për SEO duke ju rënditur sa më lart në motorët e kërkimit.

4. OceanWP

Me anë të OceanWP ju mund të krijoni një dyqan online profesional. Është multi-funksional duke ofruar dhe një blog apo portofolio për markën tuaj. Vjen me përkthim gati, për të gjithë audiencën tuaj nëpër botë. Ju mund të ndërtoni faqen duke përdorur ndërtues faqesh si: Elementor, Bizy, dhe Visual Composer. Kjo temë është e optimizuar që të mund të përdoret nga të gjitha pajisjet si: desktop, celular etj.
Në opsionin premium që ofron kjo temë kemi dhe opsione të tjera si: njoftimet për cookie, pop-up logins, stickers në footer etj.

5. Rife Free

Rife Free është perfekte për një biznes që ka lidhje me fotografinë. Kjo temë ofron layouts të gatshëm për dyqanin tuaj online, blogun apo faqen kryesore.

Ju mund të vendosni menu të mëdha, galleri, video si dhe mund të fshini sitebar. Kjo temë integrohet dhe me Google Fonts që të keni sa më shumë mundësi në zgjedhjen e shkrimit.

Gjithashtu është kompatibël me Elementor për të ndërtuar një faqe sa më të bukur dhe pa pasur njohuri në kodim.

6. Divi

Divi është një temë që të ofron mundësinë të krijoni një faqe pa kodim, por me anë të opsionit drag & drop. Me anë të kësaj teme ju mund të riktheni një apo më shumë veprime që keni bërë, pasi ruan gjithë historinë e ndryshimeve.
Keni 800 layouts pre-made që mund t’i përdorni për të ndërtuar faqen sa më shpejt, si dhe 40 element të ndryshëm që mund t’i përdorni si: galeri, sliders, etj.

7. Shoppe

Me anë të Shoppe ju mund të krijoni një dyqan online profesional në pak minuta. Keni opsionin demo import, për të importuar 8 layouts të ndryshëm që ofron. Ka opsionin Wishlist që klienti mund të ruaj produktet dhe të rikthehet më vonë.
Nqs keni njohuri në kod, me anë të një ndërhyrje me CSS dhe JavaScript mund të përmirësoni shpejtësinë e hapjes së faqes.

8. Avada

Avada ju ndihmon të fokusoheni në çfarë ka më shumë rëndësi në biznesin tuaj. Kjo temë ofron një formë ku mund të mbledh detaje për klientin të cilat mund t’i përdorni më vonë. Ju mund të krijoni përmbajtje specifike që mund t’i duhen klientit gjithashtu.
Është e optimizuar që të funksionoj në disa pajisje si desktop, celular etj.
Ofrohen sticker të ndryshëm që mund t’i përdorni gjatë kohës që bëni promo për të tërhequr vëmendjen e klientëve.
Ju mund të personalizoni faqen 404 pages për t’i drejtuar klientët në një faqe tjetër.

9. X

Tema X eliminon nevojën për të kaluar nga një faqe admin në tjetrën për të modifikuar faqen. Ajo ofron një ndërtues faqe live ku mund të bëni ndryshimet. Ofron si panelin ku do të punoni si dhe një preview.
Në rast se faqja do krijohet nga disa persona, admini mund të përcaktoj aksese të ndryshme duke shmangur gabimet.
Ofron disa plugins për të shtuar funksionalitete të ndryshme tek faqja. Mund të shtoni kalendarin, komentet në Facebook etj.

10. Bridge

Bridge është aktive në më shumë se 140,000 faqe. Është kompatibël me WPBakery dhe Elementor, ku mund të ndërtoni faqen me drag & drop.
Ofron module të ndryshme nga mund të zgjidhni.
Në opsionin premium ka opsine të tjera si Slider Revolution, Layer Slider, dhe Timetable Responsive Schedule.

Një rol të rëndësishëm në krijimin e faqes tuaj luan edhe hosti juaj duke ofruar siguri, shpejtësi dhe profesionalizëm në shërbim.
Zgjedhni një nga paketat tona në Webhost.al

PËRGJIGJU