SHPËRNDAJE

Ndërtimi i një faqe në internet kërkon kohë, përpjekje dhe planifikim, por nëse doni të ndërtoni një faqe në internet shpejt dhe lirë, duhet të konsideroni një shërbim të ndërtimit të faqes si VisualBuilder.

VisualBuilder na mundëson krijimin e faqeve në internet me anë të teknikës Drag & Drop, ku mund të shtojmë dhe lëvizim galeri, butona dhe elementë të tjerë lehtësisht. Nuk kemi nevojë për aftësi programimi ose dizenjimi, megjithatë faqet e internetit të krijuara me të janë moderne, funksionale dhe të përgjegjshme.

VisualBuilder përbëhet nga shumë template, ​​blog, galeri, E-Commerce dhe faqe landing. Çdo template është i konfigurueshëm, ne mund të ndryshojmë gërmat dhe ngjyrat kryesore, të zgjedhim butonat e nevojshëm dhe të ndryshojmë vendndodhjen e tyre. Ndërfaqja VisualBuilder është user-friendly për përdoruesit, intuitive dhe e rregulluar për përdoruesit nga e gjithë bota.

Mund të shikoni një DEMO të VisualBuilder duke klikuar këtu: http://visualbuilder.io/

Disa nga opsionet kryesore që ofrohen nga VisualBuilder.

E-commerce

Ofrohen:
– Atribute të ndryshme pa limit
– Blerje me 1 klikim
– Opsione të ndryshme pagesash
– Filtra të personalizuar
– Paraqitje të personalizuar

Template

Ofrohen 200 Template të ndryshëm.

Gjuhë të ndryshme

Ofrohen 45 gjuhë të ndryshme për një faqe.

Shtojca

Ofrohen shtojca të ndryshme për ta bërë faqen më tërheqëse

Mobile Responsive

Pavarësisht se ndodhemi në celular, tablet apo desktop, me VisualBuilder faqja jonë është e optimizuar për të gjitha pajisjet.

Rrjetet Sociale

Mund të integrojmë në faqen tonë të gjithë rrjetet sociale që ne kemi.

Formë kontakti

Ne mund të ndërtojmë forma kontakti dhe ti vendosim në faqe në mënyrë që të kontaktohemi nga klientët.

VisualBuilder e merrni FALAS në cdo paketë hosti në WebHost.al

PËRGJIGJU