Nëse keni filluar me një model biznesi eCommerce ose jeni në procesin e kalimit në eCommerce për shkak të Covid 19, duhet ta keni kuptuar se suksesi i këtij biznesi varet nga sa mund të gjendet faqja juaj. Një nga teknikat më të rëndësishme dhe më të vështira për ta arritur atë është SEO- optimizimi në motorët e kërkimit.
SEO eCommerce është mjaft kompleks. Nëse ju dëshironi të konkuroni dhe të rrisni shitjet në internet, do t’ju duhet të përdorni teknikat më të përparuara të SEO-s.
Më poshtë gjeni 10 mënyra për ta çuar strategjinë tuaj të eCommerce SEO në nivel tjetër:
1. Kontrolloni faqen tuaj
Në mënyrë që të përfitoni sa më shumë nga investimi juaj në SEO, ju duhet të përshtatni përpjekjet tuaja me atë që funksionon më mirë për audiencën që keni. Mënyra më e mirë për të filluar me SEO të avancuar është një auditim i plotë për të kuptuar më mirë se në çfarë faze jeni.
Rishikoni analizat tuaja aktuale. Identifikoni se cilat faqe kanë më shumë trafik dhe po konvertojnë klient, dhe cilat faqe nuk po performojnë mirë. Shikoni rënditjen për fjalët kyçe që keni aktualisht. Shikoni për çështje teknike si psh. përmbajtja e njëjtë dhe broken links që duhet të korrigjoni.
Ju mund të gjeni përmbajtje që duhet të përditësohen, ose pjesë të cilat do të ishte më mire t’i fshini plotësisht. Në këtë mënyrë do të kuptoni më mirë llojet e temave, fjalët kyçe dhe formatimi i përmbajtjes që është më efektiv për të tërhequr vizitorë. Me anë të këtij informacioni, ju mund të përmirësoni strategjinë tuaj për të siguruar rezultate më të mira në vazhdim.
2. Lejoni komentet në faqen e produktit
Vlerësimet janë të vlefshme pasi ato ofrojnë prova për produktin që ndihmon në rritjen e blerjeve. Vlerësimet ndihmojnë gjithashtu me SEO-n.
Kjo ndodh sepse shtojnë më shumë fjalë në faqe, zakonisht duke përfshirë fjalë kyçe që ndihmojnë në sinjalizimin e Google për atë çfarë faqja juaj përmban. Në këtë mënyrë vlerësimi me yje i produktit dhe numri i vlerësimeve shfaqet në faqen e rezultateve të motorit të kërkimit (SERP), gjë që rrit shanset që konsumatorët të klikojnë produktin.
3. Analizoni backlinks (dhe ato të konkurentëve)
Backlinks janë shumë të rëndësishëm për SEO. Ato bëjnë të mundur lidhjen e faqeve të tjera me tuajën.
Për të zhvilluar dhe përmirësuar strategjinë tuaj të backlinks, analizoni cilat lidhje keni fituar tashmë. Cilat faqe në internet janë lidhur me faqen tuaj? Çfare faqesh lidhin dhe çfare teksti përdorin ato? Si ju ndihmojnë juve në lidhje me trafikun?
Tani bëni të njëjtën analizë për konkurentët tuaj kryesorë. Mësoni sa më shumë për backlinks që ata kanë. Mund t’iu frymëzojnë për të krijuar përmbajtje të reja apo backlinks të tjerë.
4. Përfshini më shumë fjalë kyçe
Shumica e bizneseve eCommerce janë kundër faqeve të mëdha si Amazon dhe Walmart. Kjo e bën të vështirë për t’i konkuruar për fjalë kyçe që kanë një volum të lartë kërkimi.
Për faqe të vogla eCommerce, ju do të avanconi nëse përdorni fjalë kyçe më përshkruese. Për shembull, një fjalë kyçe si “maska e fytyrës me qymyr për pucrrat dhe pikat e zeza” do të ketë më shumë sukses sesa thjeshtë “maskë për fytyrë”.
Nëse keni një emër të veçantë marke për audiencën tuaj, duke zgjedhur produkte specifike dhe fjalë kyçe të markës tuaj mund tju ndihmoj të rritni trafikun.
5. Përdorni schema markup
Schema markup zakonisht përdoret për të siguruar sa më shumë informacione në Google në lidhje me çfarë gjendet në faqe dhe ndihmon që Google të shfaq detaje të rëndësishme për faqen në SERP, duke i dhënë mundësi vizitorëve që ta klikojnë.
Në këtë mënyrë ju siguroni informacione mbi çmimin, vlerësimin etj. Në disa raste, informacioni do të shfaqet direkte në SERP duke rritur klikimet.
6. Optimizimi i Snippets
Google ndryshon paraqitjen e SERP në varësi të fjalëve këçe. Nëse ata janë të sigurt se vizitorët po kërkojnë për biznese lokale, SERP do të jap një hartë me vendet më të afërta. Nëse po kërkoni të blini një produkt, në SERP ju shfaqen disa produkte dhe nëse po kërkoni një përgjigje për një pyetje, në krye të faqes do të shqafet pyetja dhe përgjigjja.
Sipas hulumtimeve nga Ahrefs, Snippets si keto shfaqen në 12% të të gjitha SERP-ve. Kjo do të thotë që bizneset e eCommece janë të vetëdijshme se cilat fjalë kyçe po prodhojnë Snippets.
Për të optimizuar faqen tuaj eCommerce për Snippets të veçantë, duhet të ndiqni këto hapa:
- Kryeni kërkime SERP për cdo fjalë kyçe që përfshini në strategjinë tuaj. Për çdo faqe dhe pjesë përmbajtje që krijoni, bëni një kërkim se si duket SERP dhe se si është renditja.
- Shikoni se çfare pyetjesh ka audienca juaj. Shumë snippets të paraqitura u përgjigjen këtyre pyetjeve. Kështu që përpiquni të gjeni sa më shumë pyetje që ka audienca juaj, pastaj mbuloni pergjigjet në përmbajtjen tuaj. Seksioni “Answer the Public” mund të jetë aq i dobishëm sa dhe seksioni “People also ask” i Google. Çdo herë që ju klikoni një pyetje në këtë seksion, ajo automatikisht hap pyetje të tjera të ndërlidhura që mund të përdoren për të krijuar një listë pyetjesh për t’u përgjigjur në përmbajtjen tuaj.
- Strukturoni përmbajtjen tuaj që të përputhet me formatin e Google. Në qoftë se Snippets në fjalë i Google përfshin një listë, atëherë formatojeni përmbajtjen tuaj në një formë liste. Nëse është një përgjigje e shkurtër, atëherë formatoni përmbajtjen tuaj për të përfshirë pyetjen në tekst, e ndjekur nga një përgjigje e shkurtër direkt pas saj. Formatimi i duhur mund të luajë një rol të rëndësishëm në përfshirjen e Snippets të paraqitura.
7. Krijoni kategori strategjike produktesh për SEO
Krijoni më shumë faqe që synojnë fjalët kyçe përkatëse që drejtojnë trafikun në faqet e produkteve tuaja duke menduar me kujdes për të gjitha kategoritë në të cilat përfshihen produktet tuaja.
Përcaktoni kategorinë e cila mungon në faqen eCommerce, dhe filloni punën duke i krijuar ato. Pasi të keni marrë më shume faqe dhe kategori të dobishme dhe përmbajtje të optimizuar, ndiqni këto hapa:
- Gjetja e mundësive në faqen tuaj për të shtuar internal links me tekstin përkatës. Ju ndoshta keni disa postime ne blog dhe në faqet e produkteve që përdorin fjalë kyçe të cilat i synon faqja e kategorisë suaj. Përdore atë!
- Vendosja e links për kategorinë e menusë në faqen tuaj ofron mundësi të tjera për internal linking dhe mund të ndihmojë vizitorët të gjejnë më lehtë produktet që ata janë të interesuar.
- Përdorimi i kategorive që keni krijuar si ide të reja për blogun tuaj. Përmbajtja e re mund të synojë fjalët kyçe për të cilat audienca juaj është e interesuar, ku mund të gjejnë më lehtë produktet.
8. Krijoni përmbajtje rreth produkteve specifike
Një nga rregullat e marketingut është që përmbajtja të përqëndrohet më shumë tek ndihma që do të ofroje se sa tek shitjet. Markat e eCommerce ndonjëherë duhet t’i kombinojnë për të krijuar përmbajtje të produkteve që shet. Blogu Barnes & Noble është plotë me postime që shfaqin libra specifikë të cilët ata i shesin.
Ju mund të bëni dicka të ngjashme. Nëse shisni pajisje fitness, krijoni një postim ose video që tregon ushtrime të ndryshme që mund të bëni. Nëse shisni erëza, krijoni postime recetash gatimi të cilat përfshijnë erëzat që keni. Faqet eCommerce mund të krijojnë udhëzime që tregojnë mënyra të ndryshme për të përdorur dhe për të përfituar me shumë nga produktet e tyre.
Përmbajtja e përqëndruar në produkt ju jep më shumë mundësi për të synuar fjalët kyçe që lidhen me produktet specifike që ju shisni dhe mund tju ndihmoj në arritjen e llojit të trafikut që ka më shumë mundësi të konvertohet në blerës.
9. Partner me markat përkatëse dhe influencers
Mundohuni të gjeni markat me të cilat mund të bëheni partner. A mund të funksionoje marka juaj e kepucëve me një markë që shet produkte fitness për të krijuar përmbajtje të përbashkët që lidhet me audiencen e përbashkët? Ose nëse biznesi juaj përmban produkte kozmetike, mund të punoni me një kompani për produktet e flokëve për të krijuar sëbashku udhëzime bukurie.
Përvec bizneseve të tjera eCommerce, kërkoni për influencers që flasin tema të rëndësishme për markën tuaj. Një faqe eCommerce qe shet rroba mund të kontaktoje me influencerat e modës për të parë nëse do ju ndihmojnë me promovimin e rrobave në këmbim të artikujve ose pagesave.
Çdo marrëdhënie që krijoni duhet të jetë e dyanëshme. Me influencers do të thotë ofrim falas të produkteve ose pagesa. Me markat e tjera, kjo do të thotë që partneriteti ndihmon në promovimin e produkteve para audiencës. Këto lloje marrëdhëniesh mund të ndihmojnë në rritjen e pranisë tuaj në internet, dhe të coj në partneritete të rëndësishme.
10. Krijoni përmbajtje krahasimi.
Shumë konsumatorë kalojnë kohë në fazën e hulumtimit të produkteve derisa të arrijnë në një përfundim. Dhe shpesh pjesa e hulumtimit të tyre është dhe krahasimi i produkteve.
Ju mund të kapni trafikun e njerezve në atë fazë të blerësit duke krijuar përmbajtje krahasimi.
Çelësi është të jesh i sinqertë, ndërsa thekson se çfarë është më e mirë për produktin tuaj. Karakteristikat që kanë produktet tuaja, vlerësimet që japin blerësit dhe faktet krahasuese, si psh krahasimi i kostove, mund të jetë një mënyrë e zgjuar për të drejtuar trafikun dhe kapjen e konsumatorëve.
eCommerce SEO MERR KOHË, por JEP REZULTAT
Asnjë nga këto taktika nuk është e lehtë. Shumica e tyre kërkojnë një kohë të konsiderueshme për të përmirësuar faqen.
Por SEO është mënyra më e mirë për shumicën e bizneseve për të rritur shitjet. Në një kohë ku njerëzit po i bëjnë blerjet e tyre nëpërmjet internetit, SEO është një investim i vlefshëm për çdo biznes eCommerce që do të rritet.