SHPËRNDAJE

Nëse jeni duke drejtuar një faqe interneti, duhet të filloni të përdorni Google Analytics.

Kjo është mjaft e rëndësishme pasi është një mjet i dobishëm dhe i rëndësishëm për çdo pronar të faqes. Një nga gjërat e para që  rekomandohet kur nis një faqe të re është të  konfiguroni Google Analytics.

Por pse është kaq e rëndësishme?

  1. Ju mund të shihni se si njerëzit arrijne të gjejnë faqen tuaj 

Tani ka mbi 1 miliard website në internet. Secila prej tyre  konkurron për vëmendje në botën e mbingarkuar të internetit. Është e rëndësishme që njerëzit duhet të jenë në gjendje për të gjetur lehtësisht faqen tuaj .

Google Analytics ka një seksion të tërë,Acquisition, kushtuar dhënies së informacionit për mënyrën se si ju gjetën vizitorët në faqen tuaj. Google gjurmon se sa njerëz futen në faqen tuaj pas klikimit të një link-u në rezultatet e kërkimit(organic search) , sa njerëz vijnë nga linket e publikuara në mediat sociale, nga faqet e internetit të tjera, nga reklama të paguara apo duke klikuar direkt në faqen tuaj të internetit.

Nëse jeni në fushën e Marketing-ut dhe dëshironi të rrisni aktivitietin e biznesit tuaj , kjo pjesë ju ndihmon shumë për te analizuar pikat ku duhet të punoni më fort.

 

   2.Ju mund të gjurmoni se çfarë bëjnë njerëzit kur  janë në faqen tuaj 

Tërheqja e njerëzve drejt faqes suaj të internetit është pengesa e parë e madhe që mund hasni, por dhe t’i bëni vizitorët tuaj të kthehen serisht tek ju është po aq e rëndësishme . Google Analytics gjurmon atë informacion gjithashtu.

Seksioni Behavior  në Google Analytics jep informacione se në cilat faqe njerëzit vijnë fillimisht  për të parë në faqen tuaj, së dyti në cilat faqe janë të interesuar dhe sa kohë shpenzojnë  në faqen tuaj.

Ky informacion do t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat pjesë të faqes suaj  janë duke u tërhequr me sukses dhe të përcaktojni nëse duhet të ripërpunoni me dizajnin ose të përmirësoni përmbajtjen e faqes suaj për t’i mbajtur njerëzit më gjatë.

   3. Ju merrni të dhëna se kush po viziton faqen tuaj dhe si.

Shumica e faqeve nuk e kanë të nevojshme të vizitohen nga të gjithë . Mbase për ju janë të rëndësishëm vetëm një grup i zgjedhur vizitorësh. Google Analytics jep informacione se cilët janë njerëzit që vizitojnë faqen tuaj në aspektin e demografisë, gjeografisë dhe interesave të tyre të përgjithshëm në internet.

Përveç kësaj, ju mund të shihni se çfarë browser-i ata përdorin dhe nga cilat pajisje po ju klikojnë. Nëse faqja juaj e internetit ofron një pamje të ndryshme në një pajisje ose browser  kundrejt një tjetër, mund të humbni disa vizitorë. Duke parë se sa njerëz vizitojnë faqen tuaj nëpërmjet celularit ose nëpërmjet Safari , ju informon se sa e rëndësishme është të optimizoni faqen tuaj  edhe për këta njerëz.

  4.Ju mund të gjeni faqet më të klikuara ne website-in tuaj 

Shumë prej website-eve kanë disa faqe që marrin më shumë klikime se të tjerat. Nëse keni përmbajtjen e një faqe që renditet më lartë ose shpërndahet më shumë, Google Analytics do t’ju ndihmojë ta identifikoni. Gjithashtu Google Analytics ju ndihmon të identifikoni faqet që bëjnë të mundur kthimin e vizitorëve në abonentë ose klientët tuaj.

Kur arrini t’i identifikoni faqet që po punojnë më mirë për qëllimet tuaja të ndryshme, mund bëni një analizë dhe të ndërtoni një strategji për faqen tuaj duke ju ndihmuar të ecni përpara , bazuar në sukseset e kaluara.

   5. Kjo ju ndihmon të konvertoni vizitorët në klientët tuaj.

Disa prej faqeve të ndryshme do të foksohen më shumë në mënyrën e të vepruarit të viztiorëve të tyre . Mund të aktivizoni “conversion tracking”  në Google Analytics për faqen tuaj në bazë të veprimeve që dëshironi më shumë vizitorët të ndjekin, si p.sh. plotësimi i një formulari, regjistrimi në postën elektronike ose blerja.

Google Analytics do t’ju ndihmojë të vlerësoni se çfarë duhet t në faqen tuaj për të arritur këto konvertimet dhe pse.

 

  6. Është falas.
Nëse ke një buxhet të kufizuar, çdo informacion që përmëndëm mund të tingëllojë  mbreslënës , pa pasur nevojë të shpenzoni për të pasur këto të dhëna. Google Analytics është 100% falas.

  7. Është e lehtë.
Nëse nuk keni shumë eksperiencë në teknologji do ta keni shumë të lehtë të perdorni këto metoda kaq të vlefshme. Google Analytics është shumë intuitiv për pronarët e rinj të  faqeve  të internetit me aftësi të nivelit bazë për të kuptuar teknologjinë .

 

 

PËRGJIGJU