A jeni në procesin e fillimit të një biznesi të ri? Dëshironi të dini kurthet që ju duhet të shmangni për të arritur sukses?
Janë disa pika kryesore që një sipërmarrës i ri duhet të jetë i kujdesshëm në momentin që mendon të nisi një sipëmarrje të re.
- Mungesa e planifikimit. – Specifikisht për kompanitë të cilat sapo kanë hyrë në treg, mungesa e një planifikimi të hollësishëm përbën një problem serioz i cili duhet shmangur nëse kërkoni sukses. Pavarsisht sa inovative dhe konkuruese të jetë ideja juaj , ju mund të përballeni me shumë probleme të tjera gjatë rritjes së biznesit tuaj.
- Teknologjia e dobët– Edhe pse investimet në teknologji mund të duken si një hap shpenzues pa të cilin ju mund të operoni normalisht , në një plan afatgjatë mund të jetë e dëmshme për kompaninë tuaj.
- Marketingu për konsumatorin e gabuar– Nje nga gabimet më të mëdhaja që kompanitë e reja bëjnë , është marketingu jo i duhur për objektivat që duan te arrijnë. Kjo nënkupton , identifikimi i konsumatorit të gabuar , reklamimi në vende të gabuara si dhe dizenjimi i pakujdesshëm i faqes suaj.
- Shpenzimet e tepërta – Ndërkohë që jeni duke shpenzuar dhe keni rezultate të kënaqshme , është e lehtë të entuziasmoheni dhe të shpenzoni akoma më shumë. Por është e rëndësishme të keni një buxhet korret , ndryshe ju mund të shpenzoni më shume para se keni dhe kjo do të ishte një problem serioz në një të ardhme të afërt.
- Shpenzime të ulta- Në anën tjetër të medaljes , ju mund të kurseni paratë tuaja për të ardhmen , por jeni duke neglizhuar çfarë duhet të investoni momentalisht që të keni sukses.
- Mungesa e prezencës online-Sikurse thamë rëndesinë e marketingut për audiencën e duhur , ju do të keni përfitime edhe më të mëdha nëse do të keni një prezencë të fortë në një nga platformat online. Çdo gjë sot ekziston online , ajo që duhet të bëni është të zgjidhni strategjinë e duhur.
- Drejtimi i vetëm- Një nga gjërat që spikat zakonisht , kur themeloni biznesin tuaj , është se mbështeteni kryesisht tek vetja juaj për të drejtuar. Një delegacion efektiv , do të ishte goxha i vlefshëm për të menaxhuar më mire skuadrën tuaj si dhe për të përfunduar çdo punë në mënyrë efiçente dhe kreative.
- Injorimi i konkuruesve- Në qoftë se , injoroni konkuruesit tuaj në treg , ju do të humbisni para. Ju duhet të zgjidhni strategjinë e duhur duke studiuar më hollësisht se çfarë e bën brand-in tuaj të veçantë dhe të preferuar nga konsumatorët . Pas kësaj , punoni fort duke i përfshirë ato në një plan të ri marketingu.