SHPËRNDAJE

Dy mjete me të vërtetë të rëndësishme që janë në dispozicion për ju me llogarinë tuaj te hostimit në Webhost.al janë cPanel dhe WHM. Vertet mund te duken të ngjashme, por janë mjete të ndryshme me qëllime të ndryshme.

Çfarë është cPanel?

cPanel është një mjet gjithëpërfshirës që lehtëson shumë konfigurime në llogarinë dhe faqen tuaj të internetit. Është vendi ku ju, pronari i faqes, menaxhoni specifikat për llogarinë tuaj të veçantë. Krijimi i llogarive të postës elektronike dhe menaxhimi i skedarëve për një fushë të caktuar janë shembuj të detyrave që do të bënit në cPanel në vend të WHM. cPanel është  një mjet jetik për menaxhimin e faqes.

Është me të vërtetë e lehtë të hyni në cPanel dhe të lundroni të gjitha tiparet. Ju mund të përdorni domenin tuaj ose adresën tuaj IP për t’u identifikuar. Ju gjithashtu mund të identifikoheni në cPanel nëpërmjet zonës tuaj të Klientit ose një mënyrë e shkurtër është domianijuaj.al/cpanel .

Çfarë është WHM?

WHM(Web Host Manager), është një program që ju jep akses administrativ në cPanel. WHM ju jep kontroll dhe fleksibilitet kur menaxhoni disa resurse të faqeve të internetit. Gjithashtu mund të jetë e dobishme për menaxhimin e një numri të madh sitesh. Ju mund të shisni edhe shërbime hostimi për të tjerët, dhe keni mundësi të krijoni dhe menaxhoni cPanels të shumtë.

Ju mund të modifikoni një llogari, ta beni upgrade (proçesi i zëvendësimit të një produkti me një version më të ri të të njëjtit produkt) ose downgrade një llogari, të shikoni përdorimin tuaj të bandwidthit (sasia e të dhënave që mund të transmetohen në një sasi të caktuar kohe) dhe më shumë, direkt nga WHM.
Ju mund të hyni në llogarinë tuaj WHM duke përdorur adresën tuaj të IP-së në URL, ose në domenin tuaj aktual.

PËRGJIGJU