SHPËRNDAJE

1- Connection Timed Out

Connection Timed Out shkaktohet zakonisht nga një mbingarkesë në server.

Disa arsye që shkaktojnë këtë error janë:

1- Plugins që kërkojnë shumë kapacitet.
2- Nga erroret gjatë funksionimit të Theme.
3- Nga PHP Memory limit.

Provoni të ndryshoni PHP Mermory limit si fillim.
Për të modifikuar Memory Limit tek wp-config.php duhet të ndryshoni këtë kod:
p.sh. nqs është
define(“WP_MEMORY_LIMIT”, “32M”);
e bëni:
define(“WP_MEMORY_LIMIT”, “128M”);
dhe ndryshoni Memory Limit nga 32M në 128M.

Një mënyrë tjetër është duke shtuar/modifikuar filen PHP.ini që e gjeni tek public_html, tek folderi ku keni filet e domain. Shtoni/modifikoni këtë kod:

memory_limit = 128M
upload_max_filesize = 12M
post_max_size = 13M
file_uploads = On
max_execution_time = 180

Nqs problemi vazhdon duhet të bëni Deactivate Plugins si dhe provoni të kaloni në Theme Default.

Plugins bëhen Deactivate2 mënyra:

1- Nga File Manager >> public_html, tek wp-content, bëni rename folderin e plugins psh. plugins.disable. Automatikisht do bëhen deactivate të gjithë plugins.

2- Nga WordPress, tek Plugins bëni Deactivate Plugins.

Për të kaluar në Theme Default ka 2 mënyra:

1- Nga File Manager >> public_html, tek wp-content, bëni rename folderin e Theme që keni aktive psh. theme.disable. Automatikisht do të çaktivizohet.

2- Nga WordPress, aktivizoni Theme Default.

2- Syntax Error in WordPress

Syntax Error in WordPress shfaqet kur ju doni të shtoni një kod në WordPress, dhe bëni gabim në sintaksë. Në error ju shfaqet se ku është gabimi dhe do e keni shumë të lehtë t’a gjeni dhe t’a korigjoni.

Parse error- syntax error, unexpected $end in /public_html/site1/wp-content/themes/my-theme/ functions.php on line 278

Mjafton të shkoni tek File Manager >> public_html, tek folder ku keni filet e faqes, dhe sipas errorit gjeni dhe në cilin rrjesht keni gabimin. Korigjoni kodin dhe ruani ndryshimet. Kur hapni faqen do shikoni që problemi është zgjidhur.

3- Too Many Redirect Issue in WordPress

Too Many Redirects ndodh nga konfigurimi jo i saktë i redirect. WordPress ka structure SEO friendly që përdor redirect. Po ashtu shumë plugins të WordPress përdorin redirect gjithashtu. Nga konfigurimet jo të sakta, faqja juaj përfundon në një loop redirect.

Për të zgjidhur këtë error mund të veproni në disa mënyra:

– Si fillim bëni Deleting Cache and Cookies of your browser

– Logohuni në WordPress dhe tek Settings/ General do t’ju shfaqet:

1- WordPress Address (URL)
2- Site Address (URL)

Pjesa më e madhe e kompanive të hostimit ju lejon të zgjidhni të vendosni www apo jo para domain. Në rastin kur ju keni zgjedhur Site URL me www dhe tek WordPress Site e keni pa www, do t’ju shkaktoj këtë error. Ndaj vendosni si WordPress Site dhe Site URL të njëjtë.

Nqs nuk keni akses tek Dashboard në WordPress mund të bëni ndryshimin direkt nga filet e faqes, tek File Manager >> public_html, tek wp-config.php shtoni/ndryshoni këtë kod në file, dhe e bëni update.

define(“WP_HOME”,”http://emridomain”);
define(“WP_SITEURL”,”http:// emridomain”);

Ky error shkaktohet dhe nga Plugins. Ndaj provoni të bëni Deactivate Plugins.

Një arsye që shfaqet ky error është gjithashtu nga file .htaccess. Mjafton të bëni Rename filen .htaccess, dhe tek Dashboard në WordPress, tek
Settings >> Permalinks, bëni Save pa bërë asnjë ndryshim dhe provoni të aksesoni faqen sërisht.

Nqs nuk ju shfaqet direkt ky file .htaccess, mund të mos keni të aktivizuar opsionin Show Hidden Files tek Settings.

4- WordPress RSS Feed Errors

WordPress RSS Feed Errors shfaqen nga formatimi jo i saktë. Në varësi të browser që ju përdorni dhe errori mund t’ju shfaqet ndryshe.

XML Parsing Error: XML or text declaration not at start of entity
Location: http://example.com/feed
Line Number 2, Column 1:
Warning: Cannot modify header information – headers already sent by (output started at /home/
username/example.com/wp-content/themes/twentysixteen/functions.php:433) in /home/username/example.com/wp-includes/pluggable.php on line 1228

Rss Feeds publikohen në XML markup language, dhe një gabim shumë i vogël në feed, bën që feed të jetë i pa aksesueshëm nga përdoruesit. Gjithashtu dhe gjithë app që i keni lidhur me feed të WordPress, nga ku marrin postimet , psh nqs përdorni IFTTT për postimet, nuk do të funksionoj.

Disa zgjidhje për këtë error:

  • Kontrolloni file functions.php. Duhet të kontrolloni kodin që keni në këtë file për të parë nqs keni gabim në kod, që mund të jetë kryesisht një hapësirë e panevojshme apo line break pas tag të PHP.
    Këtë file e gjeni tek wp-content-theme, në folderin ku keni Theme aktive.
  • Bëni Deactivate Plugins që kanë lidhje me Rss Feed, nqs nuk keni njohuri se cilët Plugins lidhen me Rss Feed i bëni deactivate të gjithë.
  • Ndryshoni në Theme Default. Ka raste që dhe kodimi i Theme nuk është bërë i saktë dhe mund të shkaktoj këtë error.

5- Forgot Admin Password

Shpesh mund t’ju ndodh të harroni passwordin e logimit në WordPress.
Ka 2 mënyra për t’a rikuperuar:
1- Më e thjeshta është duke bërë reset tek Lost your password në faqen ku logoheni në WordPress.
2- Nga PHPMyAdmin.

Nqs nuk e gjeni dot nga Lost your password, mund të logoheni tek PHPMyAdmin, dhe të selektoni databazën e faqes tuaj në WordPress.

Pastaj klikoni tek wp users.

Gjeni userin tuaj dhe klikoni Edit.
Ajo çfarë ju duhet të ndryshoni është user_pass.
Tek Functions zgjidhni formatin MD5 të enkriptimit dhe vendosni passwordin e ri.
Klikoni Go, dhe logohuni në WordPress me passwordin e ri që keni vendosur.

Gjithashtu ju mund të ndryshoni dhe emailin tek user_email, dhe të bëni reset tek Lost your password në faqen ku logoheni në WordPress.

6- 503 Service Unavailable

503 Service Unavailable shfaqet kur serveri nuk arrin të marr përgjigjen e duhur nga PHP script. Ky script mund të jetë nga Plugins, Theme, apo ndonjë kod që mund të keni vendosur jo të saktë.
Ky error gjithashtu mund të ndodh kur keni DDoS Attack, një anomali apo një ngarkesë në server. Nqs ndodh nga këto arsye do të zhduket në pak minuta. Nqs ndodh nga kodimi jo i saktë në faqen tuaj do shfaqet vazhdimisht.

Disa zgjidhje për këtë error:

  • Bëni Deactivate Plugins.
  • Ndryshoni në Theme Default.
  • Kontaktoni kompaninë e hostimit, nqs problemi nuk është zgjidhur.

PËRGJIGJU