Problemet e zakonshme me publikimin e faqes tuaj përbëjnë gjithmonë një problem shqetësues.Ju keni ndjekur cdo hap për të publikuar faqen tuaj online , por çfardo që ju shkruani , nuk shfaqet asgjë. Fatmirësisht shumica e probleme janë lehtësisht të zgjidhshme, veçanërisht nëse keni një faqe të thjeshtë dhe problemi nuk qëndron në kodin tuaj.
Më poshtë do të shfaqim disa nga problemet më të zakonshme dhe zgjidhjet e tyre përkatësisht.
Problemi #1 : Nuk mund të shihni faqen tuaj
Ju keni uploduar cdo dosje të nevojshme të faqes suaj në server nëperjmet FTP-së, ose keni instaluar WordPress në faqen tuaj dhe kur shkruani Domain-in nuk ju shfaqet asgjë ? Kjo është një çështje shumë e zakonshme , por dhe lehtësisht e zgjidhshme. Arsyeja më e zakonshme që faqja e juaj nuk po shfaqet është se të dhënat tuaja të DNS nuk lidhen me hostin tuaj, ose keni përditësuar emrat e serverave tuaj , por ato ende nuk janë transferuar.
Së pari, sigurohuni që emrat e serverave tuaj të lidhen drejt hostit tuaj të ri. Së dyti, kontrolloni që emri i domain-it nuk ka skaduar.
Problemi #2 : Asnjë ndryshim nuk shfaqet në faqen tuaj
Nëse kohët e fundit keni bërë ndryshime në faqen tuaj, por ato nuk po shfaqen, atëherë ndoshta problemi qëndron me browser-in tuaj. Për të rregulluar këtë çështje, thjesht fshini cache në shfletuesin që po përdorni për të parë faqen tuaj.
Nëse kjo nuk e rregullon problemin tuaj , atherë kontrolloni dy herë nëse keni ngarkuar në të vërtetë folder-at e rinj të faqes,në serverin tuaj.
Problemi #3 : Faqa juaj duket e paplotë
Në rastin, kur jeni duke ngarkuar faqen tuaj dhe ajo duket e paplotë, mund të jetë ndonjë problem me internetin tuaj , ose me internetin në lidhje me serverin. Është e rrallë, por ndodh. Nëse, kur hyni në faqen tuaj, duket e paplotë dhe vetëm disa nga skedarët ose faqet shfaqen, atëherë provoni ta ngarkoni përsëri faqen tuaj. Zgjidhja e problemit mund të jetë kaq e thjeshtë.
Problemi #4 : Imazhet shfaqen si lidhje të ndërprera
Ju keni ngarkuar imazhe në faqen tuaj, por ato ose nuk po shfaqen fare, ose po shfaqen si lidhje të ndërprera imazhi. Ka disa arsye të ndryshme që kjo çështje mund të ndodhë.
- Imazhet mund të jë ngarkuar në folderin e gabuar. Nëse jeni duke ngarkuar imazhe përmes FTP-së, duhet që imazhet tuaja të jenë në folderin e saktë të përcaktuar në emrin e vendodhjes së imazhit.
- Ju mund të keni emërtuar gabim emrin e imazhit tuaj brënda HTML-së së faqes suaj. Për shembull, nëse kodi yt thotë se emri i imazhit është “webhost.jpg”, por ju e keni emëruar imazhin “web-host.jpg”, faqja juaj nuk do të jetë në gjendje të gjejë imazhin. Kontrolloni sërisht që emrat e imazheve të përputhen me emrat që përmenden në kodin e faqes tuaj.
- Mund të jeni duke ju referuar një imazhi me vendndodhje ne desktop-in tuaj në vend të imazhit në serverin tuaj. Kjo ndodh kur jeni duke ndërtuar faqen tuaj . Kur ju e shikoni faqen, duket mirë, por nuk do të shfaqet kur ju ta ngarkoni atë online.Për të ndrequr këtë, sigurohuni që HTML-ja juaj të referohet imazheve të vendosura në serverin tuaj, jo në desktopin tuaj.
Problemi #5 : Ju merrni një “Error Message ”
Nëse po përdorni WordPress për të ndërtuar faqen tuaj dhe vazhdimisht po merrni një “Error Message”, atëherë ka ndoshta një gabim me kodin e temës (theme) që ju keni zgjedhur. Tani, në qoftë se ju nuk keni shumë informacion në fushën e kodimit, atëherë kjo ndoshta është një çështje që ju nuk do të jeni në gjendje të punoni vetë. Megjithatë, nëse bënin vetëm ndryshime në kodin e temës tuaj dhe pas këtyre ndryshimeve, po merr një “Error Message”, atëherë ekziston një zgjidhje. Për të ndrequr këtë çështje identifikohuni në backend të faqes tuaj nëpërmjet FTP-së dhe gjeni faqet e faqes suaj. Hapni skedarin që keni modifikuar dhe bëni copy-paste kodin origjinal të temës përpara ndryshimeve tuaja. Këtë mund ta gjeni duke shkarkuar një version të ri të temës WordPress.
Shpresojmë, që këshillat e mësipërme t’ju ndihmojnë të zgjidhni çështjet më të zakonshme që ju pengojnë të publikoni faqen tuaj në internet. Nëse e keni provuar më lart pa ndonjë dobi, atëherë ne rekomandojmë që të kontaktoni me kompaninë tuaj të hostimit për të ndihmuar në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemit.