SHPËRNDAJE

Dëshironi të bëni para në blog? Epo, kush nuk do të donte!

Me shumë mundësi keni dëgjuar se në blog mund të fitoni para. Por si mund ta bëni këtë?  

Këtë do e shpjegojmë tani!

Si i bëjnë blogerët paratë?

Blogerët më të suksesshëm e përdorin blogun e tyre si një punë me kohë të plotë pasi krijojnë goxha të ardhura.

Këto para vijnë nga reklamat, affiliate marketing, shitjen e produkteve digjitale ose fizike ose ofrimin e shërbimeve. Këto do i shikojmë në detaje më poshtë.

Sa para bëjnë blogerët?

Kjo varion. Disa blogerë bëjnë miliona dollarë në vit, të tjerë të ardhura të konsiderueshme disa bëjnë më pak, dhe disa nuk bëjnë fare.

Nuk është e garantuar se sa para bën me një blog.

Cilat janë mënyrat për të bërë para

Ka 4 burime kryesore:

  1. Reklama dhe përmbajtja e sponsorizuar
  2. Marketingu Affiliate
  3. Produkte dixhitale
  4. Produkte fizike

1. Reklama dhe përmbajtja e sponsorizuar

Kompanitë duan të shfaqin sa më shumë produktet dhe shërbimet e tyre para klientëve potencialë. Ata mund të jenë të interesuar të reklamojnë në blogun tuaj nëse lexuesit tuaj janë klientët e tyre idealë. Këtu janë disa mënyra për të inkorporuar reklamat në blogun tuaj:

Giveaways & Reviews – Kompanitë ju ofrojnë produktin falas dhe ju e reklamoni atë produkt në blogun tuaj.

Postimet e sponsorizuara ose të nënshkruara – Kompanitë ju paguajnë për të shkruar mesazhe që përmendin ato ose produktin e tyre.

Video – Reklamat në email, mini reklama video ose episode podcast.

Reklamimi kërkon trafik për të qenë vërtetë fitimprurës. Gjithashtu, ai rrezikon të bezdisë lexuesit tuaj nëqoftëse keni shumë reklama.

2. Marketingu Affiliate

Si një affiliate marketer, ju promovoni produktin apo shërbimin e dikujt tjetër për lexuesit tuaj. Ju vendosni link në produktin ose shërbimin. Kur dikush klikon në atë link dhe bën një blerje (ose plotëson një veprim të dëshiruar të vendosur nga kompania), ju fitoni një komision.

Marketingu i Affiliate është shumë fitimprurës.

3. Produktet digjitale

Një produkt digjital është një produkt jo-fizik. Këto produkte shpesh vijnë në formën e skedarëve të shkarkueshëm ose të transmetueshëm, të tilla si MP3, PDF, video, shtojca etj.

Shumë blogerë shesin produktet e tyre digjitale. Produktet digjitale janë një zgjedhje shumë e mirë sepse nuk kërkojnë inventar dhe nuk kanë risk të lartë. J’a disa ide:

Ecourses- Mësojini të tjerët atë që dini dhe shiteni si shërbim.

Ebooks- Publikimi i shkrimeve online është shumë fitimprurës.

Fotografitë – Shumë fotografë i shesin fotot e tyre online.

Ka pafund mënyra që mund të krijoni produktet tuaja digjitale dhe t’i shisni. Me pak zgjuarsi dhe kohë, mund t’i shërbeni produkte digjitale që më pas do t’ju sjellin shumë të ardhura.

4. Produktet fizike

Disa blogerë shesin produkte fizike. Disa shembuj:

Libra – Shumë blogerë janë bërë autorë për shkak të blogjeve të tyre.

Produkte të bëra më dorë– Nëqoftëse jeni krijues mund t’a përdorni si një ide shumë të mirë.

Produkte të gatshme – Shumë blogerë gjejnë një prodhues për ta bërë idenë e tyre një realitet.

Shitje me pakicë – Ju mund të blini produkte dhe t’i shisni.

Shumë blogerë kanë filluar shitjen e produkteve fizike vitet e fundit. Mund të jetë fitimprurës, por mund të komplikohet me prodhimin, mbajtjen e inventarit, transportin, kthimet, etj.

PËRGJIGJU