Një nga gjërat më të mira për WordPress është se mund të ndërtojmë një faqe profesionale pa shpezuar shumë para. Mjafton një domain si dhe një nga paketat në Webhost.al ku përfshijnë dhe WordPress.
Për këtë arsye WordPress është një zgjedhje për shumë përdorues.
Edhe pse WordPress ofron një librari masive me tema falas, jo cdo temë është e besueshme, duke shkaktuar dëme si në performancë, në sigurinë e faqes etj.
Më poshtë kemi renditur disa hapa që duhet të ndërmarrim para se të instalojmë një temë falas.
1- Të verifikojmë temën para se të bëjmë instalimin.
Para se të instalojmë temën ne duhet të bëjmë verifikimin e saj për t’u siguruar që nuk do të shkaktoj dëme tek faqja jonë. Janë disa mjete online nga ku mund të bëjmë verifikimin e temës të zgjedhur.
a) Themecheck
Themecheck është një faqe në internet që do të skanojë temën për sigurinë dhe cilësinë e kodit. Me anë të një serie kontrollesh do të shikojë nqs ka ndonjë problem me kodin, ose nëse ka ndonjë element që nuk duhet të jetë aty. Për të përdorur këtë faqe, do të duhet të ngarkojmë skedarin zip të temës dhe Themecheck do të vazhdoj me skanimin. Pasi të kemi përfunduar me skanimin, do të marrim një raport të hollësishëm, së bashku me paralajmërimet për problemet që janë gjetur.
b) Exploit Scanner
Exploit Scanner është një shtojcë i WordPress që do të kontrolloj temën për malware. Pasi e kemi instaluar dhe aktivizuar do të vazhdoj menjëherë me scanimin e gjithë temave që kemi instaluar.
Kjo shtojcë është shumë e dobishme, pasi përvec kontrollit të sigurisë do të skanojë gjithashtu bazën e të dhënave, postimet, komentet etj.
c) Theme Check
Theme Check është një tjetër shtojcë e WordPress që do të skanojë çdo temë që kemi instaluar në faqen tonë. Skanimi zhvillohet përmes një seri kontrollesh për të siguruar që tema jonë të jetë në përputhje me standartet më të fundit të WordPress.
Nëse tema që dëshirojmë të përdorim dështon në një nga mjetet e mësipërme, atëherë është ide e mirë të zgjedhim një temë tjetër. WordPress ka kaq shumë tema sa që ne mund të gjejmë një temë të ngjashme me cilësi të lartë dhe të sigurtë.
2- Të shkarkojmë një temë nga një burim i besueshëm.
Është shumë e rëndësishme burimi i temës që do të instalojmë. Duhet të jetë patjetër nga një burim i besueshëm dhe i njohur.
Në momentin që shkarkojmë një temë nga burime të besueshme, tema do të jetë sipas standarteve të fundit të cilësisë dhe sigurisë.
Disa burime të njohura për tema janë: