SHPËRNDAJE

Për të ndihmuar përdoruesit qe të navigojne ne web në mënyrë të sigurte, Chrome ofron nje lidhje te sigurt nepermjet një ikone në shiritin e adresave. Historikisht, Chrome nuk i ka etiketuar ne menyre te dreteperdrejte lidhjet HTTP si jo të sigurta. Por, duke filluar nga janari i vitit 2017 (Chrome 56), faqet HTTP që grumbullojnë fjalëkalimet apo kartat e kreditit, do te etiketohen si jo te sigurta, si pjesë e një plani afatgjatë qe synon te etiketoje të gjitha faqet HTTP si jo-të sigurta.

Momentalisht, Chrome i njeh lidhjet HTTP nepermjet nje treguesi neutral. Ne kete menyre, kjo gje nuk reflekton mungesen reale te sigurise ne lidhjet HTTP. Kur hap nje faqe nepermjet HTTP, dikush tjeter ne rrjet mund te shikoje ose modifikoje site-in perpara se ky site te arrije tek ju.

Nje pjese e konsiderueshme e trafikut te Internetit eshte zhvendosur ne lidhjet HTTPS dhe perdorimi i ketyre lidhjeve eshte duke u rritur cdo dite e me shume. Se fundmi, ne kemi shenuar nje arritje te rendesishme. Me shume se gjysma e ngarkesave te faqeve te Chrome tashme funksionon nepermjet lidhjeve HTTPS. Gjithashtu, qe kur ne shpallem njoftimin rreth HTTPS ne 12 Shkurt, mbi 100 website kryesore e kane nderruar lidhjen e tyre nga HTTP ne HTTPS.

Studimet kane treguar se perdoruesit nuk e perceptojne mungesen e nje ikone “sigurie” si nje paralajmerim, por gjithashtu nga ana tjeter edhe ikonat paralajmeruese qe shfaqen shume shpesh nuk merren parasysh thuajse fare nga perdruesit. Plani yne per te etiketuar site-t HTTP me qarte dhe saktesisht si jo te sigurta do te realizohet hap pas hapi ne menyre graduale, duke u bazuar ne kritere gjithnje e me te rrepta. Duke filluar qe nga Janari 2017, Chrome 56 do i etiketoje lidhjet HTTP me fusha fjalekalimi apo karta krediti si “jo te sigurta”, duke marre parasysh sensitivitetin qe i karakterizon persa i perket sigurise.

Ne njoftimet e metejshme ne do te vazhdojme te rrisim paralajmerimet rreth HTTP, si per shembull duke i etiketuar faqet HTTP si “jo te sigurta” ne gjendjen Incognito, ku perdoruesit mund te kene pritshmeri me te larta rreth privatesise. Si perfundim, ne planifikojme te etiketojme te gjitha faqet HTTP si jo te sigurta, dhe te ndryshojme treguesin e sigurise se HTTP ne trekendeshin e kuq qe ne perdorim per mosfunksionimin e HTTPS.

Ne do te publikojme update te tjera rreth ketij plani edhe ne vazhdim, por mos prisni gjate per t’u zhvendosur drejt HTTPS. HTTPS eshte me e lehte dhe me e lire se kurre me pare e mundeson jo vetem performancen me te mire qe webi mund te ofroje, por edhe karakteristika te reja qe per HTTP jane teper sensitive. Shikoni guidat tona te set up-it per te filluar.

PËRGJIGJU