SHPËRNDAJE

Një nga vendimet më të rëndësishme që bëni kur vendosni një faqe interneti është zgjedhja e ‘web hosting‘. Llojet e ndryshme të shërbimeve dhe gama e gjerë e paketave që ofrohen kanë shumë rëndësi për një vizitor , në zgjedhjen e ofruesit të shërbimit të duhur. Për t’ju ndihmuar, ky post do t’ju japë një pasqyrë në kriteret më të rëndësishme që ju duhet të merrni në konsideratë.

1. Disponueshmëria
Disponueshmëria ose ‘uptime’ garanton që faqja juaj e internetit do të qëndrojë në internet dhe nuk do të dështojë. Standarti i për disponueshmërinë është 99.5%. Idealisht, ju dëshironi një ofrues të lartë të disponueshmërisë që mund të ofrojë ‘uptime’ prej 99.95% dhe më lart. Në Webhost.al, ne ofrojmë këtë nivel duke ofruar 100% uptime për paketat tona të ‘cloud hosting’. Kjo ndihmon në besimin e  klientëve tuaj dhe garanton që faqja të jetë gjithmonë aty për të gjeneruar të ardhura dhe për të ruajtur shërbimet që i ofroni klientëve tuaj.

2. Limitet e Bandwidth
‘Bandwidth’ është një term që përdoret për të përshkruar sasinë e të dhënave që dërgoni nga serveri juaj në shfletuesit e vizitorëve. Çdo herë që dikush ngarkon një nga faqet tuaja në kompjuterin ose smartphonin e tij, ai po përdor bandwidth’. Nëse keni një faqe që ka përmbajtje të rëndë, siç janë skedarët e mediave të mëdha (videot, imazhet, muzika, etj.), ju duhet nje sasi e madhe bandwidth-i. Disa paketa hostimi vendosin një kufi për sasinë e bandwidthit që mund të përdorni çdo muaj – kjo njihet si shpërndarja e bandwidthit.

3. Hapësira në disk
Sasia e hapësirës në disk që do të nevojitet varet tërësisht nga rrethanat tuaja personale. Nëse ju jeni një biznes i vogël që dëshironi asgjë më shumë sesa një faqe interneti, atëherë nuk do të keni nevojë për hapësirë ​​të madhe në disk. Megjithatë, nëse jeni një ndërmarrje e madhe që grumbullon sasi të mëdha të të dhënave dhe drejtoni aplikacione të fuqishme, me siguri do të keni nevojë për shumë më tepër hapësirë ​​për të gjithë informacionin dhe programet që ju nevojiten për të ruajtur.

4. Mbështetja teknike 24/7
Menaxhimi i një faqeje interneti mund të bëhet mjaft teknik dhe nganjëherë ndodhin probleme që ju nuk dini si të zgjidhni. Për këtë arsye, keni nevojë për një shërbim hostimi që ofron mbështetje teknike 24 orë në ditë, 365 ditë në vit.

5. Liria teknike
Për të mundësuar funksionimin e plotë të faqes tuaj, ka një sërë operacionesh teknike që mund të dëshironi të kryeni:

  • FTP ju lejon të ngarkoni dhe shkarkoni skedarë në faqen tuaj direkt nga kompjuteri juaj.
  • PHP është gjuha që shumica e faqeve janë të shkruara, por nganjëherë ju duhet të përdorni versione të caktuara të cilat janë në përputhje me softuerin që është ndërtuar në faqen tuaj.
  • .htaccess është një skedar i konfigurimit i cili mund të redaktohet për të arritur shumë gjëra duke përfshirë dhe ndihmën me sigurinë e faqes.
  • MySQL është një formë e bazës së të dhënave që nevojitet për të drejtuar aplikacione si WordPress.

Ju dëshironi të jeni në gjendje të përdorni të gjitha këto konfigurime, si dhe të tjera dhe duhet të kërkoni një webhost që mundëson këtë.

6. Aftësia për të përdorur SSL
SSL-ja mundëson që të dhënat që dërgohen nga browseri i përduruesit të jenë të enkriptuara. Nëse drejtoni një faqe interneti që merr pagesa ose informacione personale nga klientët, atëherë ka gjasa që do të kërkosh një çertifikatë SSL – sidomos tani që Google po paralajmëron klientët se faqet e internetit pa https nuk janë të sigurta.
Në Webhost, ne ofrojmë një sërë çertifikatash SSL falas për të plotësuar nevojat e sigurisë të bizneseve të ndryshme.

7. Hapësirë email-i 
Kur jeni duke blerë një paketë hostimi, ju duhet gjithashtu të kontrolloni shërbimin e email-it që vjen bashkë me të. Duhet të siguroheni që të krijoni llogari të postës elektronike që kanë të njëjtin domain si faqja juaj e internetit.

8. A merrni një panel kontrolli?
Një panel kontrolli është vendi ku menaxhoni faqen tuaj dhe serverin. Kjo ju lejon të bëni ndryshime në faqen tuaj, të shtoni veçori të reja dhe të instaloni programe dhe përditësime të fundit. Është gjithashtu vendi ku mund të përmirësoni llogarinë tuaj dhe të shtoni shërbime të reja hosting nëse është e nevojshme. Ne webhost.al ofrohet një panel kontrolli si cPanel ku mund ti aksesoni të gjitha këto.

9. Siguria është çelësi

Siguria në internet po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe zgjedhja juaj e webhost-it mund të bëjë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për të mbrojtur faqen. Ju duhet një webhost që mund të ofrojë firewalls të forta, mbrojtjen e ndërhyrjeve dhe monitorimin për t’ju mbrojtur kundër malware. Veç kësaj, hosti juaj duhet të ofrojë një shërbim backupesh, në rast se faqja juaj do të vihet jashtë linje, të keni mundësi ta riktheni lehtë atë , pa humbur kohë.

10. Zgjedhja e sistemit operativ
Në përgjithësi, shumica e webhost-ëve ofrojnë një sistem operativ Linux ose Windows për faqet e tyre të internetit. Kur të konsideroni web hostin tuaj, së pari sigurohuni që të dini se çfarë software-i do të përdorni për të ndërtuar faqen tuaj dhe pastaj kontrolloni nëse sistemi operativ i përshtatshëm është i disponueshëm nga ai ofrues.

Në përfundim
Nga leximi i këtij artikulli, tani duhet të keni një pamje më të qartë të asaj që ju duhet të kërkoni kur zgjidhni një webhost. Ju duhet të kuptoni se ka mjaft gjëra teknike që duhet të mendoni, si dhe të shikoni në shërbimin dhe mbështetjen e ofruar nga kompania. Nëse jeni duke kërkuar për një web host që mund të ofrojë të gjitha gjërat e përmendura më lart , Webhost.al është i duhuri.

PËRGJIGJU