SHPËRNDAJE

WordPress është një nga aplikacionet më të njohura dhe më të përdorura të CMS-së në treg, e përdorur fillimisht nga blogerët , zhvilluesit e uebit, bizneset e mëdha dhe mediat. Me më shumë se 60 milionë përkrahës në mbarë botën, WordPress është në fakt sistemi më i përdorur gjerësisht i menaxhimit të përmbajtjes (CMS) sot.

Fatkeqësisht, ky popullaritet tërheq vëmendjen e hakerëve që mundohen të shfrytëzojnë ndonjë dobësi të vogël.

Mos lejoni të humbisni gjithë punën e vështirë që keni vënë në blogun tuaj. Rishikoni këto 10 këshilla për sigurinë e WordPress-it – dhe merrni pak minuta për të siguruar faqen tuaj te internetit.

  1. Ndryshoni loginin ‘admin’. Kur instaloni WordPress, emri i përdoruesit të parazgjedhur është gjithmonë ‘admin’. Mos e bëni të lehtë për hakerat që të hyjnë në llogarinë tuaj – ndryshojeni atë!
  2. Përdorni fjalëkalime të forta kudo. Kjo do të thotë një kombinim i shkronjave, numrave dhe simboleve. Pa fjalë apo data! Kjo vlen për të gjitha fjalëkalimet, duke përfshirë fjalëkalimin tuaj të cPanel /FTP si dhe për WordPress-in. Përdorni një fjalëkalim tjetër për secilën prej tyre dhe mos harroni ta ndryshoni shpesh.
  3. Përdorni versionin më të fundit të WordPress. WordPress rregullisht nxjerr përditësime, të dizajnuara për të adresuar shqetësimet dhe dobësitë e njohura të sigurisë. Instaloni rregullisht përditësimet. Kjo gjë vlen jo vetëm që të rrisë sigurinë e faqes tuaj, por do të ndihmojë që faqja të funksionojë më mirë gjithashtu.
  4. Mendoni për shtojcat (plugins) që posedoni. Gjithmonë bëni kujdes para se të shkarkoni një plugin. Shiko dhe shkarko vetëm nga një burim i besuar. Mbani të dhënat tuaja të përditësuara në çdo kohë.
  5. Fshini çdo plugin ose temë që nuk jeni duke përdorur. Mund të keni shkarkuar shtojca ose tema për t’i provuar, por vendosni të mos i përdorni ato. Vetëm çaktivizimi i tyre nuk mjafton – fshijini ato për të siguruar që çdo dobësi nuk do të mund të shfrytëzohet.
  6. Instaloni shtojcën ‘Limit Login Attempts’. Kjo do të bllokojë një adresë IP nga aksesi në llogarinë tuaj pas një numri të përpjekjeve të dështuara të identifikimit, si dhe . Ju mund ta shkarkoni këtë plugin direkt nga WordPress: http://wordpress.org/extend/plugins/limit-login-attempts/
  7. Instaloni shtojcën ‘WP Security Scan’. Ky është një tjetër plugin; ai e skanon WordPress-in për çështjet e sigurisë dhe ofron një zgjidhje për çdo dobësi që gjen.
  8. Përdorni dosjet e .htaccess për të mbrojtur ‘wp-admin’ dhe direktoritë e tjera. Dosjet .htaccess janë të disponueshme në dosjen tuaj të hostit . Gjithashtu mund të ngarkoni një skedar bosh index.html në dosje për të arritur të njëjtin rezultat.
  9. Instaloni dhe aktivizoni një program anti-virusi dhe anti-spyware në kompjuterin tuaj. Mos harroni përditësimet!
  10. Bëni back up rregullisht dosjet tuaja. Bëni backup manual të planifikuar të paktën një herë në muaj ose shfrytëzoni avantazhin e Webhost ku mund të bëni backup të automatizuar çdo ditë.

 

PËRGJIGJU