SHPËRNDAJE

Shtojcat janë script në PHP që i shtojnë WordPress-it funksione të ndryshme ekstra. Nga krijimi i një faqe më të bukur, tek dyqani online apo tek krijimi i një forme kontakti këto shtojca do ju ndihmojnë.

1. NINJA FORMS

Çdo faqe ka nevoj për një formë kontakti, dhe Ninja Forms është një nga shtojcat më të mira falas që ju mund të gjeni. Kjo është dhe arsyeja pse kjo shtojcë është aktive në miliona faqe interneti.

Është një shtojcë lehtësisht e përdorshme me anë të teknikës Drag & Drop, dhe bën të mundur që përdoruesit të dërgojnë formën që kanë plotësuar pa bërë reload faqen.

Gjithashtu ofron dhe shume opsione të tjera që mund t’i merrni kundrejt një pagese.

2. ELEMENTOR

Elementor është një ndërtues faqesh me Drag & Drop. Ju mund të ndërtoni një faqe të komplikuar pa qënë e nevojshme të dini programim.

Edhe pse kjo shtojcë ka filluar të përdoret në 2016, është aktive në më shumë se 900,000 dhe ka një review mjaft pozitive.

3. WOOCOMMERCE

Nqs ju doni të krijoni një dyqan online, zgjedhja juaj duhet të jetë WooCommerce. Kjo shtojcë është prezente në më shumë se 42% të dyqaneve online.

4. TABLEPRESS

Është një nga shtojcat me rating më pozitive të mundshme. Për cdo person që dëshiron të ketë tabela në faqen e tij/saj, TablePress është shtojca e duhur.

Kjo shtojcë të jep një interface si të Exel, dhe aty mund të importoni të dhëna si nga Exel ashtu edhe nga Google Sheets. Mund të përdorni dhe shumë funksione të tjera që ofrohen falas nga kjo shtojcë.

5. ENVIRA GALLERY

Që ju të shfaqni disa imazhe bashkë ju duhet një galeri. Me anë të kësaj shtojce ju mund të krijoni galeri mjaft tërheqëse.

6. SMART SLIDER 3

Smart Slider 3 është një shtojcë që përdoret sërisht për shfaqjen e imazheve në faqen tuaj. Është i thjeshtë për tu përdorur dhe jep falas disa template mjaft të bukura dhe tërheqëse.

7. YOAST SEO

Yoast SEO është një MUST për faqen tuaj. Ajo kontrollon dhe analizon SEO-n duke filluar nga titujt, tek përshkrimet dhe sitemap. Kjo shtojë gjithashtu ju ndihmon për të analizuar përmbajtjen për SEO, që të jetë sa më e optimizuar dhe e thjeshtë për tu lexuar.

8. REDIRECTION

Shpesh-herë do ju duhet të ndryshoni URL e një postimi apo faqe në WordPress. Në këtë mënyrë do ju duhet të kaloni trafikun nga postimi i vjetër tek postimi i ri. Kjo gjë realizohet me këtë shtojcë.

Kjo shtojcë ju jep një interface mjaft friendly dhe ju mund të menaxhoni të gjithë 301 redirecs të faqes tuaj. Kjo është shumë më e lehtë se sa të bëni ndryshime nga file .htaccess sa herë që do ju duhet të shtoni një redirect.

Me këtë shtojcë mund të shtoni opsione të ndryshme si psh të bëni redirect në varësi të përdoruesit nqs është i loguar apo jo.

9. PRETTY LINKS

Pretty Links është një shtojcë që mund ta përdorni kur bëni affiliate në faqen tuaj. Ju mund të modifikoni linkun e affiliate në bazë të emrit të domain-it tuaj.

Gjithashtu ju mund të kontrolloni dhe se sa klikime merr çdo link.

10. BROKEN LINK CHECKER

Me kalimin e kohës ndodh që në faqen tuaj të keni broken links, ku URL të ndryshme nuk shkojnë aty ku supozohet të shkojnë.

Me anë të kësaj shtojce ju mund të skanoni këto links në faqen tuaj dhe të gjeni se cilat janë broken links. Më pas mund ti përditësoni që përdoruesit të kenë një eksperiencë pozitive gjatë vizitës në faqen tuaj.

11. ADDTOANY SHARE BUTTONS

Ka disa shtojca që mund të përdorni për të shtuar rrjete sociale në faqen tuaj, por nqs kërkoni një shtojcë që ofron një mundësi më të gjërë, mbi 100 rrjete sociale, atehere ju sugjerojmë AddToAny share buttons.

Është aktive në mbi 500,000 faqe WordPress dhe ka një review mjaft pozitive.

12. MAILCHIMP FOR WORDPRESS

Nqs dëshironi të krijoni një shërbim shumë të mirë për email marketing, kjo shtojcë është e duhura.

MAILCHIMP të jep mundësinë të krijosh forma të ndryshme tërheqëse për newsletters.

Kjo shtojcë ka review mjaft pozitive dhe është aktive në shumë faqe interneti.

13. MONSTERINSIGHTS

Kjo shtojcë bën të mundur të instaloj në kodin e WordPress, Google Analytic, dhe ju mund të analizoni faqen tuaj, dhe të gjurmoni çdo klient direkt nga dashboard i WordPress.

Me anë të MONSTERINSIGHTS ju arrini të shikoni se cilat butona dhe links klikohen më shumë nga çdo klient.

14. REALLY SIMPLE SSL

Të kaloni faqen tuaj të WordPress me HTTPS/SSL, është mjaft e sigurtë si për juve ashtu edhe për klientin, gjithashtu ju arrini të shmangni shkrimin tek URL e faqes, NOT SECURE, që Google e shton për çdo faqe që nuk është me SSL.

Në momentin që kompania juaj e hostimit ju ofron SSL falas, si në rastin e paketave të hostimit në WebHost.al, me anë të kësaj shtojcë, me një klik ju arrini të bëni redirect si dhe të përditësoni të gjithë links në faqen tuaj duke i bërë me HTTPS.

15. WORDFENCE SECURITY

WORDFENCE është një nga shtojcat më popullore në WordPress që është aktive në 3 milion faqe interneti.

Në këtë shtojcë janë të implementuar disa element sigurie si:
– një firewall
– scanim për malware
– Two-factor authentication/CAPTCHA etj

16. UPDRAFTPLUS

Është shumë e rëndësishme që të keni një kopje të faqes tuaj në WordPress, për çdo rast nqs diçka nuk shkon siç duhet.

Me këtë shtojcë ju mund të bëni backup faqes tuaj manualisht ose automatikisht si dhe ju jep mundësinë që të ruani këtë kopje ne Dropbox apo Google Drive. Me një klikim gjithashtu ju mund të bëni restore faqen tuaj.

17. DUPLICATOR


Për arsye të ndryshme mund t’ju duhet të transferoni faqen tuaj në WordPress si psh për të kaluar në një host tjetër. Pavarësisht arsyes, me anë të kësaj shtojce transferim bëhet lehtësisht.

Ajo çfarë ju duhet të bëni është të kaloni filet e faqen në një vendndodhje të re si dhe të ekzekutoni instaluesin e automatizuar.

18. AUTOPTIMIZE

Autoptimize ju ndihmon që faqja të hapet më shpejt duke bërë të mundur optimizimin e HTML, CSS, dhe kodin në JavaScript.

Kjo realizohet me këto dy mënyra:
1- Modifikim (fshin karaktere të panevojshme në kod, si psh hapësirat).
2- Bashkon (bashkon disa file ne një të vetëm).

Gjithashtu kjo shtojcë bën të mundur optimizimin e Google Fonts.

19. SMUSH IMAGE COMPRESSION AND OPTIMIZATION

SMUSH është një tjetër shtojcë që rregullon performancën e faqes tuaj.
Me anë të Smush ju optimizoni dhe rregulloni madhësinë e imazheve pa humbur kualitetin.

Pra imazhet do të jenë me të njëjtin kualitet por me madhësi më të vogël.

20. LOGIN LOCKDOWN

Para se të vendosni një username dhe fjalëkalim të vështirë ju duhet fillimisht të siguroni logimin, duke limituar numrin e tentativave që një përdorues mund të bëj.

Kjo është dhe arsyeja pse kur vendosim të dhëna gabim gjatë logimit në online banking bllokohemi.

Të njëjtin funksion bën dhe kjo shtojcë në faqen tuaj të WordPress, duke bërë të mundur të kontrolloni logimin për çdo përdorues si dhe të vendosni kritere për logimin.

21. GOOGLE AUTHENTICATOR

Me këtë shtojcë ju mund të shtoni two-factor authentication gjatë logimit duke e bërë akoma më të sigurtë llogarinë tuaj.

Kjo mund të shtohet për sa përdorues ju dëshironi, është palimit.

22. ENABLE MEDIA REPLACE

Me anë të kësaj shtojce ju mund të zëvëndësoni një imazh/video me një tjetër pa humbur kohë. Nuk është më e nevojshme të gjeni imazhin/videon ekzistuese dhe ta fshini në mënyrë që të shtoni imazhin/videon tjetër me të njëjtin emër.

23. AKISMET ANTI-SPAM

Në WordPress mund të gjeni shumë komente spam, të cilat mund t’i shmangni me anë të kësaj shtojce AKISMET ANTI-SPAM, e cila i skanon dhe i vendos direkt në folderin spam.

PËRGJIGJU