SHPËRNDAJE

Google Analytics ju ofron të dhëna të hollësishme që mund t’i përdorni për të monitoruar trafikun në faqen tuaj të internetit. Me anë të Google Analytics, ju mund të identifikoni se kush po viziton faqen tuaj, kur e vizitojnë atë, për sa kohë qëndrojnë dhe nëse kthehen ose jo pas largimit. Më poshtë janë 15 mënyra për të përshtatur Google Analytics në mënyrë që të përmbushni nevojat informative të kompanisë suaj.

Shikoni të dhënat në forma të ndryshme 

Gjatë shikimit të të dhënave nga Google Analytics, nuk duhet të kufizoni veten. Ju mund të shihni të dhënat në formën e afateve kohore, tabelave si dhe ‘pie-chart’. Ky opsion ju lejon të analizoni të dhënat në formën tuaj të preferuar.

Personalizoni panelet e të dhënave  

Personalizimi i paneleve të tua të kontrollit ju lejon të shihni vetëm ato të dhëna që kanë rëndësi për ju. Zgjidhni cilat doni të shikoni dhe organizojini ato në një mënyrë që ka kuptim për ju. Mund të përfshini numrin e sesioneve, normat e konvertimit, normat e largimit nga faqja e më tepër.

Përdorni më shumë se një dashboard

Përdorni kontrolle të veçanta për të monitoruar lloje të ndryshme të të dhënave. Për shëmbull, mund të përdorësh një dashboard për trafikun e mediave sociale, një tjetër për pjesët teknike dhe një të tretë për kualitetin e faqes.

Dërgojini ne  email

Për të parë se si ndryshojnë të dhënat me kalimin e kohës, dërgonijini ato në emailin tuaj. Google Analytics ju lejon të eksportoni tabelat në PDF dhe të planifikoni që të dërgohen me email në intervale të caktuara.

Krijoni raporte të personalizuara

Google Analytics ofron raporte bazë të të dhënave për të gjithë përdoruesit. Megjithatë,  mund të krijoni raporte që përfshijnë grafikët dhe informacione të tjera që janë më të rëndësishme për ju.

Planifikoni raportet tuaja

Në vend që të krijoni manualisht raporte çdo herë që dëshironi të rishikoni të dhënat, planifikoni krijimin e raporteve në data të caktuara dhe merrni rezultatet përmes postës elektronike. Rregulloni datat parë rezultatet afatshkurta dhe afatgjata.

Lidhni Google Analytics me Google Adsense

Nëse ke një llogari Google Adsense, mund ta lidhësh me Google Analytics dhe të gjenerosh të dhëna tuaja. Pasi të keni dy llogari të lidhura, do të mund të shihni normat e klikimeve, konvertimeve në para etj.

Monitoroni konvertimet

Në varësi të qëllimit të faqes tuaj, konvertimet mund të ndodhin kur një përdorues bën një blerje, regjistrohet për një llogari ose plotëson një formular për më shumë informacion rreth një produkti ose shërbimi. Google Analytics ju lejon të përcaktoni një sërë veprimesh që përbëjnë një “qëllim” dhe pastaj të monitorojnë numrin e përdoruesve.

Vendosni qëllime të tjera

Përveç monitorimit të konvertimeve,ju mund të përdorni Google Analytics në kendveshtrime te tjera. Për shembull, mund të shikoni numrin e faqeve që vizitorët tuaj navigojnë ose numrin e vizitorëve që shkarkojnë një dokument që ju u jepni.

Provoni veçori të reja

Google Analytics nxjerr gjithmonë veçori të reja për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Kur del një opsion të ri, luaj me të për të parë nëse është diçka që mund të përdorësh në të ardhmen.

 

PËRGJIGJU