SHPËRNDAJE

Nëse keni një faqe interneti, e dini rëndësinë e SEO. Pa SEO, faqja juaj nuk ka mundësi të fitojë shumë trafik.

Në këtë artikull, do të shpjegojmë disa nga gabimet më të zakonshme në lidhje me SEO dhe si t’i shmangim ato.

Mbingarkimi me fjalë kyçe

Është e vështirë të shpjegosh rëndësinë e fjalëve kyçe në SEO. Ekzistojnë shumë strategji por jo të gjitha janë efektive.

Një gabim i zakonshëm i bërë nga shumë fillestarë:

Ky është një rast kur përdoren shumë fjalë kyçe në mënyrë të përsëritur për të siguruar renditje më të lartë në motorët e kërkimit. Megjithatë, ky veprim shkakton më shumë dëm sesa dobi.

Arsyeja është se Google i jep prioritet cilësisë së përmbajtjes. Fjalët kyçe janë efektive në rritjen e SEO-s kur ato shpërndahen natyrshëm në të gjithë përmbajtjen. Mbushja me fjalë kyçe ka shumë mundësi të shfaqet si “spam” në motorët e kërkimit duke çuar faqen tuaj më poshtë në rënditje.

Padiskutim që duhet të përdorni fjalë kyçe. Vetëm sigurohuni të jeni të kujdesshëm dhe t’i përfshini në rastet e duhura. Ata gjithashtu duhet të përshtaten mirë me përmbajtjen tuaj.

fjalë kyçe- webhost.al

2. Mos-optimizimi i faqes për pajisjet mobile

Sot, mbi 50% e të gjithë trafikut në internet vjen nga celularët dhe tabletat. Është e rëndësishme të siguroheni që faqja juaj të funksionojë mirë në ekranet dhe pajisjet më të vogla. Mos-optimizimi i faqes tuaj për përdorim mobile nuk do të dëmtojë vetëm përvojën e përdoruesit por do të ketë një ndikim negativ dhe në SEO.

Google e ka bërë të qartë se optimizimi i celularit është një domosdoshmëri nëse doni të siguroni një renditje të lartë. Nëse nuk jeni i sigurt nëse faqja juaj i plotëson këto kritere, bërja e testit nga Google do t’a tregojë këtë.

KLIKONI KËTU dhe vendosni emrin e faqes tuaj të internetit për të parë nëse faqja është e optimizuar për pajisjet mobile.

3. Linqet e thyera

Kur ju fshini një faqe që përdorej si një link , vendosni një URL të pasaktë ose ndryshoni një adresë URL pa përditësuar saktë URL-në, krijohet një link i thyer. Kur vizitorët klikojnë në linkun që keni vendosur ju ato drejtohen në një faqe error404. Zakonisht shumica e faqeve të internetit kanë lidhje të thyera por është shumë e rëndësishme t’i rregulloni ato pasi kanë ndikim negativ në SEO.

Një nga mënyrat e renditjes së faqeve në motorëve e kërkimit është duke përdorur linqet. Kontrolloni për çdo link që nuk është funksional dhe rregullojini.

PËRGJIGJU