SHPËRNDAJE

 

Për të nisur një dyqan të suksesshëm të eCommerce, kërkesat e vetme janë një kompani e besueshme e hostimit, një pjesë e besueshme e softuerit/platformës që mund të shërbejë për t’i ekspozuar produktet, dhe më e rëndësishmja – një ide, produkt, vizion mbi të cilin duhet do të ndërtohet e ardhmja e biznesit tuaj.

Nëse keni arritur në pikën e tretë, mund të jetë një kohë e mirë për të parë disa këshilla dhe mënyra për të përmirësuar përvojën të dyqanit eCommerce, jo vetëm për veten tonë, por për asetet tona më të mëdha, që janë klientët dhe Konsumatorët.

1. Përqendrohuni te përvoja e konsumatorit

Çdo dyqan eCommerce është ndërtuar për konsumatorin, dhe vetëm për të. Në ditët e sotme nuk ka mungesë alternativash për produktet në internet, edhe nëse e jotja është mjaft e veçantë, por duke u bazuar mbi parimet e përvojës së përdoruesit, do të t’i beje ato të marrin një vendim përfundimtar të blerjes së një produkti ose jo. Për të arritur këtë ju duhet:

  • Një ndërfaqe e qartë dhe e dukshme e përdoruesit që shpjegon se çfarë bën faqja.
  • Menu dhe bare navigimi lehtësisht të aksesushme.
  • Faqe të pastra dhe të organizuara të produktit; foto, komente, çmime dhe përshkrime.
  • Një mënyrë e thjeshtë për të hyrë në portalin / platformën e mbështetjes së klientit.
  • Një tregues i qartë i prezencës së mediave sociale.
  • Faqe e shpejtë e ngarkimit ,minimizoni popups.

 

2. Investoni në Përvojën Mobile

Vitin e kaluar, një e treta e popullsisë së përgjithshme të internetit shpenzuan kohë duke shfletuar dyqanet eCommerce duke përdorur një telefon celular.  Ky numër pritet të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Herët ose vonë, celulari do të jetë përvoja kryesore e blerjes.

Në mënyrë që të optimizoni përvojën e përdoruesit mobile:

  • Bëjeni sa më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë që të jetë e mundur, dhe kjo përfshin një dizajn responsiv.
  • Përdorni ikona , shkrim të madh dhe kutitë e tekstit aty ku është e mundur.
  • Njoftime dhe paralajmërime të rëndësishme.
  • Butona lehtësisht të arritshme që nuk mbivendosen me dizajnin.

 

3. Kliko dhe BleJ

Me fjalë të tjera, mos e bëni proçesin e “check-out” të produkteve një makth. Gjëja e fundit që njerëzit duan të bëjnë është të kalojnë më shumë se 10 minuta duke u përpjekur që të blejnë diçka që janë të gatshëm për të paguar. Këtu janë disa këshilla për të përmirësuar përvojën tuaj të shikimit në dyqanin eCommerce:

  • Lejo opsionet e shumta të pagesës: PayPal, kartat e kreditit, depozitat bankare.
  • Shipping të porosive.
  • Qartësojini te gjitha kostot e konsumatorit para se të bëjë check-out.
  • Lejojini konsumatorët të blejnë pa u detyruar të regjistrohen në një llogari.

 

4. Përmirësoni cilësinë e fotografisë

Në një dyqan online, nuk ka produkte fizike për të prekur, ndier ose për të vëzhguar. Imazhet tuaja janë mënyra e vetme që përcjellin se si duket produkti dhe si funksionon ai. Ka sigurisht, përjashtime ku ngarkimet e videove janë gjithashtu të dobishme, por jo gjithkush mund të përballojë ose të ketë kohë për të prodhuar video me cilësi të lartë për të gjitha produktet e tyre. Përmbajtja vizuale është thjesht më e lehtë për tu kujtuar dhe krijon një shans shumë më të mundshëm të një blerjeje.

  • Mundohuni të tregoni të paktën 2-4 fotografi me cilësi të lartë të të gjitha produkteve tuaja dhe bëjeni atë në një mënyrë që të tregojë të gjitha këndet dhe aspektet e produktit. Kjo duhet të bëhet në të gjithë dyqanin.
  • Përshkruani cilat janë përparësitë e çdo produkti dhe vini imazhe specifike. Nëse po shisni fustan, tregoni 1 fotografi të një vajze të veshur me të.
  • Jep mundësinë për të parë se si duken të gjitha ngjyrat që ofroni. Bëni përvojën e klientit sa më fizik që të jetë e mundur.

 

5. optimizoni  motorët e kërkimit

Nëse i keni bërë të gjitha më lart dhe e ndiqni me vëmendjen tuaj të plotë, atëherë ajo cfare ju ngelet eshte integrimi në ‘SEO’, pasi përfundimisht – doni të arrini në një vend ku shumica e trafikut tuaj është organik.

  • Keni një faqe te levizshme ne mobile. Tani një faktor i rangimit në Google.
  • Keni aktivizuar HTTPS. Tani një faktor i rangimit në Google.
  • Krijo një strategji marketingu të përmbajtjes për faqen tuaj për të tërhequr vizitorë të rinj.

 

PËRGJIGJU