SHPËRNDAJE

Nëse keni një faqe interneti, padyshim do të donit të kishit shumë vizitorë. Për t’a bërë këtë nuk është një detyrë e vështirë, por duhet të investoni kohën tuaj. Ne kemi shpjeguar 5 mënyra se si faqja juaj të klikohet më shumë.

1. Përforconi rezultatet e kërkimit organik

Motorët e kërkimit janë bërë një mënyrë shumë e mirë për të mësuar gjithçka që duhet të dimë. Për konsumatorët, është një mjet për të bërë kërkime të shpejta.

Sipas disa studimeve, 81% e njerëzve kryejnë një lloj kërkimi në internet para se të bëjnë një blerje. Prandaj, është e domosdoshme që biznesi juaj të renditet në rezultatet e para të kërkimit. Nëse jo, ju rrezikoni që konkurrenca të rënditet para jush.

Keyword Planner nga Google është një burim i vlefshëm për kryerjen e kërkimeve për fjalet kyçe. Ju mund të zbuloni fjalë apo fraza të reja që përputhen me shërbimet tuaja dhe të ngushtoni listën tuaj të fjalëve me ato që kanë rëndësi.

Pas kërkimit për fjalët më të mira, përshtatini në faqen e internetit dhe prisni më shumë klikime me kalimin e kohës.

2. Zhvilloni Fushata Partnere

Partneritetet janë çelësi për rritjen e biznesit tuaj të vogël. Kur lidheni me partnerë biznesi, ju merrni qasje në burimet dhe audiencën e tyre. Kështu ju mund t’i shfrytëzoni këto asete për të ndikuar tek njerëz të shumtë.

Ju mund të krijoni partneritete me kompani me reputacion për të filluar fushatën tuaj të marketingut. Kjo do të ndihmojë përdoruesit të dinë më shumë për produktet dhe shërbimet tuaja, sepse do të kenë një platformë më të gjerë për të eksploruar ofertat tuaja.

Fushata juaj nuk duhet të jetë shumë komplekse. Ju mund të jeni partner me një biznes për të krijuar video në media sociale ose për të drejtuar një promovim ekskluziv.

Çfarëdo që të bëni, përmbahuni qëllimit në të mirë të biznesit tuaj. Sigurohuni që të gjitha promocionet të përfshijnë faqen tuaj te internetit. Një ide e mirë është dhe marrja e adresave të emailit të njerëzve për t’u dërguar atyre përditësime.

3. Reklama në mediat sociale

Bizneset e vogla veprojnë me buxhet të pakët. Ju nuk keni luksin për të shpenzuar para në çdo ide marketingu.

Megjithatë, shumica e bizneseve të vogla shpenzojnë buxhetet e tyre atje ku nuk ka vend për ekzekutimin e strategjive të rëndësishme.

Nëse jeni të gatshëm të rrisni faqen tuaj, biznesi juaj duhet të marrë në konsideratë testimin e reklamimit në media sociale.

Filloni me platformën e mediave sociale që audienca juaj përdor. Pastaj, përcaktoni buxhetin tuaj javor ose mujor.

Sigurohuni që të përdorni imazhe tërheqëse për syrin.

4. Merrni pjesë në komunitete në internet

Bota online shërben si një vend ku njerëz me interesa apo ide të ndryshme ndajnë perceptimet e tyre.

Një ide shumë e mirë është dhe pjesëmarrja në komunitetet online.

Pjesëmarrja në këto biseda rrit ekspozimin tuaj. Ju duhet të merrni pjesë në grupe që marrin shumë pikëpamje, diskutime dhe trafik.

5. Dërgoni email

Kompanitë zakonisht ekzekutojnë shumë taktika të tjera marketingu dhe harrojnë për abonentët e tyre të postës elektronike.

Hapi i parë është të vazhdoni të ndërtoni listën tuaj të postës elektronike. Ju mund të shtoni pop-ups në faqen tuaj duke i bërë vizitorët të japin adresat e tyre të postës elektronike në këmbim të një zbritje. Ose mund të inkurajoni ndjekësit tuaj të medias sociale që të regjistrohen për lajmet më të fundit.

Fokusohuni në dërgimin e postës elektronike me përmbajtje të vlefshme. Mesazhi duhet të tërheqë audiencën dhe të çojë në klikime.

PËRGJIGJU