Një faqe interneti jo e mirë mund të jetë e dëmshme për biznesin tuaj kështu që ju do të dëshironi të shmangni sa më shumë gabime të mundeni në krijimin e tyre. 75% e konsumatorëve pranojnë se gjykojnë kredibilitetin e një biznesi bazuar në dizenjimi e faqes qe vizitojnë kështu që ju do të dëshironi të siguroheni të lini përshtypjen më të mirë të mundshme.
Ne kemi renditur 10 gabime që ju mund shmangni kur vendosni të krijoni faqen tuaj të internetit:
1. Informacion i vjetër i biznesit
Nëse nuk mbani një informacion të saktë të biznesit tuaj, atëherë mund të humbisni shumë vizitorë dhe klientë potencialë. Kur klientët shikojnë në kontaktin/informacionin e biznesit, ato presin që të jetë i saktë dhe nëse ato kontaktojnë një adresë emaili që nuk është më në përdorim ose nje numer telefononi që nuk i takon biznesit tuaj, klientët do të jenë të frustruar dhe ka shumë të ngjarë të mos përdorin shërbimet tuaja ose ta vizitojnë faqen tuaj të internetit përsëri. Shmangni gabimin e përdorimit të informacionit të vjetër të biznesit dhe vizitorët tuaj do t’ju falënderojnë për të.
2. Shumë tekste
Një mur gjigant teksti mund të trembë lexuesit. Shumica e njerëzve në internet dëshirojnë përgjigjet e tyre të jenë të menjëhershme dhe nuk duan të kërkojnë mes paragrafëve të gjatë për t’i marrë ato. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të kesh artikuj të thelluar, por duhet të ndërthurësh tekstin me paragrafë, tituj dhe imazhe të vogla, aty ku është e aplikueshme.
3. Imazhe jo të mira
Duke pasur fotografitë të dobëta të produktit në faqen tuaj mund të jetë një gabim i madh dhe do ju kushtonte shumë vizitorë, konsumatorë. Imazhet mund të jenë shumë të dobishme për faqen tuaj te internetit, por ato gjithashtu mund të shkaktojnë shumë probleme.
Nëse nuk i optimizoni imazhet tuaja dhe i ndryshoni ato, ato mund ta bëjnë faqen tuaj të internetit të ngadaltë dhe të ulin renditjen tuaj ne rezulatatet e kërkimit.
4. Të jesh shumë imponues
Shitësit imponues shpesh mund të rrënojnë përvojën e blerjeve dhe të largojnë konsumatorët potencialë. E pra, i njëjti efekt mund të ndodhë në faqen tuaj në internet, nëse vazhdimisht i shtyni produktet tuaja tek vizitorët. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të reklamoni fare në faqen tuaj, por ju duhet të keni përmbajtje që është informative ose interesante.
5. Kohë të ngadalshme të ngarkesës
Njerëzit në internet presin që një faqe interneti të ngarkohet në 2 ose më pak sekonda dhe ato janë gati të largohen nëse merr më shumë kohë ngarkimi. Durimi nuk është diçka që mund të presësh nga përdoruesit në internet, kështu që më mirë të bëni atë që mundeni për të përshpejtuar faqen tuaj te internetit. Hiqni shtojcat e panevojshme dhe të përdorni cache në shfletuesit tuaj.
6. Asnjë thirrje për veprim
Pa marrë parasysh se çfarë lloj përmbajtjeje ju po postoni, gjithmonë duhet të keni një lloj thirrjeje për veprim. Në përmbajtjen tuaj, duhet të keni diçka që njerëzit mund të shtypin në mënyrë që të përmbushin direkt qëllimin e vizitës së asaj faqeje. Mundohuni të mos përdorni pop-ups që shfaqen kur një lexues është në mes të një artikulli pasi këto mund të jenë të bezdisshme dhe të dyshimta.
7. Mospërputhja në dizajnin e faqes
Dizajni i faqes suaj të internetit tregon se si njerëzit fillimisht do të gjykojnë besueshmërinë e uebsajtit tuaj. Një dizajn jo i mirë i faqes së internetit mund të dëmtojë SEO tuaj dhe renditjen e përgjithshme në motorët e kërkimit.
Ju duhet te siguroni që faqja juaj e internetit duhet të përgjigjet dhe të përshtatet me çfarëdo platforme ose pajisjeje që vizitori po përdor.
Për fat të mirë ka shumë ndërtues të mirë në internet që vijnë me çmime të volitshme dhe nganjëherë madje edhe falas. Shumica e hosteve të internetit, përfshirë Webhost ofrojnë një ndërtues të internetit në planet e tyre të pritjes.