Pavarësisht të gjitha gjërave që ju nevojiten për të marrë faqen tuaj në internet, është e rëndësishme të përcaktoni qëllimet tuaja. Duke bërë këtë, ju zbuloni cilat kërkesa janë më të rëndësishme për faqen, në mënyrë që të mund të bëni një plan gjithëpërfshirës, i cili do t’ju çojë me sukses në vijën e finishit.
Cilat janë gjërat që duhet të marrim në konsideratë?
Ashtu sikur nisni një biznes, nisja e faqes suaj të internetit duhet të fillojë me një plan. Përcaktimi i gjërave kyç që fillim ju kursen shumë kohë, energji dhe burime në tërë proçesin e ndërtimit të faqes. Ndërkohë që çdo biznes është ndryshe, ne kemi listuar tri pika kyçe që duhet të keni parasysh kur të përgatiteni për të krijuar uebsajtin tuaj.
1. Përcaktoni qëllimet tuaja.
Para se të filloni të zgjidhni një problem, fillimisht identifikoni se çfarë synoni të realizoni.
Për shembull: Çfarë lloj faqeje dëshironi? A duhet të shërbejë kryesisht për të paraqitur informacion? A duhet ky informacion të ndryshojë rregullisht? A do të shesë faqja ime një produkt në internet?
Gjithashtu merrni në konsideratë se çfarë ndryshimesh mund të ndodhin me kalimin e kohës. Pyesni veten se çfarë planesh afatgjata ekzistojnë për biznesin tuaj. Përgjigja ndaj pyetjeve si këto, është hapi i parë drejt përcaktimit të llojit të faqes që duhet të ndërtojni.
2. Kuptoni mesazhin dhe audiencën tuaj.
Faqja juaj e internetit do të paraqesë një mesazh për çdo vizitor , prandaj është e rëndësishme të mendoni për atë që ju dëshironi të komunikoni. Mesazhi që do planifikoni do t’ju ndihmojë të identifikoni jo vetëm audiencën tuaj të synuar, por do të ndikojë dhe në pamjen e faqes suaj, dizajnin, përmbajtjen, prezantimin, etj. Siguroni që mesazhet tuaja të jenë të qarta, koncize dhe të kuptueshme.
Një teknikë e mirë për të marrë ide të reja është të studioni faqet e internetit të bizneseve të tjera që përpiqen të arrijnë qëllime të ngjashme me ju. Vizitoni këto faqe dhe pyetni veten: Cili është qëllimi i kësaj faqeje interneti? Çfarë po shesin? A është mesazhi i qartë? A më bindi te interesohesha më teper? Një faqe interneti e mirë duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet menjëherë këtyre pyetjeve.
3. Përcaktoni Kohën dhe buxhetin.
Është e rëndësishme që të kemi një vizion të qartë të faqes së internetit tuaj, por mos harroni kufizimet në faktorët realë. Jini realistë për buxhetin tuaj dhe sasinë e kohës që duhet të investoni në ndërtimin e faqes. A do ta ndërtoni vetë? A do të ketë veçori e-commerce ? Mos harroni të listoni dhe koston e hostit, emrat e domainit, dhe reklamat.
Ne rekomandojmë që t’i listoni të gjitha këto faktorë të ndryshëm, paraprakisht, bazuar në buxhetin tuaj. Vendimet mund të ndryshojnë në varësi të prioriteteve.
Duke i marrë vërtet në konsiderate këto 3 sugjerime, ju do të jeni më të pajisur për të hartuar një plan. Dhe mbani mend, sa më i detajuar të jetë plani juaj, aq më të pakta janë gjasat që të keni pengesa ndërsa vazhdoni.