Si funksionon Domain propagation?
Keni menduar të sillni ide të reja në strategjinë e faqes suaj? Keni gjetur emrin e ri he të përsosur të një domain për faqen tuaj te internetit dhe mendoni gjithashtu të ndryshoni kompaninë tuaj të hostimit? Ju posedoni ide dhe motivim të madh për atë që ju mendoni të bëni dhe jeni gati për të filluar.
Sapo keni regjistruar domain-in tuaj të ri, keni publikuar faqen tuaj, por kur shkoni për të tërhequr URL-në për të kontrolluar atë … faqja juaj nuk ndodhet aty . Domain Propagation , proçesi i transferimit të një domain në një pronar të ri, merr pak kohë. Ju duhet që të prisni rreth 24 deri në 48 orë përpara se të kryeni kalimin e plotë dhe faqja juaj të fillojë të shfaqet në domain-in tuaj të ri. Është një pengesë e vogël, por funksionon në atë mënyrë për një arsye.
Çfarë është Domain Propagation ose DNS Propagation?
Domain Propagation, gjithashtu e quajtur shpeshherë si DNS Propagation, është proçesi i përditsimit të çdo serveri në të gjithë rrjetin me informacione të reja. Ekzistojnë një numër shumë i madh i serverëve që kërkojnë përditësime , dhe si pasojë, ka një vonesë kohore në mes kur ndryshimi është bërë dhe kur të gjithë serverave u duhet të regjistrojnë këtë ndryshim.
Si punojnë serverat e DNS?
Serverat DNS bëjnë të mundur punën e përkthimit të adresës IP në emrat e domain-eve. Kjo bëhët për t’ju lehtësuar ju dhe vizitorëve tuaj, në mënyrë që të gjejnë faqjen tuaj të internetit me një emër të lehtë për t’u memorizuar , p.sh www.webhost.al, por në të vërtetë kjo adres ndodhet në një adresë numerike IP pak më të vështirë për t’u kujtuar, që duket diçka si 123.456 .789.101.
Çdo herë që ju shkoni në një faqe interneti, një server DNS po merr emrin e domain-it që shkruani dhe përpunon adresën numerike që ai ka për t’ju dërguar në vendin e duhur. Është një proçes që punon shumë shpejt dhe pa ndërprerje, që nuk ju lë kohë të mendoni sesi ndodh kjo gjë . I vetmi proçes që merr pak kohë ,është kur ju bëni ndryshime në serverat e DNS.
Çfarë ndodh gjatë një ndryshimi në serverat e DNS?
Kur ju ndryshoni kompaninë tuaj të hostimit , ose ndryshoni emrin tuaj të domain-it, çdo server i DNS në botë duhet të regjistrojë këtë informacion përpara se ata të dinë se si të përkthejnë siç duhet emrin e domainit në adresën e duhur IP.
Ajo që ndodh është se servera të ndryshëm do të marrin informacionin e ndryshuar në kohë të ndryshme, prandaj ekziston mundësia që ti të shkruash emrin e domain dhe të shohësh faqen tënde të re në vendin e duhur, ndërsa një miku juaj diku tjetër është duke parë ende informacionet tuja të vjetra .
Mund të ngjajë si një situatë konfuze, por është një problem i përkohshëm. Pak nga pak gjatë dy ditëve të ardhshme, mund të besoni që të gjithë serverat DNS do të marrin memo dhe do të regjistrojnë përditësimin.
Shënim: Ja vlen të jeni të vetëdijshëm se shfletuesit(browser) shpesh do të ruajne informacionin (cache) që marrin nga faqet e internetit të caktuara, kështu që edhe pas një përditësimi të serverit DNS, përdoruesit mund të tju duhet ti bejnë re-load përsëri faqes ose të pastrojnë cache-in e shfletuesit të tyre për të parë faqen e internetit të saktë.
Si mund të infromohem se DNS Propagation ka përfunduar?
Kjo është e ndërlikuar, sepse, siç e përmendëm edhe më lart, serveri juaj DNS mund të regjistrojë përditësimin përpara se miku juaj të bëjë. Pra, nuk mund të supozosh që sapo të fillosh të shohësh faqen tënde në domain-in e ri, të gjithë të tjerët do të jenë gjithashtu. Një ide e mirë për të parë nëse domain propagation ka përfunduar , është të përdorni disa mjete për të kontrolluar sesi duket faqja juaj e internetit nga vende të ndryshme në botë.(Si për shembull në këte link)
Është jo e rehatshme të presësh të jesh gati për të nisur uebfaqen tënde të re ose të ndryshosh thjesht emrin e domain , por përditësimi do të hyjë në fuqi shumë shpejt. Keni pak durim dhe dijeni se faqja juaj do të ekzistojë në mbarë botën brenda disa ditëve.