SHPËRNDAJE

Ndryshimi i domain-it nuk është i lehtë.Ka disa raste kur duhet  ndryshuar. Webhost.al ju vjen në ndihmë për të blerë domain me çmime shumë të arsyeshme.

Këto  janë arsyet që duhen marrë parasysh

1. Njerëzit nuk mund të shqiptojnë domain-in tuaj

Disa fjalë është vështirë t’i shqiptosh.Një domain i vështirë për t’u shqiptuar nuk është një ide e mirë për biznesin tuaj.Gjithashtu njerëzit do ta kenë  të vështirë për t’a kujtuar.Ne j’u rekomandojmë domain të thjeshtë dhe të lehtë për klientët tuaj.

2. Domain-i  juaj është shumë i gjatë

Domain-i juaj është i gjatë? Nëse po, jemi të sigurtë se jeni lodhur nga shtypja e shumë shkronjave  kur blini gjëra online ose regjistroheni për shërbime. Kështu ndihen dhe klientët tuaj.

Keni një emër domain-i problematik ose thjesht dëshironi t’a ndryshoni? Ne e kemi zgjidhjen! Mund të kërkoni për domain tjetër në Webhost.al.Jemi të gatshëm për t’ju dhënë disa ide të vlefshme.

3.Bashkimi i fjaleve që nuk japin  kuptim

Pa hapësirë, emri i domain-it për biznesin tuaj mund të nënkuptojë diçka krejt ndryshe nga ajo që keni menduar fillimisht.Kur ndryshoni emrin e domain-it, sigurohuni që të zgjidhni një kombinim të fjalëve që nuk do të kenë një kuptim të dytë.

4.Emri i domain-it i ndryshëm nga qëllimi

Duhet të ketë një lidhje midis emrit të domainit dhe produktit (ve) dhe shërbimit (shërbimeve) që ju ofroni.Mundohuni të gjeni një emër që përshkruan qëllimin e biznesit tuaj.

5.Gabimi me extension

Nëse emri i domain mbaron me .net, .org ose diçka  tjetër  ekziston mundësia që  domaini .com të ketë qënë i zënë. Shumica e njerëzve kur mendojnë  një emër domain, supozojnë se ajo përfundon me .com. Ju mund të humbni vizitorë dhe klientë potencialë pikërisht nga kjo.Mendoni një emër tjetër për domain-in tuaj me prapashtesën .com

 

 

 

PËRGJIGJU