SHPËRNDAJE

Faqja juaj e internetit është shumë e rëndësishme për biznesin tuaj. Pa të, ju mund të humbisni klientët potencialë dhe si rrjedhojë të humbisni të ardhura.

Në këtë artukull kemi listuar 5 faqe që çdo website duhet t’i ketë.

1. Faqja kryesore (Homepage)

Faqja kryesore është ajo faqe ku ndodhin të gjitha veprimet. Është gjëja e parë që vizitorët shohin dhe përcakton nëse një individ do të qëndrojë në faqe apo do të largohet.

Vizitorët duhet të kuptojnë qartë qëllimin e faqes suaj në vetëm disa sekonda. Kujdesuni që ata të shohin logon tuaj dhe një buton të thirrjes për veprim(BLI TANI,POROSIT etj).

Shmangni mbingarkimin e faqes tuaj me imazhe të shumta, të parëndësishme. Përfaqësoni mirë biznesin tuaj duke përdorur një dizajn të thjeshtë. Lexoni artikujt e mëposhtëm për të marrë më shumë informacion.

2. Faqja Rreth Nesh

Faqja Rreth Nesh është një nga faqet më të rëndësishme. Kjo faqe është një mundësi ku vizitorët tuaj të njohin më mirë kompaninë. Ju mund të prezantoni veten dhe llojin e biznesit që bëni. Kështu klientët apo vizitorët do t’a njohin më mirë kompaninë tuaj.

Zakonisht vizitorët e faqeve kërkojnë që të kenë një përgjigje për pyetjet e tyre si psh:

  • Nëse është një biznes privat, publik ose familjar?
  • A është një kompani e madhe apo e vogël?
  • Cilat janë vlerat themelore të kompanisë?
  • Cila është historia e kompanisë?
  • Kush është krijuesi i kompanisë?
  • Çfarë e bën kompaninë të veçantë?

Konsideroni përshtatjen e faqes Rreth Nesh në bazë të nevojave të audiencës.

Si të perfeksiononi faqen ‘Rreth Nesh’

3. Faqja e Produkteve ose Shërbimeve

Faqja e produkteve dhe shërbimeve është thelbësore për cdo faqe interneti. Qëllimi i saj është të konvertojë një vizitor të rastësishëm në një blerës të shpeshtë. 55% e njerëzve shpenzojnë më pak se 15 sekonda në një faqe të caktuar. Kjo është arsyeja se pse faqja e produkteve apo shërbimeve duhet të jetë e mrekullueshme.

Fotot e produkteve luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm. Nëse dëshironi mund të vendosni një video të shkurtër për të përforcuar përvojën vizuale.

 4. Blog

Blog-u paraqet një platformë kryesore për markën tuaj. Ju mund të shfaqni përditësimet e produkteve apo shërbimeve, tendencat e fundit, dhe t’u përgjigjeni pyetjeve të blerësve.

Blogu duhet të kapë vëmendjen e vizitorëve.

Postimet tuaja të duhet të jenë me cilësi të lartë. Me kalimin e kohës, mund të bëheni të njohur si një burim që siguron informacion të qëndrueshëm dhe të dobishëm.

Mundohuni që ne blog të mos përdorni çdo postim tuajin për të shitur produktet apo shërbimet që ofroni. Konsumatorët shpejt do të mërziten dhe do të vizitojnë faqen e konkurrentëve tuaj. Përkundrazi, ofroni zgjidhje dhe frymëzojini ata.

5. Faqe Kontakti

Komunikimi ndihmon në krijimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tuaj. Ju mësoni nevojat dhe dëshirat e tyre në lidhje me produktet apo shërbimet tuaja.

Mendojeni faqen tuaj të kontaktit si një mënyrë për të mbështetur klientët. Prioriteti është të ofroni një shërbim të shkëlqyer, pavarësisht nga arsyeja e vizitorit.

Në varësi të llojit të biznesit tuaj, ju mund të postoni adresën fizike, adresën e emailit ose numrin e telefonit.

PËRGJIGJU