SHPËRNDAJE

Ka shumë faqe interneti që krijohen çdo ditë. Ndërtimi i një faqe interneti kërkon kujdes në mënyrë që rezultati përfundimtar të jetë i kënaqshëm. Problemi është se shumica e harrojnë se faqja e internetit duhet krijuar për nevojat e përdoruesve.

Në këtë artikull do të tregojmë gabimet më të shpeshta në web design.

Nuk ka dizajn të përshtatshëm

Dizajni i përshtatshëm është renditur si tipari më i rëndësishëm për një faqe interneti.
Ndonjëherë ky fakt duket i parëndësishëm, por  dizajni i përshtatshëm e bën faqen tuaj të internetit të arritshme për të gjithë pa marrë parasysh pajisjen e përdoruesve..
Vizitorët që shohin faqen tuaj në desktop, smartphone kanë një eksperiencë që është optimizuar për pajisjen e tyre, e cila është e rekomanduar dhe nga Google.

Faqja e internetit është e ngadaltë.

Nëse zgjat më shumë se katër sekonda për t’u ngarkuar plotësisht,atëherë faqja është shumë e ngadaltë.

Google konstatoi se 70% e faqeve të internetit zgjasnin shtatë sekonda ose më shumë për t’u ngarkuar.

Ata gjithashtu zbuluan se sa më e ngadaltë të jetë, aq më shumë ka gjasa që një përdorues të largohet.

Zgjedhja e një shkrimi të paqartë

Shkrimet e dorës dhe simbolet mund të jenë të vështira për t’u lexuar. Hidhni një sy këtij mesazh.
Mund ta lexoni?

Shkrimet që janë të paqartë ose të vështira për t’u lexuar zvogëlojnë rikthimin e vizitorëve.

Paraqitja e shumë reklamave

Reklamat bëjnë para, por ata gjithashtu heqin vëmendjen nga përmbajtja e faqes suaj.

Imazhe shumë të mëdha

Nëse faqja juaj ka shumë imazhe të mëdha, mund të jetë e ngadaltë në ngarkim dhe në lëvizje.

Cilësi e dobët imazhesh

Imazhet me cilësi të dobët duken aspak profesionale. Gjithashtu ulin besimin dhe te vizitorët.

Nëse dëshironi të punoni me imazhe, përdorni formatet e zakonshme të skedarëve si PNG, JPEG dhe GIF (qëndroni larg nga TIFF).

Një rregull i mirë është që përmasat e imazhit që doni të shfaqni të jenë optimizuar për dimensionet që do të përdoren, si dhe për rrjetin social që dëshironi të ndani imazhet në. Përdorni një CDN nëse jeni duke shpresuar për të rritur shpejtësinë e faqes.

Shumë Tekst

Paragrafët në faqen e internetit duhet të jenë të shkurtër dhe drejt e në temë.

Shumica e njerëzve preferojnë të shikojne imazhet në vend që të lexojnë të gjithë përmbajtjen.



Nëse jeni të interesuar për të marrë më shumë informacion lexoni artikujt e mëposhtëm:

  1. Zgjedhja e ngjyrës së duhur për dizajnin e faqes time
  2. Trendet e 2019-ës për Web Design
  3. 7 Trende në Web Dizajn që të gjithë duhet të dinë

PËRGJIGJU