SHPËRNDAJE

Programet e biznesit po ndryshojnë çdo ditë. Mund te shihni sot në treg aplikacione që nuk ekzistonin një javë më parë dhe të tjera që janë në dispozicion sot, nuk do të jenë në të ardhmen. Mbajtja e opsioneve të ndryshme për faqen e kompanisë tuaj është një detyrë e madhe dhe dështimi për të rinovuar mjetet tuaja mund t’i japë konkurrencës një avantazh.

Zgjidhja? Një proçes që ju lejon të krahasoni lehtësisht aplikacionet e reja me bazë në internet me softuerin aktual të kompanisë suaj.

1. Shënoni dobësitë tuaja

Nëse keni një kombinim të aplikacioneve të uebit që përgjithësisht punojnë për ju, mund të qëndroni me atë që mendoni se po funksionon për ju. Në një periudhë afatshkurtër, kjo qasje nuk është problem, sepse nuk doni të shpenzoni shumicën e madhe të kohës së testimit të softuerit tuaj. Mbani shenim shqetesimet tuaja, dhe bëni një plan se si mund ta përmirësoni për një periudhe afatgjatë.

  • Kurdoherë që keni një bug’, shtojeni në listë
  • Sa herë që të keni nevojë për një veçori të re nga aplikacionet tuaja ekzistuese, shkruajeni.
  • Sa herë që duhet të përsërisni një sasi të madhe të punës, bëni një shënim.

2. Ndërtoni një listë të integrimeve tuaja të preferuara.

Lidhja e një aplikacioni me një tjetër mund të nënkuptojë kopjimin e të dhënave nga një vend në tjetrin manualisht dhe lëvizja automatike e të dhënave mes sofuerëve që ju përdorni.

Një nga avantazhet më të mëdha e të punuarit me Aplikacionet Web është se shpesh mund të integroni mjetet në mënyrë qe t’i bëni ato më të fuqishme.

Mbajtja e një liste të dëshirave të integrimit të programeve mund të përshpejtojë vendimin tuaj nëse do të merrni ose jo një aplikacion të caktuar. Nëse nuk mund të lidhësh një aplikacion të ri me mjetet që po përdorni aktualisht,  zhvendosja e së dhënave ndoshta nuk do të jetë efikase.

3. Lexoni rreth të rejave të aplikacioneve

Nëse nuk jeni të updatuar me mjetet më të reja që dalin në treg, do ta keni më të vështirë të vendosni se çfarë të provoni. Kështu shtoni disa bloge të teknologjisë në rutinën tënde të leximit për t’u siguruar që po njiheni me aplikacionet më të reja.

4. Lini mënjanë kohën e testimit

Para se të vendosni të angazhoni një aplikacion të ri dhe të paguani shpenzimet për të lëvizur plotësisht biznesin tuaj në një platformë të re, provoni. Testimi nuk nënkupton vendosjen e një llogarie të kotë duke klikuar rreth 5 minuta në të, edhe pse mund të vendosni shpejt nëse një mjet i caktuar është një përshtatje e mirë, ose jo.

Investoni pak kohë dhe sillni disa të dhëna reale nëse mundeni. Shumë aplikacione do t’ju japin një periudhë prove falas, të cilat do t’ju lejonë pak kohë për ta trajtuar atë softuer si të ishit një përdorues i rregullt. Në këtë mënyrë, ju do të jeni 100% te sigurtë në atë softuer para se të regjistroheni si përdorues i plotë.

PËRGJIGJU