Ndryshimi i domain-it nuk është i lehtë.Ka disa raste kur duhet ndryshuar. Webhost.al ju vjen në ndihmë për të blerë domain me çmime shumë të arsyeshme.
Këto janë arsyet që duhen marrë parasysh
1. Njerëzit nuk mund të shqiptojnë domain-in tuaj
Disa fjalë është vështirë t’i shqiptosh.Një domain i vështirë për t’u shqiptuar nuk është një ide e mirë për biznesin tuaj.Gjithashtu njerëzit do ta kenë të vështirë për t’a kujtuar.Ne j’u rekomandojmë domain të thjeshtë dhe të lehtë për klientët tuaj.
2. Domain-i juaj është shumë i gjatë
Domain-i juaj është i gjatë? Nëse po, jemi të sigurtë se jeni lodhur nga shtypja e shumë shkronjave kur blini gjëra online ose regjistroheni për shërbime. Kështu ndihen dhe klientët tuaj.
Keni një emër domain-i problematik ose thjesht dëshironi t’a ndryshoni? Ne e kemi zgjidhjen! Mund të kërkoni për domain tjetër në Webhost.al.Jemi të gatshëm për t’ju dhënë disa ide të vlefshme.
3.Bashkimi i fjaleve që nuk japin kuptim
Pa hapësirë, emri i domain-it për biznesin tuaj mund të nënkuptojë diçka krejt ndryshe nga ajo që keni menduar fillimisht.Kur ndryshoni emrin e domain-it, sigurohuni që të zgjidhni një kombinim të fjalëve që nuk do të kenë një kuptim të dytë.
4.Emri i domain-it i ndryshëm nga qëllimi
Duhet të ketë një lidhje midis emrit të domainit dhe produktit (ve) dhe shërbimit (shërbimeve) që ju ofroni.Mundohuni të gjeni një emër që përshkruan qëllimin e biznesit tuaj.
5.Gabimi me extension
Nëse emri i domain mbaron me .net, .org ose diçka tjetër ekziston mundësia që domaini .com të ketë qënë i zënë. Shumica e njerëzve kur mendojnë një emër domain, supozojnë se ajo përfundon me .com. Ju mund të humbni vizitorë dhe klientë potencialë pikërisht nga kjo.Mendoni një emër tjetër për domain-in tuaj me prapashtesën .com