SHPËRNDAJE

Për shumicën e njerëzve, shpejtësia e faqeve zakonisht është një pasqyrim i Ofruesit të Shërbimeve të Internetit, dhe kurrë nuk është menduar si një çështje e brendshme e faqes suaj. Ndërkohë që paketat e internetit luajnë një rol në sa shpejt ngarkohet faqja juaj, ekziston një listë e faktorëve që përcaktojnë sa shpejt shfaqet përmbajtja në shfletuesin e dikujt.

Cilat faktorë përcaktojnë shpejtësinë e faqes?

  • Vendi i hostimit: Vendi ku ju hostoni faqen tuaj luan një rol masiv kur është fjala për përvojën e konsumatorit.
  • Imazhe të mëdha: Ekziston një dallim i madh midis rezulucionit së nevojshem për imazhet e printuara dhe ato qe perdoren per web. Ne përgjithësi, 1000 pixel në 72 dpi duhet të plotësojnë nevojat tuaja; megjithatë, madhësia e skedarëve më të mëdhenj gjithashtu mund të kompresohet në mënyre që të hiqen të dhënat e panevojshme.
  • Media e jashtme: Futja e videove dhe përmbajtjeve të tjera nga YouTube është një ide e mirë, por sigurohuni që të jenë aq të mëdha sa madhësia e kuadrit tuaj.
  • Mos optimization për disa shfletues: Faqja juaj e internetit do të shfaqet ndryshe në çdo shfletues dhe pajisje interneti. Nëse faqja juaj e internetit është duke punuar mirë në Google Chrome, por nuk funksionon siç duhet në Safari është një probem. Renditja juaj në rezultatet e kërkimit do të ulet.
  • Shumë reklama: Numri i madh i reklamave mund të ngadalësojnë performancën e faqes suaj, prandaj përdorni vetëm ato që i konsideroni më të rëndësishme.
  • Tema juaj: Nëse po punoni në WordPress ose në një tjetër ndërtues faqeje, tema që keni zgjedhur mund të ketë një kod kompleks i cili shton kohën tuaj të ngarkesës.
  • Shtojcat: Shtojcat(widgets) mund të kenë një kod shumë të dendur që kërkon fuqi të konsiderueshme të përpunimit.
  • Kodi: Nëse HTML ose CSS juaj është shumë i rëndë, kjo do të ulë shpejtësinë e faqes suaj.

Si të përcaktohet nëse faqja juaj po ngarkohet ngadalë:

Për fat të mirë, ka disa mjete të akredituara në internet që ndihmojnë ju në gjetjen e pikave të dobëta në faqen tuaj te internetit.

Rekomandimi jonë i parë do të ishte PageSpeed ​​Insights nga Google.

Disa burime shtesë për të analizuar shpejtësinë e faqes tuaj përfshijnë:

Mjetet e Webmasterit të Google për të kontrolluar kohën e ngarkimit të faqes suaj.

Praktikat më të mira të shpejtësisë së faqes Për SEO

Për të përmbushur praktikat më të mira të Google për shpejtësinë e faqes, zbatoni pikat në vijim:

  • Aktivizoni kompresimin
  • Optimizoni CSS-në, Javascript dhe HTML
  • Reduktoni ridrejtimet
  • Përdorni cache
  • Përmirësoni kohën e përgjigjes së serverit
  • Optimizoni imazhet

 

 

PËRGJIGJU