SHPËRNDAJE

Fillimi i një dyqani në internet është më i lehtë se kurrë këto ditë.

Por, në mënyrë që të mbetesh i suksesshëm, dyqani juaj e-commerce  ka nevojë për shumë gjëra. Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë disa nga gjërat që ju nevojiten, në mënyrë që të maksimizoni shanset për sukses.

     Elementë Front-End

“Front-end” janë gjërat në faqen tuaj të internetit që klientët mund të shohin. Ju do të duhet të fitoni besimin e klientëve tuaj kur ata blejnë gjëra nga dyqani juaj. Kjo kërkon kohë dhe vëmendje maksimale.

Le të hedhim një vështrim në disa nga mjetet dhe teknikat që mund të ndihmojnë në ndërtimin e këtij besimi dhe të çojë në maksimizimin e shitjeve.

-Kontakt info

Sa më shumë mënyra se si një klient mund t’ju arrijë, aq më mirë. Ju duhet të shfaqni në mënyrë të dukshme adresën tuaj, numrin e telefonit dhe emailin në fund të çdo faqeje.  

Listimi i një numri telefoni në faqen tuaj ju siguron klientëve të flasin me një person për të marrë ndihmë me lidhje me porosinë e tyre.

-Live chat

Chat Live lejon klientët të bëjnë pyetje dhe të marrin një përgjigje në çast. Nëse ata nuk mund të marrin informacionin që ata kanë nevojë për një produkt në faqen tuaj, ata do t’a blejnë atë nga një konkurrent i juaji. Me live chat, ata shpejt mund të marrin përgjigje për pyetjet e tyre dhe ju keni më shumë gjasa t’i mbani si kliente të ardhshëm.

Shërbimet live chat integrohen me shumicën e platformave të tregtisë elektronike.

Ju mund të vendosni chatin e drejtpërdrejtë të jetë aktiv gjatë orëve të rregullta të punës, 24/7, ose një afati tjetër kohor .

-Subscribe

Subscribe është një leje nga një klient i cili i jep të drejtën shitësit të dërgojë email, informacione apo mesazhe. Kjo është metoda më e përdorur në përgjithësi nga shumica e firmave. Si fillim klientët vendosin email-in e tyre dhe në të ardhmen ata marrin çdo email apo informacion që shitësi dërgon. Kjo metodë bën që blerësit të marrin informacion të vazhdueshëm nga dyqani.

-Braktisja e karrocave

 Më shumë se gjysma e të gjithë njerëzve që vendosin diçka në karrocën e tyre të blerjeve online nuk e kryejnë procesin. Ata vlerësojnë  dyqanin, shpërqendrohen ose habiten nga tarifat e larta të transportit.

Cilado qoftë arsyeja, disa konsumatorë mund të kenë nevojë për një nxitje për të përfunduar një blerje. Disa platforma e-commerce ofrojnë lajmërime automatike me email për njerëzit që nuk kanë përfunduar blerjen.

-Cilësia e fotove dhe përshkrimet

Një foto vlen sa një mijë fjalë. Njerëzit do t’i besojnë dyqanit tuaj dhe produkteve tuaja nëse keni imazhe të mira produkti. Kjo do të thotë se fotot dhe grafika duhet të jenë me rezolucion të lartë.

Përshkrimet duhen të jenë të qarta dhe të sakta. Jepni klientëve të gjitha detajet që ata kanë nevojë për të marrë një vendim që çon drejt blerjes.

PËRGJIGJU