SHPËRNDAJE

Para disa kohësh u kërkuam lexuesve tanë që të votonin duke zgjedhur faktorët më të rëndësishëm në një shërbim hostimi. Ata votuan për ‘çmimin’, ‘suportin’, ‘lehtësia në përdorim’, si dhe kritere të tjera që në thelb përbëjnë një shërbim cilësor hostimi.

Ky shkrim ndërton mbi ato faktorë dhe njëherazi ju ndihmon të kuptoni karakteristikat dhe faktorët e tjerë që duhet të konsideroni kur jeni duke zgjedhur llojin e duhur të hostimit për faqen tuaj në internet.

Pavarësisht emërtimeve që kompanitë e ndryshme mund t’i vendosin paketave të tyre të hostimit, këto janë kategoritë kryesore të llojeve të hosteve nga të cilat ju mund të zgjidhni:

Hostim falas (free hosting)

Nëse ju jeni duke kërkuar të hapni një faqe personale apo faqe ‘për qejf’ për të cilën nuk dëshironi të shpenzoni, atëherë ‘hostimet falas’ janë një alternativë mjaft e mirë. Shumica e personave që sot mund të menaxhojnë faqe dhe servera të dedikuar, në shumicën e rasteve kanë filluar me hoste falas si p.sh. te Blogspot.com, WordPress.com, Tumlr.com, Weebly.com, etj.

Këto lloj hostesh shpesh herë ofrojnë edhe një program bazë menaxhimi të përmbajtjes (CMS) dhe faqosje të gatshme për dizenjimin e faqeve (template) që ju lejon të krijoni shumë lehtë faqet dhe postimet që dëshironi.

Disavantazhi është që, zakonisht, faqja juaj është një zgjatim ose nën-domain i domain name-it kryesor të faqes si p.sh.: faqjajuaj.blogspot.com apo wordpress.com/faqjajuaj, etj. Disavantazhi tjetër është fakti që kompania që e ofron këtë lloj hostimi, e mbush faqen tuaj me reklamat e veta!

 

Hostim i përbashkët (shared hosting)

Ky është edhe lloji më i përhapur i paketave të hostimit që ju do të gjeni. Pjesa kryesore e kompanive që ofrojnë çfarëdo lloj hostimi, ofrojnë një apo disa formate të paketave të ‘hostimit të përbashkët’.

Hostimi i përbashkët nënkupton që një server hoston më shumë se një faqe interneti. Shpesh bëhet fjalë për dhjetëra faqe të hostuara në të njëjtin server.

Këto lloj konfigurimesh janë më lira për t’u blerë dhe relativisht më të lehta për t’u menaxhuar nga ana e kompanisë që i ofron ato.

Nëse ju keni një faqe që e keni hapur falas diku apo jeni duke menduar për të krijuar faqen tuaj të parë, atëherë këto lloj hostesh janë opsioni më i mirë për fillimet e eksperiencës tuaj virtuale pasi kanë mjaft lehtësira në menaxhim dhe mbi të gjitha janë nën emrin tuaj. Një avantazh tjetër është kosto relativisht e lirë e këtyre lloj hostimesh të cilat janë ideale për shumicën e faqeve sot në internet.

Për më shumë ju ftojmë shihni faqen e “ofertave” nga ky host.

 

Hostim për rishitje (reseller hosting)

Nëse ju keni më shumë se një faqe që dëshironi ta hostoni, qoftë për veten tuaj ose edhe për miqtë apo klientët, atëherë këto lloje paketash hostimi janë ideale pasi ju lejojnë t’i ofroni çdo faqeje që hostoni një panel kontrolli individual dhe që mund të menaxhohet veçmas nga faqet e tjera që ju hostoni si ‘rishitës’.

Avantazhi për ju është që duke blerë një paketë ‘hostimi si rishitës’ ju do të keni mundësi që jo vetëm të hostoni disa faqe, por edhe të mbuloni pjesërisht ose edhe plotësisht kostot e hostimit të faqeve që keni. Mjaft agjenci dhe kompani që merren me dizenjimin e faqeve përdorin pikërisht këto tipe paketash hostimi pasi nuk kanë nevojë të menaxhojnë çdo faqe drejt-për-drejtë, por i japin kontroll të mjaftueshëm zotëruesit të faqes që hostojnë dhe njëherazi kanë kontroll të mjaftueshëm mbi hostin që të mund të ndërhyjnë sa herë që lind nevoja.

Pra, duke blerë një ‘hostim si rishitës’ ju vërtetë paguani më shumë se sa për një paketë ‘hostimi të përbashkët’ por shpenzimi për çdo faqe të hostuara ulet kundrejt numrit të faqeve dhe pagesave që mund të gjeneroni nga rishitja e tyre. (mos harroni tw konsideroni “ofertat” te ky host)

 

Hostim Virtualisht Privat (virtual private server)

Mjaft kompani hostimi lejojnë që paketat e ‘hostimit virtualisht privat’ të mund të hostojnë më shumë se një faqe në hostin e tyre, por fillimisht krijimi i këtyre lloj paketash ishte si një alternative më e lirë kundrejt ‘hostimit me server të dedikuar’.

Paketat e hostit VPS janë një alternativë mjaft e mirë nëse faqja apo faqet që ju do të hostoni kërkojnë kapacitete të caktuara për sa i përket ‘performancës’, ‘hapësirës’, ‘sigurisë’, ‘bandwidth-it’, ‘konfigurimit’, dhe karakteristikave të tjera që lidhjen me faqen tuaj.

Avantazhi kryesor është fakti që paketat e hostimit VPS ju lejojnë të keni një akses më të plotë te serveri ku hostohet faqja juaj duke ju lejuar që ta konfiguroni dhe mirëmbani atë sipas nevojave tuaja.

 

Server i dedikuar (dedicated)

Siç mund të kuptohet edhe nga emri, këto lloj hostimesh nënkuptojnë që ju mund të merrni një server të tërë (të dedikuar) për ta menaxhuar dhe pasur plotësisht në dispozicionin të faqes apo faqeve tuaja.

Këto lloj hostesh mund të konfigurohen plotësisht ose edhe të porositen sipas kritereve apo karakteristikave që ju dëshironi.

Këto lloj hostesh, sigurisht, kushtojnë më shumë se sa llojet e lartpërmendura.

 

Disa lloje të tjera hostimesh

Në funksion të gjatësisë dhe synimit të këtij shkrimi, nuk po shkruajmë më gjatë por do deshim të përmendim edhe disa tipe të tjera hostesh si më poshtë:

  • Cloud hosting
  • Clustered hosting
  • Grid hosting
  • Home server

 

Në përfundim

Nëse ju keni eksperiencë apo edhe pyetje në lidhje me llojet e hostimeve që kemi përmendur, ju lutem mos nguroni t’i ndani ato me të gjithë duke i shkruar te pjesa e komenteve të këtij shkrimi.

Këtu do gjeni ‘prezantime‘ të tjera.

P.S. Nëse jeni duke kërkuar për një host të besueshëm për faqen tuaj, atëherë mos nguroni të përfitoni nga oferta jonë vetëm për lexuesit e këtij blogu.

PËRGJIGJU