Shpejtësia e faqes është një aspekt i rëndësishëm për mënyrën se si njerëzit përjetojnë një faqe interneti, si adresat përfshihen në faktorët e renditjes si dhe si shfaqet faqja juaj në faqet e kërkimit. Ne do të shqyrtojmë shpejtësinë e faqes dhe do t’ju tregojmë se ku mund të ketë disa përmirësime në faqen tuaj dhe cilet janë faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e saj:
- Webhost-i juaj: Vendi ku ju hostoni faqen tuaj luan një rol të rëndësishëm kur vjen fjala për përvojën e konsumatorit. Gjate kerkimit ne internet, ju jeni duke hyrë në dosjet e largëta të ruajtura në serverat e internetit. Sa më shpejt të jetë kompjuteri i largët, aq më shpejt përdoruesi do të ketë qasje në faqet e kërkuara. Nëse perdorni planet e hostimit të Webhost.al ju nuk duhet të shqetësoheni për këtë pasi çdo gjë bëhet në cloud në çast.
- Imazhe të mëdha: Ekziston një dallim i madh midis rezolucionit të nevojshëm për imazhet e printuara dhe ato në ekran. Për shumicën e rasteve, 1000px në 72 dpi duhet t’i plotësojnë nevojat tuaja. Megjithatë, madhësia e skedarëve më të mëdhenj gjithashtu mund të ngjeshet për të hequr të dhënat e panevojshme.
- Media e jashtme: Futja e videove të YouTube-it dhe përmbajtjeve të tjera është një ide e mirë, por sigurohuni që të jenë aq të mëdha sa hapësira që ju ju nevojitet për të vënë.
- Mos optimizimi i shfletuesve dhe skedarëve: Faqja juaj e internetit do të sillet ndryshe në çdo shfletues dhe pajisje interneti. Nëse faqja juaj e internetit është duke punuar mirë në Google Chrome, por nuk është formatuar saktë në Safari ose ne Mozilla atëherë shpejtësia si dhe renditja juaj bie poshtë.
- Shumë reklama: Shumë reklama mund të bëjnë në ngadalësimin e faqes tuaj, prandaj përdorni vetëm ato me vlerë.
- Tema e zgjedhur e faqes: Nëse po veproni në WordPress ose në një tjetër ndërtues faqeje, tema që keni zgjedhur mund të ketë kode komplekse që shton kohën tuaj të ngarkesës.
- Widgets: Widgets mund te kerkojne kode të rënda çka u duhet fuqi e konsiderueshme e përpunimit të faqes.
- Kodi: Mbrapa çdo faqe interneti zbret në kod. Nëse HTML-ja ose CSS-ja juaj është shumë e rëndë, kjo do të ulë shpejtësinë e faqes tënde.