Shanset janë që ju përdorni “cloud” çdo ditë. Nga Google Drive, në Dropbox ,në iCloud ,në Evernote, çdo herë që ruani informacionin pa përdorur të dhënat e brendshme të telefonit tuaj, jeni duke ruajtur informacionin në cloud.
Cilat janë përfitimet e të “punuarit në re”?
Vendimi i shumë bizneseve për të “shkuar në re” shpesh është i motivuar financiarisht. Kompanive, më përpara u është dashur për të blerë pajisjet e tyre fizike, pra hardware, vlera e të cilave zhvlerësohet me kalimin e kohës. Por tani me “cloud”, kompanitë paguajnë vetëm për atë që përdorin. Ky model e bën me të lehtë dhe më të shpejtë ndërveprimin me internetin. Nuk është çudi që kurrë nuk e keni parë Google.com të ballafaqohet me ndonjë rënie gjatë dhjetëvjeçarit të fundit apo më shumë.
Çfarë është cloud hosting?
“Cloud hosting” është forma më e fundit e hostimit që është bërë jashtezakonisht popullore gjatë viteve të fundit. Koncepti kryesor i kësaj forme është se hostimi i faqeve bëhet në një rrjet serverash, ndryshe nga shërbimet e tjera tradicionale që janë të kufizuara.
Çka do të thotë se, burimet e nevojshme për mirëmbajtjen e faqes tuaj të internetit janë të shpërndara në më shumë se një web server dhe jepen ne bazë të nevojave që ju caktoni për faqen tuaj. Në mënyrë të natyrshme integron ruajtjen automatike të përmbajtjes për të siguruar shpejtësinë dhe performancën e një faqeje.
Benefitet e Hostimit në Cloud
- Nivel i lartë i performancës
- Ruajtja e të dhënave të reduktuara
- Lejon integrim të lehtë të burimeve shtesë, të tilla si RAM-i
- Asnjë pikë e vetme dështimi
- Rritja e fleksibilitetit të faqes
- Ekonomike
Këtë shërbim hostimi në cloud e ofron edhe webhost.al duke të lënë mundësinë e zgjedhjes së paketave, si ‘cheap’,’economy’,’best value’,’large’ që variojnë në bazë të çmimit,numrit të domain-eve, hapësirës, bandwidth, email-eve etj.