SHPËRNDAJE

Gjëja më e rëndësishme për faqen tuaj është shpejtësia e ngarkimit. Kur faqja ngarkohet ngadalë, jo vetëm që do të shfaqni një përvojë të dobët të përdoruesit, por edhe do të renditeni poshtë në motorët e kërkimit. Më poshtë janë pesë mënyra të ndryshme për të përmirësuar shpejtësinë e faqes suaj të internetit:

1. Aktivizo Caching

Sa herë që vizitoni një faqe interneti, elemente të caktuara janë të ruajtura në një cache, kështu që herën tjetër që do ta vizitoni faqen mund t’i aksesoni më lehtë ato dhe faqja do të ngarkohet shumë më shpejt.

Duke aktivizuar caching ju mund të përmirësoni ndjeshëm ngarkesën e faqes tuaj për vizitorët që kthehen. Nëse po përdorni një CMS si WordPress ju mund të instaloni një shtojcë si W3 Total Cache ose W3 Super Cache.

2. Hiqni Add-onet dhe Plugin-et e panevojshme

Nëse site-i juaj aktualisht ka shumë shtojca, ju jeni duke e ngadalësuar shpejtësinë e faqes suaj, dhe po e beni më të ndjeshme ndaj rreziqeve të sigurisë gjithashtu.

Mënyra më e mirë për testuar shpejtësinë e faqes suaj është duke bërë një test bazë të shpejtësisë së ngarkimit nëpërmjet opsioneve si GTMetrix ose Google Pagespeed Insights. Pastaj, çaktivizoni disa nga pluginet dhe ekzekutoni testin e shpejtësisë me plugin të çaktivizuar.

Kjo mund të kërkojë kohë, por do t’ju ndihmojë të gjeni shtojcat që dëmtojnë shpejtësinë e ngarkimit të faqes suaj më së shumti.

3. Optimizoni dhe reduktoni madhësinë e imazheve tuaja

Nëse faqja juaj ka imazhe të cilat nuk janë optimizuar, atëherë kjo do të ndikojë negativisht në shpejtësinë e ngarkimit të faqes suaj. Duke pasur imazhe të rënda, do të kërkojë që shfletuesi të ngarkojë skedarë më të mëdhenj. Per ta shmangur këtë gjë ndiqni këto hapa:

  • Sigurohuni që imazhet tuaja të kenë madhësinë e duhur. Për shembull, nëse gjerësia e faqes tënde të blog është 900px, atëherë sigurohuni që të jenë po aq të gjëra.
  • Nëse po përdorni një CMS si WordPress, mund të instaloni një plugin si WPSmush që automatikisht do të zvogëlojë madhësinë e skedarëve të imazheve.
  • Para se të ngarkoni imazhe, perdorni një vegël të quajtur PNG Tiny për të zvogëluar madhësinë e skedarit të imazhit tuaj, pa sakrifikuar cilësinë.

4. Minimizoni kodin tuaj

Ndonjëherë kodi i faqes suaj mund të bëhet pak i çrregullt. Kur kjo ndodh, faqja juaj merr më shumë kohë për t’u ngarkuar. Kur jeni duke bërë shumë rregullime ne faqe, duke përdorur një CMS, ose edhe duke përdorur një ndërtues faqeje si Site.pro do të keni hapësira dhe elemente të tjera që nuk kanë nevojë të jenë atje.

Nëse po përdorni WordPress, atëherë një plugin si “Better WordPress Minify” do të minimizojë kodin tuaj.

Nëse nuk po përdorni një CMS, ju mund të minimizoni kodin tuaj duke përdorur zgjerimin e Chromebook Pagespeed Insights. Kjo shtesë do të krijojë një version të minimizuar të kodit tënd, kështu që ju mund të shihni se cili version është më i shpejtë.

Është gjithashtu një ide e mirë për të minimizuar skedaret e CSS-se dhe Javascript-it ne kod. Ne vend qe te keni skedare te ndryshem, mund ti mbani te gjitha ne nje vend.

5. Përdorni një CDN

Shpejtësia e ngarkimit të faqes suaj ndikohet nga afërsia e përdoruesit me serverin ku ruhen skedarët e faqes. Sa me larg te jene nga ai vend fizik, aq më ngadalë do të ngarkohet faqja juaj . Përdorimi i një CDN mund të zgjidhë këtë problem.

Një CDN shpërndan skedarët e faqes suaj në një rrjet të serverëve global, kështu që përdoruesit tuaj mund të hyjnë në faqen tuaj nëpërmjet serverit që është më afër tyre. Disa opsione solide për një CDN janë CloudFlare dhe KeyCDN.

Shpresojmë, këshilla e mësipërme do të ndihmojë në përshpejtimin e faqes suaj të internetit dhe përmirësimin e përvojës suaj të përgjithshme të përdoruesit.

 

PËRGJIGJU