SHPËRNDAJE

Nëse e keni përdorur ndonjëherë internetin, ju sigurisht që keni përdorur Domain Name System, ose DNS, edhe pa e kuptuar atë.

Domain Name System (DNS) është një protokoll për mënyrën se si kompjuterat shkëmbejnë të dhëna në Internet. Puna e tij themelore është që të kthehet një emër domain-i  si emriim.al në një adresë të “Internet Protocol” (IP) si 23.253.70.72.

Po cfarë është IP?
Mendoni si të përdorni një numër telefoni për t’u lidhur me një person të caktuar që po përpiqeni të arrini. Adresat IP janë ato që përdorin kompjuterët për të identifikuar njëri-tjetrin në rrjet.


Do të ishte shumë e vështirë për ne që të kujtojmë adresën IP të çdo faqeje që dëshirojmë të vizitojmë. Në vend të kësaj, kërkesa jonë kalon përmes një serveri DNS, i njohur gjithashtu si një emer serveri.

Serveri DNS menaxhon një bazë të dhënash masive, të cilat na lidhin me domain-in e që ne shkruajmë në një shfletues webi me adresën IP përkatëse.

Si të futni këto të dhëna DNS-je varen nga ofruesi juaj i hostimit. Ata duhet të kenë dokumentacionin se si të arrijnë atë që ju nevojitet. Webhost.al gjithashtu e ofron këtë shërbim me lirshmërinë më të madhe. Më poshtë mund të shikoni një tutorial me video për mënyrën e konfigurimit:

 

PËRGJIGJU