Dizajni juaj i internetit është shumë i rëndësishëm.
Duhet të duket profesional, të lehtësojë vizitorët për të gjetur atë që u nevojitet dhe t’u tregojë vizitorëve se pse jeni biznesi i duhur për ta.
Si mund ta ndihmojë dizajni i faqes suaj të konvertojë vizitorët në klientë? Këtu janë 7 këshilla që do j’u vijnë në ndihmë.
Filloni me SSL
Certifikatat SSL nuk janë pjesë e dizajnit të faqes suaj, por ne po i përfshijmë këtu, sepse statusi SSL i faqes suaj shpesh është gjëja e parë që vizitorët shikojnë. Mund të jetë elementi që përcakton nëse ata qëndrojnë ose ikin.
J’a një certifikatë SSL. Emri i domain-it fillon me https në vend të http.
SSL është e rëndësishme për tri arsye:
➤Faqet pa SSL nuk janë të sigurta dhe kjo gjë bën që vizitorët të mos kenë besim.
➤SEO- Google ka përdorur statusin SSL si një mënyrë që të rankojë më lartë faqet qe e kanë këtë çertifikatë.
➤SSL ndalon hakerët dhe hajdutët e të dhënave nga vjedhja e informacionit personal dhe të pagesave. Kjo mbron klientët tuaj dhe reputacionin tuaj të biznesit.
Të gjitha paketat hosting në Webhost vijnë me një certifikatë SSL të përfshirë.
Formati celular
Faqja juaj e internetit duhet të shfaqet bukur në një ekran telefoni. Përshtatja e dizajnit në paisjet celulare është gur themeli i faqeve moderne sepse shumë prej nesh harxhojnë shumë kohë në telefonat tanë.
Ju mund të gjeni tema miqësore për pajisjet ceulare në WordPress.
Lini një përshtypje të mirë me faqet e produkteve
Faqet tuaja të produkteve janë përshtypja e parë që ka një vizitor për faqen tuaj.
Secila prej këtyre faqeve duhet të përfshijë emrin e kompanisë, një përmbledhje të shkurtër të transportit të produkteve, kthimeve dhe një menu navigimi që u lejon vizitorëve të zbulojnë me shpejtësi faqen tuaj pa shpenzuar shumë kohë. Bëni thirrjen tuaj për veprim
Krijoni Butona për thirrje për veprim (CTA)
Butonat e thirrjes për veprim (CTA) janë ato butona ku vizitori klikon për të filluar një veprim.
Këto butona mund të ftojnë lexuesit të shikojnë më shumë postime, të regjistrohen në listën tuaj të postës elektronike ose të shtojnë në shportë shërbimin apo produktin. Studimet tregojnë se butonat CTA më efektive janë ngjyrë të kuqe, portokalli, ose jeshile.
Minimizoni zgjedhjet
Studimet kanë treguar se sa më shumë opsione që i jepni dikujt, aq më shumë kohë do të marrë për të bërë një vendim. Ju mund të rrisni normën tuaj të konvertimit duke kufizuar numrin e zgjedhjeve që një përdorues ka. Jepini përdoruesve një rrugë të qartë për të ndjekur dhe jo shumë opsione për të zgjedhur.