SHPËRNDAJE

Fillimi i një blogu është paksa i vështirë për fillestarët. Si do të gjeneroni trafik në blogun tuaj?

Hulumtimet tregojnë se ata që nuk kanë plan të strategjisë së marketingut do të rrezikojnë suksesin e blogut.         

Ky postim do t’ju ndihmojë se si të keni më shumë vizitorë në blogun tuaj.

Ndiqni hapat e mëposhtëm:

Krijimi i një strategjie marketingu.     

➤Misioni – çfarë doni të arrini?

➤Audienca e synuar – kë po përpiqeni të arrini ?

➤Frekuenca e postimeve – sa shpesh do të postoni? Cila do të jetë frekuenca optimale e postimeve për audiencën tuaj të synuar?

➤Shpërndarja e postimeve – si planifikoni të shpërndani  postimet tuaja në blog? Çfarë aplikacionesh do të përdorni për ta bërë këtë?

➦Rishikimi i strategjisë – Ju mund t’i zbatoni të gjitha hapat e mësipërm por jo të arrini audiencën që dëshironi, prandaj është e domosdoshme që ju të rishikoni vazhdimisht dhe të vini re se çfarë funksionon dhe çfarë jo.

Krijoni një plan se çfarë do të postoni dhe shikoni se si reagon audienca. Duke parë interesin e audiencës ju do jeni në gjendje të krijoni postime që do të kenë sukses.

Shkruani një përmbajtje të mirë.

Nëse doni të rritni trafikun e blogut, gjëja më e mirë që mund të bëni është thjesht krijimi i një përmbajtje më të mirë. Krijimi i një përmbajtjeje cilësore i jep blogut cilësi më të mirë dhe për pasojë më shumë vizitorë.

Cilësia e postimeve përcakton veçantinë e markës suaj dhe optimizimi i duhur i SEO do të sigurojë që të merrni shumë trafik për postimet tuaja.

Përdorni mediat sociale për më shumë trafik

Kaloni më shumë kohë duke promovuar blogun tuaj sesa duke e krijuar atë.

Përdorni mediat sociale dhe bëni hulumtime se si të arrini tek audienca juaj e synuar. Ju gjithashtu mund të përdorni #ads për më shumë trafik.

SEO

SEO j’u ndihmon t’a bëni blogun tuaj në internetit më të dukshëm.

Ju mund të përdorni SEO-n  për faqet në internetit pa marrë parasysh nëse keni eksperiencë apo jo. Ka shumë mjete dhe shtojca SEO që mund t’i përdorni. Ne rekomandojmë përdorimin e shtojcës Yoast SEO për të gjitha faqet e internetit të WordPress.

PËRGJIGJU