Kur ju zotëroni një domain ka shumë gjëra që do të keni mundësi të bëni me të, përtej ndërtimit të një faqe interneti. Natyrisht, duke folur për transferimin e emrave të domain-eve dhe name servers mund të hasni pak vështirësi në kuptimin e tyre.
Ekziston shpeshherë një konfuzion midis transferimit të domain-it dhe ndyrshimit të name servers.Më poshtë do të përpiqemi të shqyrtojmë dallimet midis tyre.
Cilat janë Regjistruesit?
Kur regjistroni domain-in tuaj , ju zgjidhni një regjistrues të caktuar për tu regjistruar (psh. Webhost). Zakonisht, përfundoni duke zgjedhur një kontratë vjetore ku do të keni zotërimin e atij domain-i për një vit para se të keni nevojë ta ripërtërini atë përsëri.
Mos harroni, host-i juaj i internetit dhe regjistri i emrit të domain-it mund të jenë kompani të ndryshme, në këtë rast do t’ju duhet vetëm të ndryshoni name server-at.
Arsyet pse do të doni të transferoni Domain-in?
Ekzistojnë një numër arsyes për transferimint e emrit të domain-it tuaj , por më poshtë , ne do të përmëndim disa nga arsyet më të shpeshta :
- Ju doni të bashkoni hostin tuaj dhe regjistruesin e emrit të domain-it tuaj së bashku në një kompani
- Ju keni blerë një domain që është aktualisht i regjistruar në një regjistrues tjeter.
- Ju keni shitur një emër domain dhe keni nevojë të transferoni domenin tek blerësi.
Kushtet që duhet të plotësoni për transferimin e emrit të domain-it.
Para se të filloni procesin e transferimit të emrit të domain-it, ju duhet të jeni në dijheni të disa nga kushtet e mëposhtme , në mënyrë , që mos të hasni probleme më vonë.
- Duhet të ketë kaluar mbi 60 ditë nga regjistrimi i domain-it tuaj dhe nuk duhet të ketë kaluar nëpër transferta të tjera gjatë këtyre 60 ditëve.
- Ju duhet të dini gjithashtu nëse emrat e serverat do të duhet të ndryshohen kur të kaloni në një regjistrues të ri.
- Në disa raste, mund të keni nevojë për një kod autorizimi dhe të hiqni mbrojtjen e WHOIS para se të bëni kalimin.
- Sigurohuni që të përditësoni të gjithë informacionin e kontaktit të domain-it, pasi kjo do të nevojitet për të plotësuar kërkesën tuaj për transferim.
Procesi i transferimit të emrit të Domain-it
Procesi i transferimit të emrit të domain-it do të fillojë me kompaninë tuaj aktuale ku jeni regjistruar. Ju do të paraqisni një kërkesë për të transferuar domain-in tuaj në një regjistrues të ri dhe t’u jepet një sërë procesesh që duhet të ndiqni në fund të tyre.
Hapat e kërkuar do të ndryshojnë në bazë të kompanisë që po përdorni aktualisht, dhe ku po lëvizni domenin tuaj. Transferimi zakonisht zgjat disa ditë, pasi ka hapa për të parandaluar transferimet e paautorizuara.
Cilat janë Name servers?
Name servers janë çelësi i fshehtë për faqen tuaj të internetit që në fakt të shfaqen kur njerëzit kërkojnë për të. Në thelb, kur dikush shkruan emrin e domain-it, Name servers i drejtojnë në web hostin ku ndodhet faqja juaj.
Transferimi i Name server-ave.
Transferimi i name server-ave , është procesi i drejtimit të domenit tuaj në një host të veçantë.
Për të ndryshuar name server-in e tanishëm e gjitha që duhet të bëni është të ndryshoni informacionin ekzistues të name server-it te host-it tuaj të ri.
Name server-at ju lejojnë të tregoni domenin tuaj drejt cilitdo web host që po përdorni aktualisht, ndërsa të transferoni një domain është të merreni me regjistruesin aktual të domain-it tuaj.
Shpresojmë që postimi i mësipërm ndihmoi për të qartësuar ndonjë konfuzion ndërmjet transferimit të një domain-i dhe thjesht ndryshimit të name servers.