SHPËRNDAJE

A e dini se WordPress ka mbi 60.5% të tregut të CMS dhe përdoret nga pothuajse 34% e faqeve të internetit?

Ndërsa Joomla, CMS e dytë më e popullarizuar, përbën vetëm 5.2% të tregut të CMS.

Pse mendoni se ekziston një ndryshim i tillë midis dy sistemeve kryesore të menaxhimit të përmbajtjes?

Pse mendoni se mbi 75 milion faqe interneti përdorin WordPress?

Përfitimet e WordPress  janë të shumta dhe këto perfitime do i ndajmë tani me ju.

Instalim i thjeshtë

Ka shumë udhëzime që mund t’i lexoni në mënyrë që t’a keni më të lehtë instalimin dhe përdorimin. Duke përdorur paketat e hosting nga WebHost.al, instalimi është shumë i lehtë me Softaculous.

Instalimi i WordPress zgjat shumë pak dhe nuk kërkon njohuri teknike.

Lehtësi përdorimi

Mund të jetë e vështirë për t’u besuar, por përdorimi i WordPress është edhe më i lehtë se instalimi.. Ju mund të krijoni postime të reja, t’i modifikoni ato dhe të personalizoni nga e para duke përdorur opsionet e ndryshme.

Dhe kjo nuk është e gjitha:

Ju mund të shtoni veçori të reja me shtojca shumë më lehtë se sa me ndonjë CMS tjetër.

Ndërtoni gjithçka me WordPress

WordPress ka mijëra tema falas për t’ju ndihmuar të zhvilloni faqet e internetit për nevoja të ndryshme.

Gjithashtu ka mijra shtojca të ndryshme.

WooCommerce, një shtojce e WordPress që fuqizon mbi 28% të dyqaneve në internet është zgjidhja më e mirë për dyqan online.

Deri tani, ka më shumë se 50,000 shtojca në WordPress. Ato sigurojnë pothuajse çdo funksion që një webmaster mund të ketë nevojë.

Shumica e këtyre shtojcave nuk kërkojnë aftësi teknike. Ju thjesht instalojini ato, dhe jeni gati. Shumë e thjeshtë apo jo?

Falë numrit të madh të temave dhe shtojcave, WordPress nuk është më thjesht një platformë blogimi. Tani mund të ndërtoni pothuajse çdo lloj faqe interneti ose aplikacion web në WordPress.

Përveç dyqaneve të tregtisë elektronike, mund të përdorni WordPress për të krijuar aplikacione të faqeve në internet.

Me WordPress, ju mund të bëni shumë gjëra dhe kjo varet nga imagjinata juaj.

Mjafton pak shkathtësi, kohë dhe imagjinatë, dhe do të shihni se pse platforma është lehtësisht zgjedhja më e mirë.

Kurseni kohë dhe para

WordPress është burim i hapur. E gjitha që ju nevojitet është një web host me shpejtësi të mirë dhe një emër domaini nga WebHost.al.

Merrni një nga paketat e hosting dhe përfitoni domain-in falas.

WordPress kursen shumë kohë dhe mund të ndërtoni një faqe interneti shumë shpejt.

PËRGJIGJU