Është shumë e rëndësishme në ditët e sotme të keni një adresë të personalizuar të biznesit që mund të shërbej në favorin tuaj. Nëse jeni dikush në fushën e marketingut, ose keni filluar një biznes të ri dhe doni një shans për “të luftuar” në internet, fillimisht duhet ti jepni rëndësi emrit tuaj të domain.
Një emër domain krijon një adresë për njerëzit që “të ndalojnë” dhe të bëjnë biznes.Ka shumë arsye për ti kushtuar vëmëndje emrin tuaj të domain-it, por këtu janë disa nga arsyet të cilat duhet ti merrni parasysh .
1. Një prani reale web
Përfaqësimi juaj i drejtpërdrejt në web përbën përfaqsimin tuaj të drejtpërdrejt në treg.Nëse jeni duke bërë marketing , duke paraqitur foto produktesh ose shërbimesh , apo duke filluar biznesin tuaj, emri i domain-it fillon t’ju diferencojë në treg. Është hapi i parë i rëndësishëm për ndërtimin e besueshmërisë. Sigurisht, ju duhet të keni një website të mirë për klientët që të hyjnë në të, gjithashtu.
2. Ju jep një fokus promovues
Kur të krijoni një emër të mirë të domain-it, ju vendoseni menjëherë në fushën e biznesit. Ju mund të përdorni atë emër domain si një motivues, diçka për të “tërhequr veten” në bërjen e biznesit dhe si imazhin tuaj të drejtpërdrejtë. Nëse nuk keni zhvilluar materiale të tjera promocionale ose bindëse atëherë filloni të promovoni vetë emrin e domain-it deri sa të bëni.
3. Profesionalizëm
Nëse ndodheni përpara një situate të tillë, cilin nga shembujt keni më shumë gjasa të klikoni?
http://www.example.com/writsomething/nb1234567
www.webhostblog.al
Një domain i mirëmenduar dhe i personalizuar , jep një mendim dhe personalitet. Shumica e klientëve kërkojnë siguri ku klikojnë dhe për çfarë janë të interesuar të shohin.
Ajo që është e rëndësishme është ta paraqisni veten si një biznes të vërtet dhe ekzistues.
4. Fleksibiliteti për të ardhmen
Nëse jeni serioz në lidhje me bërjen e biznesit online dhe gjithashtu keni sukses, emri i domain-it tuaj është një hap i parë logjik. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të krijoni “sub-domains”, si nëndarje të aktivitetit tuaj të biznesit.Ju mund të manovroni pak me emrin tuaj të domain, dhe aspak me URL të shkurtuar.
5. Adresa juaj e-mail unike
Kjo gjithashtu shton kredibilitetin dhe përfaqsimin tuaj në treg. Është shumë më inkurajuse për një klient potencial për të parë [email protected] se disa shkurtesa të padeshifrueshme ose një adresë jo shumë të besueshme.
Emri juaj i domain është gurthemeli i aktivitetit tuaj në në Internet dhe është hapi juaj i parë për ndërtimin e një ndërmarrje të suksesshme online.
Ji vetvetja, merr përgjegjsinë- dhe mendo diçka të bukur!