SHPËRNDAJE

Praktikat më të mira botërorë, por mbi të gjitha kërkesat e lexuesve dhe klientëve, janë të tilla që diktojnë një komunikim me të gjitha mjetet më të mira të komunikimit online.

Blog-u, si platformë dhe dimension, është i tillë që të lejon të komunikosh drejt-për-drejtë me lexuesin dhe klientin, jo vetëm në një format zyrtar por edhe jo-zyrtar, pasi mbi të gjitha të lejon të tregosh edhe fytyrën dhe zërin e personave që e mirëmbajnë dhe që sigurisht punojnë vazhdimisht pas kuintave për mbarëvajtjen e gjithçkaje tjetër.

Synimet e këtij blogu

Dëshira dhe synimi primar i këtij blogu është ideja e ofrimit të këshillave dhe sugjerimeve praktike për të gjithë ju si përdorues të internetit në përgjithësi, dhe persona që merreni direkt me mirëmbajtën e faqes(ve) të internetit apo që po kërkoni shërbime që janë në funksion të projekteve dhe punëve të tjera që ju bëni online.

Në të njëjtën kohë, synimi tjetër është ofrimi i platforme informimi dhe mbështetje për klientët tanë ekzistues dhe ata të interesuar në shërbimet që ne ofrojmë.

Por, ky blog nuk do jetë aspak i kufizuar dhe i orientuar vetëm te nevojat e klientëve tanë, por do përpiqet të bëhet një zë, një burim, një forum i orientuar nga nevoja për të komunikuar, informuar dhe t’ju fuqizuar ju lexuesit në procesin e vendimmarrjes dhe rritjes tuaj.

Jemi të vetëdijshëm që asgjë e mirë nuk bëhet vetë, ndaj ju sigurojmë se do jemi duke kërkuar mbështetjen dhe përfshirjen tuaj të vazhdueshme me komente, sugjerime dhe ide të tjera që do t’i zbulojmë së bashku gjatë këtij rrugëtimi që sapo ka filluar.

Së shpejti,

Elvisi & Adioni

2 Komentet

Leave a Reply to Ervin Habazaj Anulo përgjigjjen