SHPËRNDAJE

Rishtazi publikuam një sondazh të shkurtër i cili synonte të kuptonte faktorët kryesorë që ndikojnë në përzgjedhjen e shërbimit të hostimit për faqen apo faqet tuaja në internet.

Sondazhi titullohej: “Çfarë ka më shumë rëndësi për ju te një shërbim hostimi?

Përgjigjet erdhën mjaft shpejt dhe ajo që ishte interesante të shihje ishte se si trendi i votave ndryshoi shumë shpejt duke u orientuar te ato që realisht duhet të jenë disa nga faktorët më përcaktues në përzgjedhjen e një hosti për faqet tuaja në internet.

Opsionet kryesore që ne sugjeruam ishin këto:

  • Siguria
  • Shpejtësia e regjistrimit
  • Çmimi
  • Thjeshtësia në përdorim, dhe
  • Suporti

Ndonëse në fillim shumica e votave shkoi për “çmimin” si faktorin kryesor, shumë shpejt votat filluan të shtohen për “suportin” dhe “thjeshtësinë në përdorin” si dy faktorë që ndikojnë aq shumë në vazhdimësinë dhe suksesin e çdo faqeje në internet.

Një aspekt tjetër mjaft interesant ishte edhe mënyra se si u shtuan votat për “sigurinë” si një faktor tjetër mjaft përcaktues në mbarëvajtjen e çdo lloj hosti dhe faqeje që hostohet në të.

Sondazhi ynë do mbetet i hapur, ndaj ju ftojmë të shtoni votën tuaj, si dhe mirëpresim çdo koment apo sugjerim tjetër që mund të keni mbi faktorët më të rëndësishëm në zgjedhjen e një shërbimi hostimi.

[polldaddy poll=8546034]

PËRGJIGJU