SHPËRNDAJE

Certifikata e sigurise SSLRëndësia e një certifikate SSL (https//) është një tipar i mirënjohur i faqeve të biznesit, por tashmë është bërë pothuajse i domosdoshëm për të gjitha faqet e tjera ku vizitorëve apo lexuesve iu kërkohet të logohen me informacionin e tyre.

Certifikata SSL, që kur është e instaluar mund të dallohet lehtësisht nga adresa jeshile që fillon me https//, bën inkriptimin e të dhënave që transferohen ndërmjet faqes tuaj dhe lundruesit (browserit) të vizitorit. Kjo ndihmon që të dhënat që transferohen mos të lexohen dot nga persona apo mekanizma që ndërhyjnë për të lexuar të dhënat që po shkëmbehen si janë p.sh. përdoruesi dhe fjalëkalimi, etj.

Ky rrezik është veçanërisht i mundur kur vizitori është po e akseson faqen në linja publike interneti (internet cafe, apo WIFI publik) apo vende ku ka shumë përdorues.

Mbi të gjitha, pasja e një certifikate SSL i përçon vizitorëve tw faqes tuaj një ndjenjë sigurie dhe besueshmërie, që janë të domosdoshme ndërsa njerëzit bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për privacinë e tyre online. Vjedhja e të dhënave personale (privacia) është një dukuri që duhet luftuar vazhdimisht. Ndaj, implementimi i sistemeve dhe teknologjive të tilla si certifikatat SSL ndihmojnë shumë për t’i mbrojtur këto të dhëna si për ju, por mbi të gjitha për vizitorët e faqes tuaj. Siguria dhe besueshmëria që ju iu ofroni nëpërmjet një certifikate SSL bën që ata të rikthehen për t’u loguar apo për të përdorur faqen tuaj me të dhënat e tyre të vërteta!

Pengesat kryesore

Por deri tani kostoja e një certifikate SSL ishte një pengesë për shumicën prej jush që kanë një faqe në internet. Certifikata ishte një shpenzim vjetor shtesë, por më tej, pengesa tjetër e madhe ishte pasja e njohurive teknike që duhen për ta implementuar. Këto dy faktorë dhe të tjerë si këto vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejtë te fakti se pse shumica prej jush neglizhojnë për ta implementuar një certifikatë SSL, edhe pse e dini që duhet.

Lajmi i mirë

Ndërkaq, sot kemi një lajm mjaft të mirë për ju të nderuar klientë të WebHost.al

Ne ua kemi hequr sakaq koston dhe implementimin teknik si pengesa për ta instaluar një certifikatë SSL në faqen tuaj. Duke filluar nga ky muaj, instalimi i një certifikate SSL ju kushton vetëm pak klikime, dhe mbi të gjitha, është FALAS, për sa kohë që ju vijoni të mbeteni klientë të WebHost.al

PËRGJIGJU