WordPress është një nga platformat më të mira në internet për një larmi faqesh. Nga Blogging në e-commerce, në faqe personale apo biznesi është një CMS e gjithanshme.
WordPress është projektuar për përdorshmëri dhe fleksibilitet, duke u kthyer në një zgjidhje të shkëlqyer për të gjithë përdoruesit.
Asnjë CMS nuk është 100% i sigurtë, por WordPress ka një kod bazë të sigurtë në software dhe shumica e hakimeve janë një rezultat i drejtpërdrejtë i WebMaster që nuk ndjekin praktikat themelore të sigurisë që janë një aspekt shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e një faqe online.
Më poshtë kemi përpiluar disa pyetje dhe përgjigje për të siguruar faqen tonë në WordPress.
1- Si të aktivizojmë certifikatën e sigurisë(SSL) falas në WebHost.al?
Për të aktivizuar SSL duhet të kemi një nga paketat hosting në WebHost.al Në të gjitha paketat përfshihet dhe SSL falas. Logohemi ne cPanel dhe tek sesioni “Security” klikojmë tek ikona “SSL/TLS Status“. Klikojmë “Run AutoSSL” për të aktivizuar SSL.
2- Duhet të bëjmë update WordPress?
Po duhet të bëjmë update WordPress, pasi hacker shpeshherë synojnë faqet e internetit që ekzekutojnë versionet më të vjetra të WordPress.
3- Si mund të bëjmë update PHP?
Versionin e PHP mund ta bëjmë update direkt nga cPanel. Tek sesioni “Software” klikojmë tek “Select PHP Version“. Aty do të na shfaqen gjithë versionet e PHP, dhe ne zgjedhim versionin që dëshirojmë.
4- Duhet të përdor shumë shtojca sigurie në të njëjtën kohë?
Jo, kjo gjë nuk sugjerohet pasi mund të shkaktojnë konflikte me njëra- tjetrën duke shkaktuar dhe mos funksionim të faqes.
5- Pse faqja ime më shfaqet si “jo e sigurtë” kur një përdorues e viziton?
Mund të ndodh nga arsye të ndryshme. Më të zakonshmet janë këto:
-Nuk keni aktizuar SSL(tek pyetja 1 kemi shpjeguar se si mund të aktivizoni SSL)
-Duhet të ndryshoni Site Address (URL) tek WordPress. Logohemi tek WordPress, dhe tek dashboard klikojmë tek Settings » General dhe tek Site Address (URL) ndryshojme linkun nga http://…. në https://….
6- Si mund të gjej nëse jam duke ekzekutuar versionin e fundit të WordPress?
Ju mund ta shihni këtë në panelin e administratorit. Ne jemi gjithashtu të lumtur për të ndihmuar nëse dëshironi që ne ta gjejmë për ju.
Për cdo vështirëse që mund të keni mjafton të kontaktoni Suportin tonë teknik, në chat/ticket/email dhe do ju asistojnë në zgjidhjen e problemit që mund të keni.