Domaini “redirect” vepron si një tregues në një domain tjetër. Kur aksesoni një faqe në faqen e domanit të ridrejtuar, URL-ja e shfletuesit ndryshohet në domainin në të cilin është duke u ridrejtuar. Për ta bërë këtë, ndiqni këto hapa:
Në momentin që logoheni me llogarinë tuaj në Webhost.al, ju shfaqet zona e klientit.
Klikoni tek ‘Domains’, dhe më pas ‘My Domains‘.
Pas kësaj do t’ju shfaqet lista e të gjithë domain-eve që zotëroni, selektoni domain-in që dëshironi të bëni redirect.
Në të majtën tuaj, nën tabelën e Manage, klikoni ‘DNS Management’.
Në tabelën e New Record, vendosni në fushën e parë karakterin @.
Në fushën e dytë, zgjidhni opsionin ‘URL Redirect’. Më pas vendosni linkun ku do të bëhet redirect domaini. Sigurohuni që të shkruani gjithmonë http:// para.
Në fund klikoni butonin ‘Add’ si dhe ‘save changes’.