SHPËRNDAJE

Dikur, fillimi i një biznesi përfshinte aksione, punonjës si dhe marrje me qera të ambjenteve të ndryshme. E gjitha kjo ka ndryshuar falë Internetit. Gjithnjë e më shumë biznese të bazuara në shtëpi po shfaqen. Për të filluar biznesin tuaj të bazuar në shtëpi, ky artikull ju ndihmon për çdo hap nga krijimi i një ideje, deri tek shitjet dhe drejtimi i klientëve të vlefshëm në faqen tuaj.

Në ditët e sotme për ndërtimin e faqes së internetit sugjerohet WordPress, duke qënë se është një platformë e shkëlqyer që i lejon çdokujt të ndërtojë pothuajse çdo lloj faqe në internet, falas dhe me pak ose aspak aftësi teknike.

Disa ide biznesi që mund t’i filloni nga shtëpia:

1- Shisni produkte të bëra në shtëpi

Nëse i bëni gjërat tashmë, pse të mos i ktheni frytet e punës tuaj në një biznes? Nëse bëni qirinj, produkte kozmetikë, salca të ndryshme ose qeramikë, mund të filloni t’i shisni në faqen tuaj. Pa ndonjë përvojë në zhvillimin e faqeve, ju mund të ndërtoni një dyqan online me shtojcën WooCommerce të WordPress.

2- Blini produkte me shumicë për t’i shitur

Importimi i produkteve me shumicë dhe shitja me pakicë për fitim është një model biznesi i provuar dhe testuar. Nëse mund të gjeni produkte që janë të lehta për tu transportuar dhe ruajtur, siç janë bizhuteritë, ky është fillimi i një ideje biznesi të vlefshme. Thjesht sigurohuni që të keni hapësirë ​​për një inventar në shtëpi.

3- Filloni shitjen e produkteve pa pasur gjendje

Me modelin e biznesit dropshipping, nuk keni nevojë për një inventar të produkteve në shtëpi. Në vend të kësaj, një palë e tretë si Amazon, ose Alibaba ruan dhe dërgon produktet për ju. Ju keni përgjegjësi vetëm ndaj marketingut dhe shërbimit ndaj klientit.

4- Filloni një blog dhe fitoni para

Fillimi i një blogu dhe shkrimi për gjërat që ju pëlqen dhe përdorni është një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para. Nëse keni qenë duke menduar se si ndikuesit dhe krijuesit e përmbajtjes krijojnë të ardhura të qëndrueshme nga blogu i tyre, kjo ka të ngjarë të jetë për shkak të përpjekjeve të tyre të marketingut.

Ju mund të rekomandoni produkte dhe të merrni një komision kur njerëzit klikojnë në link-un tuaj dhe i blejnë ato. Krijimi i përmbajtjes për diçka që e doni mund të jetë një proces argëtues si dhe ju jep fleksibilitetin për të bërë atë që doni, me kushtet tuaja.

5- Shisni shërbimet tuaja

Në vend që të shesësh produkte nga shtëpia, ti mund të shesësh shërbimet (ose eksperiencën) tënde. Shumë biznese tradicionale të bazuara në shërbime bënë kaluar online. Disa nga këto biznese janë:

  • Graphic Designers
  • Trainer Personal
  • Instruktor për Yoga
  • Online Tutoring
  • Marketing
  • Asistent Virtual

6- Krijoni një Produkt ose Kurs Dixhital

Krijoni produkte ose kurse dixhitale për të cilat ju keni eksperiencë. Disa ide përfshijnë njohuri të industrisë, muzikë ose foto të licensueshme, template dhe ebook.

Kërkoni dhe kuptoni tregun tuaj

Tani që keni një ide biznesi, doni të siguroheni se ia vlen të investoni kohë ose para. Nuk ka asnjë mënyrë për të garantuar që biznesi juaj do të ketë sukses ose produktet tuaja do të shiten, pa marrë parasysh sa kërkime bëni. Por ju mund të merrni një ide të mirë nëse zgjedhni një treg fitimprurës dhe të përcaktoni një propozim unik të shitjes në tregun tuaj. Studimi i tregut ju ndihmon në çdo plan biznesi që ju keni. Më poshtë kemi renditur teknikat thelbësore për të perfeksionuar idenë tuaj.

1- Përcaktoni tregun tuaj

Bizneset e suksesshme kërkojnë së pari tregun, së dyti produktin. Kështu që hapi i parë është përcaktimi i tregut tuaj të synuar (njerëzit që kanë më shumë të ngjarë të blejnë produktet tuaja ose të përdorin shërbimet tuaja). Kush do të dëshirojë produktet tuaja kozmetike? Kush ka më shumë gjasa të bashkohet me seancat tuaja ditore të yoga-s? Targetimi i personave të duhur me përmbajtjen dhe reklamat tuaja do të sigurojë që njerëzit e duhur të gjejnë faqet tuaja.

2- Hulumtoni konkurrencën tuaj

Tani që keni gjetur tregun tuaj të klientëve, është koha të përqëndroheni në konkurrencën tuaj. Një kërkim i shpejtë në rrjetet sociale dhe Google mund të zbulojë konkurrentë për të cilët duhet të keni kujdes. Provoni disa fjalë kyçe që lidhen me industrinë tuaj dhe shikoni se kush del. Nëse ai/ajo është një trainer personal, ose dikush që shet një produkt të ngjashëm, vizitoni faqen e tyre të internetit.

Vëzhgoni se çfarë po bëjnë ata për t’i shërbyer klientëve dhe sa mirë po e bëjnë atë. Më e rëndësishmja, vini re se çfarë mund të bëhet më mirë. Nëse produkti juaj është identik, si mund ta dalloni tuajin? Gjëra të tilla si kushtet e transportit, procesi i sigurt dhe i lehtë i blerjes ndikojnë në atë që merr shitjen përfundimtare.

3- Kërkoni feedback mbi idenë tuaj të biznesit

Për të provuar idetë tuaja mund të pyesni njerëzit që njihni (nëse mund të besoni se ata mund të jenë të sinqertë me reagimet e tyre) ose të bëni një studim të hulumtimit të tregut për të provuar idetë tuaja. Ose mund të pyesni njerëzit në demografinë tuaj të synuar se çfarë mendojnë për idenë tuaj, çdo sugjerim se si ta përmirësoni atë, nëse ata do të vizitojnë faqen tuaj dhe gatishmërinë e tyre për të paguar për produktin dhe shërbimin tuaj.

Ndërtoni faqen tuaj Online

Tani që ju keni gjetur idenë e biznesit si dhe keni targetuar klientët është momenti për të krijuar faqen tuaj online me WordPress. Për të ndërtuar faqen tuaj ju duhen:
1- Domain – emri i faqes si psh: webhost.al
2- Një paketë host – hapësira ku do të ruani faqen tuaj.
3- WordPress – platforma ku do të ndërtoni faqen.

Me një nga paketat host tek WebHost.al ju keni mundesinë të merrni domain falas, WordPress të instaluar në host, Email të personalizuar, dhe keni cdo gjë që ju duhet për filluar ndërtimin e faqes.

Me informacionin që keni mbledhur, ju mund të shisni tashmë një produkt ose shërbim për një treg që ekziston, si dhe ta bëni më mirë se ai ekzistues.

PËRGJIGJU